• Kontakt
Monday, October 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vëzhgimi/ Qendrat tregare zbatojnë protokollet, por blerësit i “neglizhojnë” masat

09:19 : 12/05/2020
në AKTUALITET, SOCIALE

Këtë javë qendrat tregatare hapën dyert së bashku me disa kategori të tjera biznesesh si berberët, parukeritë, dentistët, të gjithë nën protokolle të veçanta rast pas rasti. “Monitor” kreu një vëzhgim për mënyrën sesi respektohen masat e vendosura në qendrat tregtare ku numri i atyre që i vizitojnë është më i lartë dhe zbatimi i masave mbetet më shumë në ndërgjegjien e qytetarëve sesa tek detyrimi.

Ashtu sikurse ishte parashikuar në protokoll në hyrje të qendrave janë të hapura vetëm dy dyer një për hyrjen dhe një për daljen. Në kahun e hyrjes ndodhet një përfaqësues i qendrës që mat temperaturën e çdo individi që tenton të hyjë. Po kështu në hyrje kërkohet që qytetarët të jenë të pajisur me dorashka dhe maska. Jo të paktë ishin ata që u ndaluan në hyrje pasi nuk kishin këto mjete pavarësisht se kjo është një kërkesë që lakohet prej ditësh. Në asnjë rast qytetarët pa këto mjete mbrojtëse nuk u lanë të hyjnë në qendër.

Sfida e vërtetë fillon sapo hyn në qendër. Brenda hapësirat e kafeneve janë të rrethuara me shirit duke mos lënë mundësi që ulesh. Përfaqësuesit e sigurisë së qendrave monitorojnë hapësirat brenda qendrës dhe respektimin e sinjalistikës së vendosur por një pjesë e mirë e qytetarëve e neglizhojnë.

Dyshemetë e qendrave janë pajisur me sinjalistikë ku në njërën anë me një ngjyrë specifike tregohet rruga që duhet të ndjekë një qytetar për hyrje dhe qarkullim në qendër deri tek dyqani më i fundit ndërsa paralel me këtë në distancë 2 metra është vijëzuar me një ngjyrë tjetër qarrkullimi në të kundër që të con drejt daljes. Jo të pakta ishin rastet kur qytetarët për dy ose tre bënin daljen krejt në të kundërt të asaj që tregon sinjalistika. Po kështu brenda dyqaneve të mëdha apo supermarketeve një pjesë e qytetarëve mbajnë dorezat por ulin në pjesën e qafës maskën duke qenë në shkelje të plotë të kërkesave.

Lexo edhe:

Vrasja e gjyqtarit/ Gjykata e Apelit: Institucionet të marrin masa urgjente për rritjen e nivelit të sigurisë

U “shfajësua” për vrasjen e gjyqtarit/ Gazetari: Koçiu, e vetmja ministre e rendit që “s’ka punë me rendin”

Dyqanet janë të pajisur të gjithë me alkol dhe xhel dizifektues si dhe kanë shënjuar distancën nga kasa tek blerësi në momentin e pagesës. Brenda dyqaneve të vogla (dyqane ku tregtohen çanta në këtë rast ku ne ishim prezentë) edhe pse mund të ketë dy individë që janë duke parë artikujt, klientë të tjerë hyjnë lirisht duke mos respektuar kërkesat e distancës duke vënë disi në siklet edhe stafin që nuk di sesi të sillet. Për një pjesë kthimi për të bërë pazare brenda qendrave ka qenë njëlloj si para COVID-19 dhe duket se protokollet edhe pse mund të zbatohen nga njëra palë neglizhohen nga tjetra. Funksionimi i skemës  ka nevojë që të dyja palët të respektojnë me përpikmëri rregullat dhe ndërgjegjsim me të lartë qytetar.

Masat që duhet të zbatojnë qendrat e vizitorët

Në qendra tregtare nuk do të kemi luksin që të kalojmë një paradite apo pasdite të gjatë. Koha do të jetë e kufizuar, në mënyrë që të mos krijohen grumbullime. Shkoni në qendra vetëm kur është e nevojshme, thuhet në rregullore.

Rregullat kryesore janë:

-Një vizitor mund të qëndrojë vetëm për maksimum 2 orë dhe në qendër nuk mund të lejohen më shumë se 50% e kapacitetit të saj në të njëjtën kohë.

-Qendra tregtare duhet të informojë paraprakisht vizitorët për limitin e fashës orare dhe kapacitetet që qëndra tregtare duhet të ketë gjatë kësaj periudhe.

