• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHOW BIZ

Luana Vjollca në udhëkryq për dasmën me Krenarin, kush ia prishi planet e ceremonisë

12:51 : 10/05/2020
në SHOW BIZ

Moderatorja Luana Vjollca është në një dilemë të madhe nëse duhet ta organizojë këtë vit dasmën e planifikuar me Krenar Çoçajn, apo ta shtyjë për vitin tjetër. Situata e krijuar nga pandemia e koronavirusit i ka prishur të gjitha planet që Luana kishte bërë për një ceremoni madhështore VIP këtë verë.

Përgatitjet e saj për dasmën kishin nisur që vitin e kaluar, duke vendosur të gjitha detajet, që nga fustanet e nusërisë deri te këngëtarët që do performonin në ditën e saj më të rëndësishme. Luana dhe menaxheri i saj nga Prishtina, Krenar Çoçaj, kishin caktuar vitin 2020 për dasmën e tyre dhe celebrimin gjatë një ceremonie në breg të detit në Gjirin e Lalzit, njësoj siç bëri motra e saj, Marina Vjollca, me reperin e njohur, Getoar Selimi.

Tashmë motra më e vogël Vjollca është në udhëkryq, për faktin se me kriteret që janë vendosur nga qeveria për organizimin e dasmave që nga 23 qershori, të ftuarit e famshëm nuk do të kënaqen si duhet. Por ka dhe një problem tjetër që e bën Luanën dhe të fejuarin e saj biznesmen të jenë në dilemë për shtyrjen e martesës.

Problemi është se ata janë supersticiozë dhe nuk do të donin që të lidhnin kurorë në një vit me numër tek, siç do jetë viti që vjen, 2021. Edhe pse kanë vite të fejuar, ata ende nuk kanë dale publikisht si çift, pasi ia kanë lënë ekskluzivitetin e fotove të tilla ditës së dasmës.

Vendimin për t’u martuar e morën për shkak të distancës fizike, pasi dihet që Krenari jeton në Prishtinë dhe Luana në Tiranë dhe kjo largësi ua vështirëson paksa jetën, sepse u duhet të udhëtojnë një herë njëri dhe një herë tjetri për t’u takuar. Këtë periudhë karantine, Luana nuk ka munguar me pozat e saj në rrjetet sociale, ku ka treguar mënyrën si po e kalon karantinën larg ekranit.

Lexo edhe:

Lëvizje e papritur, zyrtari i Juventusit jep dorëheqjen para sfidave vendimtare

Incident i frikshëm në një kopsht zoologjik në Francë, 13 persona goditen nga rrufeja

Nga marrja e rrezeve të diellit në verandë te ndonjë shëtitje pranë shtëpisë, kanë qenë rutinat e saj këto javë izolimi, deri në pritje të rikthimit në punë me projektin e saj të ri. Sa i përket projektit, ajo ka vendosur këtë herë të heqë dorë nga VIP-at dhe po përgatitet për një projekt të ri televiziv me çifte të panjohura, që e ka realizuar disa vite më parë Ardit Gjebrea në “E diela shqiptare”.

Puntatën e fundit të “Shiko kush luan”, moderatorja e njohur Luana Vjollca u shpreh se do të rikthehej në ekran për një muaj me një tjetër emision, por mbyllja nga pandemia ia bllokoi dhe këtë projekt. Të gjithë menduam në fillim se Luanës do t’i besohej “Big Brother”, pasi këtë vit pritej që edhe ky reality show të rikthehej në ekranin e “Top Channel”, por jo.

Mediat më pas zbuluan se Luana do të rikthehej me një program krejt të ri, ku në qendër do të ishin çiftet. Programi do të ndërtohej në bazë të lojërave dhe çifteve shqiptare të panjohura për publikun, që do na rikthejnë pas në vite, atëherë kur Gjebrea pati sukses me të në rubrikën “E diela shqiptare”. Nuk dihet nëse programi do të jetë i pari që do të shohim apo dasma e saj. Ajo dhe Krenari kanë hyrë në vitin e katërt të lidhjes. Momentet e bukura që kalojnë bashkë janë të shumta. Para pak kohësh, ata shijuan pushimet në Dubai me motrën e saj, Marina Vjollca, dhe Getoar Selimin, njëkohësisht mik i ngushtë me Krenarin.

