Ndërkohë që kanë mbetur vetëm 5 ditë, kur maturantë do t’i rikthehen bankave të shkollës, institucionet e arsimit kanë ndërmarrë masat për zbatimin e masave të sigurisë.
Bankat në klasa janë vendosur në distancë 1.5-2 metra nga njëra-tjetra.
Ndërsa në çdo bankë është vendosur alkooli dezinfektues, ndërkohë që në klasa janë vendosur shenjat e distancës.
Në dyert e klasave janë afishuar edhe protokollet e sigurisë që do duhet të zbatohen nga mësuesit dhe nxënësit.