• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sondazhi i IDM/ Institucionet fetare më të besueshme se ato qeveritare

17:43 : 12/05/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim raportoi të martën se të dhënat e sondazhit të opinionit publik mbi besimin në qeverisje, të cilat tregojë se gjatë periudhës 2017-2019 treguesi i besueshmërisë së qytetarëve ndaj institucioneve ka shënuar rënie.

Në një mbledhje virtuale nëpërmjet platformës ZOOM, stafi i IDM-së në bashkëpunim me UNDP Albania, bëri publike gjetjet e sondazhit mbi besimin e opinionit publik në qeverisje, i kryer gjatë muajve nëntor-dhjetor 2019, në 61 bashki të territorit të Shqipërisë.

Në fjalën hyrëse të Lymia Eltayeb, përfaqësuesja e përhershme e UNDP në Shqipëri, u shpreh se ky sondash i zhvilluar për të shtatin vit radhazi nga UNDP në bashkëpunim me Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim, vlen si një instrument tepër i rëndësishëm për të pasqyruar zërin e qytetarëve dhe besimin e tyre në qeveri vit pas viti.

Sipas Eltayeb ky sondazh i përvitshëm i opinionit publik mbi besimin në qeverisje, eksploron dhe pasqyron perceptimet, qëndrimet dhe besimet në lidhje me fusha të gjëra si institucionet publike, transparenca dhe llogaridhënia institucionale, niveli i korrupsionit, angazhimi i qytetarëve në politikbërjes dhe vendimmarrjes, si edhe politikat e përfshirjes sociale dhe të mbrojtjes nga diskriminimi.

“Sidomos në rrethanat e pandemisë COVID-19 dhe gjithashtu në muajt post tërmetit fatal, opinioni publik ka marrë një rol akoma më të rëndësishëm”, deklaroi përfaqësuesja e përhershme e UNDP.

Lexo edhe:

Rama kritikoi qytetarët për sondazhin, Duma: Ju quani çyrykë ata që votojnë PD-në

“Bilbilfryrësit” sinjalizuan vetëm 12 raste vitin e kaluar, pjesa më e madhe në privat

IDM Albania është një organizatë jo qeveritare që prej vitit 1999 ka fokusuar punën e saj për të promovuar demokracinë dhe rritjen e kapaciteteve shoqërore nëpërmjet përfshirjes në vendimmarrje dhe politikbërje.

Blerjana Bino, pjesë e stafit IDM Albania, deklaroi se bazuar në rezultatet e sondazhit të kryer në muajt e fundit të vitit 2019-të, institucionet që kanë rezultuar të kenë shkallën më të lartë të besimit të qytetarëve janë institucionet fetare, ndjekur nga forcat e armatosura shqiptare dhe policia e shtetit.

Gjithashtu institucionet ndërkombëtare si NATO , OKB dhe institucionet e BE-së ndajnë të njëjtat nivele të larta besueshmërie, duke lënë pas, me besueshmëri të ulët, gjykatat dhe prokuroritë, të cilat janë perceptuar nga publiku si më pak të besueshmet, megjithëse trendi i besueshmërisë në krahasim me vitet e kaluara ka pasur një rritje të lehtë.

“Jam tepër i lumtur që institucioni që përfaqësoj është një prej institucioneve me besueshmërinë më të lartë, kjo na motivon akoma më shumë në punën tonë”, u shpreh shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura z.Bardhyl Kollçaku , duke theksuar se Forcat e Armatosura Shqiptare dhe NATO janë të njëjtat, pasi shpeshherë publiku na percepton si gjëra krejtësisht të ndryshme.

Ndryshe nga polcia dh forcat e armatosura, institucione të tjera si ato të arsimit dhe të shëndetësisë kanë lënë për të dëshiruar, vetëm me rreth 50% besueshmëri në rezultatet e sondazhit 2019.

Një tjetër çështje që tërhoqi vëmendjen gjatë takimit virtual ishte edhe ajo e reformës zgjedhore.

“Sipas rezultateve të sondazhit gjatë viteve të fundit qytetarët kanë filluar ta shohin reformën në drejtësi si një proces politik, më shumë sesa një proces ligjor”, tregoi znj.Bino nga IDM.

Gjetjet treguan se pothuajse gjysma e popullsisë së Shqipërisë (48.5%) mendojnë se implementimi i reformës në drejtësi nuk po bëhet në mënyrën e duhur, ndërsa 30% e tyre mendojnë se kjo reformë nuk ka patur një impakt pozitiv.

Kryesisht sondazhi tregon se trendi i pritshmërisë në lidhje me rezultatet e reformës ka ardhur në rënie nga 2016 deri në 2019.

Përs a i përket besimit në media, sondazhi tregon se televizioni po humbet terren vitet e fundit – sidomos tek mosha e re me të ardhura më të larta, duke u zëvendësuar kryesisht me informacionin në mediat sociale.

Gjithashtu në rënie është raportuar edhe perceptimi mbi llogaridhënien e institucioneve qeveritare, si nga qeveria qendrore ashtu edhe nga ajo lokale.

