• Kontakt
Sunday, July 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Viza false për në SHBA e Kanada/ Si u zbulua grupi pas pasaportës të shitur në Tiranë

14:36 : 19/05/2020
në AKTUALITET, KRONIKE

Policia e Shtetit ka dhënë detaje në lidhje me aktivitetin e grupit kriminal që dërgonin njerëz në Kanada, Britani dhe ShBA me viza false.

Ka qenë shitja e një pasaporte të falsifikuar amerikane në Tiranë që e ka zbuluar të gjithë aktivitetin e grupit.

Ky operacion ka fillur prej vitit 2019 nga Shërbimi Diplomatik i Sigurisë (DSS) në Ambasadën Amerikane, Tiranë.

Në operacionin e ekzekutimit të urdhërarresteve në të gjithë vendin u angazhuan 300 forcave policore dhe e gjitha u përfundua brenda 17 minutash

Ku siguroheshin dokumentet e falsifikuara –

Lexo edhe:

Horoskopi ditor, 13 Korrik 2025! Ja shenjat më me fat

A po ju sëmur kondicioneri? Udhëzues se si të shpëtoni nga dhimbjet e qafës dhe shpinës

Ky grup kriminal, pasi siguronte dokumente të dyshuara të falsifikuara në Shqipëri, por edhe në vende të ndryshme si në Kosovë etj, rekrutonte persona të interesuar, me qëllim udhëtimin e tyre për në SHBA, Kanada, Mbretëri të Bashkuar etj, dhe gjithashtu u siguronte akomodimin në vende të ndryshme të BE-së, biletat e udhëtimit etj.

Anëtarët e këtij grupi kriminal, dokumentet e dyshuara të falsifikuara i dërgonin me autobusë të agjencive turistike, kryesisht në Itali dhe në Gjermani dhe nga aeroportet e këtyre vendeve shtetas të ndryshëm tentonin t’i përdornin dokumentet e falsifikuara, me qëllim destinacionin e tyre final SHBA, Kanada, Mbretëri e Bashkuar etj. 

24 persona ne hetim

Në kuadër të operacionit të koduar “Crystal Eagle” (Shqiponja e kristaltë) të zhvilluar në të gjithë vendin  u bë ekzekutimi i masave të sigurisë të lëshuara nga Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për 24 shtetas, nga të cilët 15 me masë sigurie “Arrest në burg”, 7 me masë sigurie “Arrest në shtëpi” dhe 2 me masë shtrëngimi “Detyrim paraqitjeje” në Policinë Gjyqësore.

Shqiptaret e arrestuar ne aeroporte me pasaporta false

Nga hetimet e kryera ndaj këtij grupi kriminal, gjatë një viti, janë arritur të dokumentohen disa raste të personave të kapur dhe të arrestuar në vendet si Itali, Gjermani, Spanjë, Mbretëri e Bashkuar, konkretisht:

• Në aeroportin e Romës, Itali është kapur me pasaportë të falsifikuar 1 shtetas;

• Në aeroportin e Londrës janë kapur me dokumente të dyshuara të falsifikuara sllovake (pasaportë, kartë identiteti, leje drejtimi), 2 shtetas;

•Në Gjibraltar është kapur me kartë identiteti italiane të falsifikuar 1 shtetas;

•Në aeroportin e Bilbaos, Spanjë është kapur me dokumente të dyshuara të falsifikuara rumune 1 shtetas;

•Në Madrid janë kapur me dokumente të dyshuara të falsifikuara italiane 2 shtetas;

• Në aeroportin e Berlinit, Gjermani, është kapur me dokumente të dyshuara të falsifikuara italiane 1 shtetas;

• Në aeroportin e Barcelonës është kapur me dokumente të dyshuara të falsifikuara greke 1 shtetas;

Rastet kur dokumentet dergoheshin me autobuse

Nga hetimet, këtij grupi kriminal i është dokumentuar veprimtaria kriminale në lidhje me kapjet dhe arrestimet e personave që kanë tentuar të udhëtojnë nga Shqipëria për në Kanada dhe Mbretëri të Bashkuar, ku dokumentet e dyshuara të falsifikuara dërgoheshin me autobusët e agjencive turistike, më konkretisht:

• Më datë 15.01.2020 është finalizuar operacioni “Start”, ku shoferit të një agjencie turistike iu gjetën dhe u sekuestruan në Portin e Durrësit, 12 dokumente çeke të dyshuara të falsifikuara (pasaportë, karta identiteti, leje drejtimi);

• Më datë 23.01.2020 në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë është kapur shtetasi M. F. me dokumente të dyshuara çeke (pasaportë, kartë identiteti, leje drejtimi);

• Më datë 26.01.2020 në aeroportin “Nënë Tereza” Rinas është kapur shtetasja E. B. me dokumente të dyshuara të falsifikuara (pasaportë) sllovene;

Kjo organizatë gjithashtu ka shitur dokumente mbështetëse false për shtetasit shqiptarë që donin të merrnin viza për në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA.

