• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Distancim social apo karantina? Profesori amerikan: Ja çfarë masash duhen aplikuar për Covid-19

13:52 : 10/05/2020
në AKTUALITET, BOTA, SHENDETI

Derisa nuk ka vaksinë për COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi, “ne vërtet duhet të aplikojmë distancim të ashpër social për të zvogëluar mundësinë që virusi të përhapet nga njeriu në njeri”, thotë Alexandre White, profesor i sociologjisë dhe historisë së mjekësisë në Universitetin Johns Hopkins të Shteteve të Bashkuara.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, White flet për origjinën e karantinës dhe thotë se ajo ka qenë një opsion i sigurt në të kaluarën. Ai po ashtu thotë se njerëzit në karantinë duhet të mbështeten, por tërheq vërejtjen edhe për ksenofobinë që mund të ndodhë në këtë kohë.

–Zoti White, a funksionon karantina dhe a mund të ndalojë një sëmundje?

Alexandre White: Mendoj se është e rëndësishme të theksohet fillimisht se distancimi social dhe karantina dallojnë. Distancë sociale është ajo që po shohim aktualisht, që po mbahet nga shumica dërrmuese e popullatës në botë dhe që nënkupton lëvizje të kufizuar, distancim nga njëri-tjetri në vendet publike, veshje të maskës dhe kufizime të tjera kontaktesh. Karantina, në njëfarë mënyre, përshkruan më mirë masat e marra nga njerëzit që janë ekspozuar ndaj virusit dhe që përpiqen të menaxhojnë rrezikun e kontaktit të drejtpërdrejtë me sëmundjen. Këta janë njerëz që qëndrojnë ekskluzivisht brenda dhe larg të tjerëve. Historikisht, karantinat kanë qenë një zgjidhje efektive, sidomos kur nuk ka pasur trajtim farmaceutik. Tani me sëmundjen COVID-19, për të cilën nuk kemi ende vaksinë, ne vërtet duhet të aplikojmë distancim të ashpër social për të zvogëluar mundësinë që virusi të përhapet nga njeriu në njeri, në sasi të mëdha.

–Për sa kohë duhet të mbahen njerëzit në karantinë, që ajo të jetë e efektshme?

Lexo edhe:

Vendimi/ Kush thyen karantinën përfundon në kampe refugjatësh dhe qendra riedukimi

Situata nga koronavirusi, ambasada në Tiranë: 10 ditë karantinë nëse shkoni në Gjermani

Alexandre White: Varet… Në rastin e sëmundjes COVID-19, duhet të shohim që numri i rasteve brenda ditës bie, numri i pacientëve të shtrirë bie. Po ashtu duhet të sigurojmë rritjen e kapacitetit të testimit, për të kontrolluar nivelin e përhapjes së sëmundjes, pasi të hiqet masa e distancimit social. Pra, për të hequr karantinën, duhet të shohim numër më të vogël rastesh.

–Kur janë përdorur më herët karantina të shkallës së gjerë?

Alexandre White: Historia e karantinës daton nga shekulli 13, kur anijet detyroheshin të ankoroheshin jashtë porteve për një periudhë 40-ditëshe. Kjo ka qenë një lloj mënyre për të menaxhuar përhapjen e një sëmundjeje. Në atë kohë, jo domosdoshmërisht e kanë ditur se sa ngjitëse është një sëmundje apo sa mund të përhapet, por e kanë ditur se një nivel i caktuar i distancës ka sukses në kontrollimin e saj. Hera e fundit kur kemi parë karantina në shkallë të gjerë, ka qenë në vitin 1918, kur është shfaqur gripi spanjoll.

Për dallim nga ajo kohë, ne tani jemi më të avancuar në aspektin teknologjik dhe kemi më shumë njohuri rreth mjekësisë, por ngjashëm si tani, edhe atëherë në shumë vende janë aplikuar masa të ashpra të distancimit social. Është konstatuar se ato kanë pasur efekt bukur të madh në kufizimin e përhapjes së gripit. Pra, distancimi social, karantina, mund të jenë të suksesshme dhe kanë qenë të suksesshme në të kaluarën. Tani, derisa nuk kemi vaksinë për koronavirus, është vërtet opsioni më i sigurt dhe më efektiv.

–Çfarë efekti social dhe ekonomik mund të ketë karantina?