Ashtu si në skenat e një prej klipeve të saj, ku Luana shfaqej si Hirushja e përrallave, ajo ka arritur ta bëjë kështu jetën e saj larg televizionit. Miqtë e afërt konfirmojnë se Luana ia ka dalë, pasi angazhimet e saj larg televizionit janë mjaftueshëm fitimprurëse, siç është muzika dhe fustanet e shitura nga biznesi i ri. Gati dy vite më parë, ajo i hyri seriozisht muzikës për të fituar para edhe prej saj, ndërkohë që i dashuri Krenar Çoçaj e mori nën menaxhim për ta kthyer muzikën e saj në biznes fitimprurës.

Ndonëse një çift që asnjëherë s’e konfirmoi lidhjen, prezantuesja Luana Vjollca dhe menaxheri i VIP-ave nga Kosova, Krenar Çoçaj, e pranuan deri diku publikisht në “Instagram” me një shkëmbim komentesh të nxehta dashurie. Për herë të parë, dyshimet se Luana kishte nisur histori të re dashurie me shokun e ngushtë të kunatit, u hodhën më 10 korrik të para katër viteve, kur ajo dhe Krenari festuan 28- vjetorin e tij në Santorini.

Hera e fundit që Luana e konfirmoi në njëfarë mënyre lidhjen me Krenarin ishte në emisionin e saj, kur tha se ua qante hallin atyre që kishin lidhje në distancë, pasi edhe ajo vetë udhëtonte fundjavave për të takuar të dashurin. Edhe pse gjatë këtyre viteve kanë pasur edhe kriza në çift, flitet se u bë kohë që janë fejuar dhe Krenari kudo e prezanton si nusen e tij. Të njëjtën gjë bëri edhe shoku i tij, Getoar Selimi, me motrën e saj, Marina Vjollcën, deri kur vendosi të martohej me ceremoni. Le të shohim se kur do të jetë ceremonia e tyre e martesës: këtë vit, tjetrin apo në 2022. /Panoramaplus.al

Lajme të lidhura

SPORT

Lëvizje e papritur, zyrtari i Juventusit jep dorëheqjen para sfidave vendimtare

20:48 : 14/05/2025
BOTA

Incident i frikshëm në një kopsht zoologjik në Francë, 13 persona goditen nga rrufeja

20:47 : 14/05/2025
AKTUALITET

Noka: Socialistët blenë me 10 mijë euro kartat e një fisi në Vlorë, që të mos shkonin të votonin

20:42 : 14/05/2025
SHENDETI

Dieta e vezëve, a duhet ta provoni për të ulur peshën?

20:31 : 14/05/2025
AKTUALITET

Mandati i 13-të i PD në Tiranë/ Tabaku sposton Alimehmetin dhe shkëputet mbi 400 vota para

20:27 : 14/05/2025
SPORT

Evra: Nëse Ferguson do të ishte trajner sot, ndoshta do të përfundonte në burg…

20:22 : 14/05/2025
Para

E diela e fundit e kufizimit për vendet europiane

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Lëvizje e papritur, zyrtari i Juventusit jep dorëheqjen para sfidave vendimtare

20:48 : 14/05/2025

Incident i frikshëm në një kopsht zoologjik në Francë, 13 persona goditen nga rrufeja

20:47 : 14/05/2025

Noka: Socialistët blenë me 10 mijë euro kartat e një fisi në Vlorë, që të mos shkonin të votonin

20:42 : 14/05/2025

Dieta e vezëve, a duhet ta provoni për të ulur peshën?

20:31 : 14/05/2025

Mandati i 13-të i PD në Tiranë/ Tabaku sposton Alimehmetin dhe shkëputet mbi 400 vota para

20:27 : 14/05/2025

Evra: Nëse Ferguson do të ishte trajner sot, ndoshta do të përfundonte në burg…

20:22 : 14/05/2025

SPAK do të prishë festën e PS-së? Nikoll Lesi: Do të kemi spektakël nga Prokuroria e Posaçme!

20:13 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com