Qytetarët mendojnë se disa nga institucionet që luajnë rol kyç në rritjen e llogaridhënies së institucioneve qeveritare janë Kontrolli i Lartë i Shtetit, media, organizatat e shoqërisë civile dhe organizatat ndërkombëtare.

E pranishme në seancë, ishte edhe ish zv/kryeministrja Senida Mesi, aktualisht anëtare e parlamentit, e cila theksoi rëndësinë e parlamentit si institucion i pavarur në rolin monitorues dhe të rritjes së llogaridhënies së qeverisë.

“Gjithashtu, duhet të kemi parasysh se përgjigjet e qytetarëve influencohen edhe nga ngjarjet që kanë ndodhur, duke ditur që periudha e kryerjes së sondazhit përkon edhe me periudhën e post-tërmetit,” u shpreh Mesi.

Ajo shtoi se parlamenti është duke punuar për të rritur shkallën e llogaridhënies në qeveri.

Nga ana tjetër rezultatet e sondazhit të kryer tregojnë se pavarësisht gatishmërisë së lartë që qytetarët kanë për të marrë pjesë në vendimmarrje (56.5%), aktualisht nuk janë ndërmarrë veprime për t’i përfshirë ato në bashkëqeverisje.

Akoma pothuajse gjysma e popullsisë shpreh dëshirën për t’u larguar nga Shqipëria (46.3%) për arsye të një jetesë më të mirë, kushtet e vështira ekonomike, pakënaqësi me sistemin e drejtësisë dhe shëndetësor, etj.

Gati 85,2 % e pjesëmarrësve në sondazh e shohin korrupsionin si të përhapur në shoqërinë tonë. Rezultatet e sondazhit raportojnë se institucionet më të korruptuara shihen ato të gjykatave dhe institucionet ligjvënëse, ndjekur nga sistemi shëndetësor.

Një indikator tjetër shqetësues i sondazhit ishte edhe ai i diskriminimit, ku 1 në 8 shqiptarë rezultojnë të trajtohen ndryshe në shërbimet e institucioneve publike për shkak të moshës, gjinisë, orientimit seksual, statusit ekonomik, etj.

Robert Gajda, Komisioneri i Mbrojtjes nga Diskriminimi u shpreh mirënjohës për bërjen publike të rezultateve, të cilat ai theksoi e ndihmojnë të orientojnë punën e zyrës së tij në ato aspekte që çalojnë më shumë.

“Këto rezultate janë një zile alarmi për institucionin që unë përfaqësoj….gjithsesi kjo më ndihmon të kuptoj se ku duhet të fokusojmë më shumë punën”, tha Gajda.

Në përmbyllje, Brian Williams koordinator rezident i Kombeve të Bashkuara (UN) për Shqipërinë, theksoi se sektorët e shëndetit publik dhe ato të transportit publik janë disa nga sektorët që duhet t’u kushtohet një rëndësi e posaçme gjatë këtyre muajve, sidomos në kushtet aktuale të pandemisë COVID-19./BIRN/

Etiketa: IDMinstitucionesondazhe

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama kritikoi qytetarët për sondazhin, Duma: Ju quani çyrykë ata që votojnë PD-në

22:02 : 08/05/2025
AKTUALITET

“Bilbilfryrësit” sinjalizuan vetëm 12 raste vitin e kaluar, pjesa më e madhe në privat

08:54 : 28/04/2025
AKTUALITET

Lum inspektimesh në prag zgjedhjesh

19:05 : 28/03/2025
BOTA

Gjermania mban sot zgjedhjet, ja çfarë tregojnë sondazhet!

08:38 : 23/02/2025
BOTA

Zgjedhjet në Gjermani! Unioni CDU/CSU rritet pak në sondazhe, koalicionet e mundshme

08:33 : 08/02/2025
AKTUALITET

Shenjorja e “Nënë Terezës”, peng i vendimeve që institucionet nuk i njohin

19:28 : 16/01/2025
Para

Moderatorja e njohur na habiti me deklaratën: Një mashkull ka qarë dy orë e gjysmë për mua

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

23:01 : 13/05/2025

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

22:57 : 13/05/2025

Numërohen 13 kutitë e fundit në Tiranë/ PS me 19 mandate, ‘Mundësia’ e Shehajt i merr sërish një mandat PD-së

22:52 : 13/05/2025

Vllaznia e largoi pas finales së humbur, vjen reagimi ”i thatë” i Thomas Brdariç

22:46 : 13/05/2025

Tabaku: Të jesh në listë të hapur është strapacuese! Shqipëria nuk di të bëjë zgjedhje

22:37 : 13/05/2025

Unik dhe energjik, Shkodra Elektronike sjell “zjarrin” shqiptar në skenën e Eurovision 2025

22:36 : 13/05/2025

Në fshatin Pishkash gjenden fletë votimi më shumë se numri i votuesve, bllokohet kutia

22:35 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com