Alexandre White: Aktualisht, ka një goditje të madhe ndaj ekonomisë, si pasojë e sëmundjes COVID-19, e cila i ka ngadalësuar bizneset dhe i ka ndaluar njerëzit të shkojnë në punë. Gjatë kohës së karantinës, [qeveritë] duhet t’iu ofrojnë një lloj mbështetjeje njerëzve që janë të mbyllur ose praktikojnë masa të distancimit social.

–Në një artikull të botuar në Hopkins Medicine, keni paralajmëruar për ksenofobinë në kohën e karantinës. Keni në mendje ndonjë rast konkret?

Alexandre White: Për fat të keq, këtë e kemi parë edhe në rastin e sëmundjes COVID-19. Në shumë vende të botës ka pasur sulme kundër njerëzve me origjinë aziatike, duke i akuzuar ata rrejshëm për përhapje të sëmundjes. Një shembull tjetër që dua ta sjell këtu është ai i vitit 1901 në Kejp Taun të Afrikës së Jugut, ku epidemia e murtajës bubonike ka prodhuar një karantinë të ndarë në mënyrë racore. Karantina e tillë më pas ka shërbyer si plan për ndarjet racore të qyteteve, para dhe gjatë aparteidit.

–Pandemia COVID-19 krahasohet shpesh me gripin spanjoll. A është ky një krahasim korrekt?

Alexandre White: Në disa mënyra është, në disa jo. Janë dy sëmundje të ndryshme, por janë përhapur ngjashëm. Ngjashëm, edhe në vitin 1918 [kur është shfaqur gripi spanjoll], ka pasur shumë paqartësi, sëmundja është konsideruar si e re. Nuk ka pasur shumë njohuri se si të parandalohet ose si të shërohet. Përgjigje ka qenë vetëm distancimi social. Sot, ngjashëm përballemi me një koronavirus të ri.

Ngjashëm duhet të praktikojmë distancimin social, sepse nuk kemi vaksinë. Por, natyra e biologjisë së sëmundjes tregon se kemi të bëjmë me lloje të ndryshme të epidemive. Dhe, nuk duhet të mbështetemi te pandemia e vitit 1918.

Etiketa: distancim socialkarantinaprofesori amerikan

Lajme të lidhura

BOTA

Vendimi/ Kush thyen karantinën përfundon në kampe refugjatësh dhe qendra riedukimi

12:49 : 19/01/2021
AKTUALITET

Situata nga koronavirusi, ambasada në Tiranë: 10 ditë karantinë nëse shkoni në Gjermani

11:32 : 15/12/2020
BOTA

Të “lirë” pas 6 javësh karantinë, parisienët shijojnë atmosferën e Krishtlindjeve

08:58 : 15/12/2020
BOTA

BE: Karantina për udhëtimet nuk redukton transmetimin e COVID-19

08:23 : 06/12/2020
AKTUALITET

Qendra Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve: Karantina 14-ditore e koronavirusit mund të shkurtohet

20:11 : 02/12/2020
BOTA

“Jo 14, por 7 deri në 10 ditë”, CDC ndryshon kohën e karantinimit për Covid-19

08:13 : 02/12/2020
Para

Historia e sulmuesit të Aston Villas që u bë baba 14 vjeç

TË GJITHA

WASHINGTON, DC - APRIL 07: U.S. President Donald Trump (R) speaks alongside Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu with a model of Air Force One on the table, during a meeting in the Oval Office of the White House on April 7, 2025 in Washington, DC. President Trump is meeting with Netanyahu to discuss ongoing efforts to release Israeli hostages from Gaza and newly imposed U.S. tariffs. (Photo by Kevin Dietsch/Getty Images)

“Nuk ka uri në Gaza”/ Trump i bërtet Netanyahu gjatë telefonatës për raportet mbi krizën humanitare

17:22 : 08/08/2025

Falimenton Vitesse, ish-ekipi i Brojës zhduket nga futbolli profesionist pas 133 vitesh histori

17:22 : 08/08/2025

14 urdhër-arreste/ SPAK jep detajet: Grupi i Franc Çopjas trafikoi 28 ton kokainë drejt Europës

17:13 : 08/08/2025

Zjarri përfshin malin e Tragjasit, situata në Vlorë mbetet kritike

17:12 : 08/08/2025

SHBA ofron 50 milionë dollarë për arrestimin e Maduros

17:11 : 08/08/2025

Qytetari kap mashtrimin me makinat nga Koreja: E njëjta makinë, 100 mijë km më pak dhe çmim më i lartë

16:59 : 08/08/2025

VIDEO/ Në kërkim nga Shqipëria, kreu i një bande kapet në një vilë luksoze në Spanjë. Tentoi arratisjen

16:58 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com