Njesia e perbashket

Për te ndjekur dhe hetuar ketë rast u krijua Task Forca hetimore e përbashkët shqiptaro-amerikane, e quajtur “JOINT SHIELD”. Kjo Njësi Hetimore e njohur nga amerikanët si “Njësia Speciale “Mburoja e Përbashkët”, e përbërë nga Policia e Shtetit Shqiptar dhe Shërbimi Diplomatik i Sigurisë (ASP-DSS), ka qenë përgjegjëse për të gjithë punën hetimore dhe rezultatet e deritanishme.

Anetaret e grupit 

1. Bukurie Ahmetaj, 57 vjeç, banuese në Tiranë, me masë sigurie  “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”më shumë se njëherë, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave dhe vizave” , “Grupi i strukturuar kriminal” , “Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” ;

2. Elvis Ahmetaj, 25 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” më shumë se njëherë, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave dhe vizave”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

3. Shkëlzen Avduli, 45 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie  “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” më shumë se njëherë, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave dhe vizave”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

4. Klajdi Llika, 24 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në burg”  për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” më shumë se njëherë , “Falsifikimi i letërnjoftimeve , pasaportave dhe vizave” , “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

5. Eduart Haxhiu, 52 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” më shumë se njëherë , “Falsifikimi i letërnjoftimeve , pasaportave dhe vizave” , “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

6. Altin Memaj, 27 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” më shumë se njëherë, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave dhe vizave”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

7. Blerim Coka, 40 vjeç, banues në Kukës, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” më shumë se njëherë, “Falsifikimi i letërnjoftimeve , pasaportave dhe vizave” , “Grupi i strukturuar kriminal” , “Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

8.Admir Spahia, 44 vjeç, banues në Kukës, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” më shumë se njëherë , “Falsifikimi i letërnjoftimeve , pasaportave dhe vizave” , “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

9. Azem Tanushi, 37 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në burg” për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” më shumë se njëherë, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave dhe vizave” , “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

10. Xhelil Dauti, 60 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për  veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” më shumë se njëherë, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave dhe vizave”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

11. Mark Gjinaj, 56 vjeç, banues në Laç, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” më shumë se njëherë, “Falsifikimi i letërnjoftimeve , pasaportave dhe vizave”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

12. Juxhin Tirana, 30 vjeç, banues në Durrës, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” më shumë se njëherë, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave dhe vizave”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

13. Ilir Ferati, 34 vjeç, banues në Kukës, me masë sigurie  “Arrest në burg”, për veprat  penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” më shumë se njëherë, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave dhe vizave”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

14. Elvis Qemaj, 52 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” më shumë se njëherë, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave dhe vizave”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

15. Gëzim Gjonaj, 47 vjeç, banues në Durrës, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” më shumë se njëherë, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave dhe vizave”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

Gjithashtu janë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetasit:

Besjan Mustafa
Behar Ismailaj
Arjan Koldashi
Arselda Memaj
Besnike Tufa
Ervilma Bezati
Gëzim Breza

Dhe detyrim paraqitje për shtetasit:

Drita Sadriaj
Aida Cenaj

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi ditor, 13 Korrik 2025! Ja shenjat më me fat

22:58 : 12/07/2025
SHENDETI

A po ju sëmur kondicioneri? Udhëzues se si të shpëtoni nga dhimbjet e qafës dhe shpinës

22:51 : 12/07/2025
AKTUALITET

“Burrin ma arrestuan”/ Pronarja e bujtinës së shembur në Theth: Ndërtova që të riktheja fëmijët

22:45 : 12/07/2025
BOTA

Putin: Irani të pranojë marrëveshjen bërthamore me Amerikën

22:37 : 12/07/2025
AKTUALITET

“Po i pret turistët me kallash”/ Gazetari: Rama i ka lemerisur të huajt

22:22 : 12/07/2025
SPORT

Asllani larg Interit, dy skuadra të Serie A në gjurmët e mesfushorit kuqezi

22:16 : 12/07/2025
Para

Ceferin bën një hap pas: 3 gushti është një sugjerim, jo afati i fundit për ligat

TË GJITHA

Horoskopi ditor, 13 Korrik 2025! Ja shenjat më me fat

22:58 : 12/07/2025

A po ju sëmur kondicioneri? Udhëzues se si të shpëtoni nga dhimbjet e qafës dhe shpinës

22:51 : 12/07/2025

“Burrin ma arrestuan”/ Pronarja e bujtinës së shembur në Theth: Ndërtova që të riktheja fëmijët

22:45 : 12/07/2025

Putin: Irani të pranojë marrëveshjen bërthamore me Amerikën

22:37 : 12/07/2025

“Po i pret turistët me kallash”/ Gazetari: Rama i ka lemerisur të huajt

22:22 : 12/07/2025

Asllani larg Interit, dy skuadra të Serie A në gjurmët e mesfushorit kuqezi

22:16 : 12/07/2025

Teliti: Oligarkët e mëdhenj do kapin Thethin përmes ‘Paketës së Maleve’

21:58 : 12/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com