-Qendra tregtare duhet të ketë dyer elektrike, duhet të përcaktojë vetëm një hyrje dhe një dalje, pra levizje e vizitorëve vetëm në një drejtim.

-Të gjitha pikat e hyrjes në qendër duhet të jenë të hapura për të siguruar kalimin e vizitorëve në korridorin e sigurisë, i cili duhet të jetë me shenja të dukshme në dysheme.

-Qendrat tregtare do të kenë një plan veprimi për higjienën dhe desinfektimin.

-Të gjitha qendrat tregtare do të kenë një dhomë izolimi mjekësor për qëllime urgjente në rast se dikush në qendër dyshohet se është i infektuar nga virusi.

-Sipërfaqet me nivel ndotje apo prekje të lartë duhet të pastrohen shpesh me dezifektante. (shkallët elektrike, butoni ashensorit, tualetet etj.)

-Të përdoret ashensori por jo më shumë se 30% e kapaciteteve të tij

Qendra tregtare dhe dyqanet të promovojnë pagesat me kartë por nuk përjashtohet pagesa “cash”.

Shërbimet tregtare me tavolina apo shërbim në këmbë, nuk lejohen gjatë kësaj periudhe në ambjentet e brendshme të qendrës tregtare.

-Subjekti shërben vetëm një klienti në ambient, ndërkohë që të tjerët presin jashtë në rradhë me distancë 2 metra nga njëri-tjetri. Në ambientet më hapësirë mbi 30 metra katrorë mund të lejohet proporcionalisht një klient tepër për çdo 10 metra katrorë shtesë ambienti, duke orientuar klientët në ruajtjen e distancës. Jashtë vendosen shenjat identifikuese të rradhës për hyrje në ambient ose mund të vendoset një punonjës për të drejtuar hyrjedaljen e klientëve. Në arkë vendoset shenja identifikuese e distancës klientarkë./Monitor.al

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrasja e gjyqtarit/ Gjykata e Apelit: Institucionet të marrin masa urgjente për rritjen e nivelit të sigurisë

20:16 : 06/10/2025
AKTUALITET

U “shfajësua” për vrasjen e gjyqtarit/ Gazetari: Koçiu, e vetmja ministre e rendit që “s’ka punë me rendin”

20:05 : 06/10/2025
AKTUALITET

Aksident në portin e Durrësit, plagoset 24-vjeçari

19:49 : 06/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Reagon KLGJ: Ky akt i rëndë cënon themelet e shtetit të së drejtës!

19:45 : 06/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e gjyqtarit Kalaja pasqyrohet nga mediat ndërkombëtare: Tronditje në Shqipëri

19:37 : 06/10/2025
AKTUALITET

Gjyqtari vendosi në favor të tyre/ Familjet: U vra për të drejtën tonë, xhaxha e nipi të dënohen përjetë!

19:34 : 06/10/2025
Para

S'përmbahet gazetarja, del para zyrës së Ramës me bikini

TË GJITHA

Vrasja e gjyqtarit/ Gjykata e Apelit: Institucionet të marrin masa urgjente për rritjen e nivelit të sigurisë

20:16 : 06/10/2025

U “shfajësua” për vrasjen e gjyqtarit/ Gazetari: Koçiu, e vetmja ministre e rendit që “s’ka punë me rendin”

20:05 : 06/10/2025

Aksident në portin e Durrësit, plagoset 24-vjeçari

19:49 : 06/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Reagon KLGJ: Ky akt i rëndë cënon themelet e shtetit të së drejtës!

19:45 : 06/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Kalaja pasqyrohet nga mediat ndërkombëtare: Tronditje në Shqipëri

19:37 : 06/10/2025

Gjyqtari vendosi në favor të tyre/ Familjet: U vra për të drejtën tonë, xhaxha e nipi të dënohen përjetë!

19:34 : 06/10/2025
BRUSSELS, BELGIUM - NOVEMBER 15: Albanian National Flag and European Union flag are seen as High Representative of the European Union (EU) for Foreign Affairs and Security Policy and Vice-President of the European Council Federica Mogherini (not seen) and Albanian Foreign Minister Ditmir Bushati (not seen) attend a meeting of EU - Albania Stabilisation and Association Council in Brussels, Belgium on November 15, 2017. (Photo by Dursun Aydemir/Anadolu Agency/Getty Images)

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, BE: Rritja e sigurisë së magjistratëve, e domosdoshme

19:09 : 06/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com