• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kanabisi rilind, policia merret me ndëshkimin e karantinëthyesve

09:48 : 08/05/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Është sezoni. Kubikët me kanabis kanë nisur të ngrenë krye dhe një pjesë e trafikantëve “bujq të mirë”, që tani kanë filluar të gjejnë copëza arash kryesisht në zonat malore për të kultivuar bimën narkotike. Ky vit, e për më shumë ky moment, cilësohet nga grupet e fuqsihme të trafikut të drogës si ndër më të artët.

Së pari, në vitin që vjen janë zgjedhjet e përgjithshme Parlamentare dhe Rilindja e drejtuar nga kryeministri Edi Rama tashmë i ka dhënë provat që me dëshirë mbyll sy dhe veshë para kultivimit masiv të kanabisit. Kjo ndodhi në vitet 2016 dhe 2017, që ishte koha kur fushata elektorale gërshëtohej me fushatën e mbarë të “korrje-shirjes” së bimëve narkotike.

Janë po ata eksponentë të vjetër të krimit të lidhur direkt dhe indirekt me pushtetin që më së paku kanë marrë një miratim të heshtur që të vijojnë aktivitetin në fushën e narkotikëve, pa pasur nëpër këmbë policinë.

Nga ana tjetër, vëmendje është fokusuar e gjitha në “luftën” me armikun e padukshëm sikurse e quan kryeministri, atë me koronavirusin. Pjesa më e madhe e Policisë së Shtetit ka marrë urdhra të drejtëpërdrejta nga eprorët që të fokusohen kryesisht në zonat urbane për të qenë vigjilentë në ndëshkimin e qytetarëve që thyejnë “rregullat e karantinës”, duke shtuar postblloqe të shumta, por edhe patrulla lavizëse.

Lexo edhe:

Zbardhet projektvendimi për vlerësimin e operatorëve që do kërkojnë licencim për kanabis

U kap në flagrancë me doza kokaine dhe kanabisi, arrestohet i riu në Shëngjin

Ndërsa strukturat e rendit çdo ditë vijnë me blloqe të trasha ndëshkimesh të një qytetari që del për të blerë ilaçe apo bukë pa marrë izmin e “E-Albania”, në zonat historikisht problematike në kultivimin e kanabisit shihet një riorganizim i grupeve kriminale, në fushën e narkotikëve.

Forma është po e njëjta! Për të pasur një “rritje të mbarë”, kultivuesit e nxjerrin kanabisin me kubikë dhe sot në shumë zona vendi është kthyer në serë ku kultivohen zarzavate po aq sa kanabis.

Faktet nuk mungojnë në zbulimin e disa rasteve dhe kjo jo nga aksione të mirëorganizuasra apo fushatë disa mujore për luftën kundër kanabisit, por fare rastësisht. Në shkodër, një 52-vjeçar aksidentalisht u vetëplagos me një kapsoll detonator dhe pasi mbërriti në spital për ndihmë mjekësore, policia e mori në pyetje dhe më pas si rutinë kreu një kontroll në banesë, duke i zbuluar mbi 300 fidalë kanabis, të gatshme për të dalë në arë.

Po ashtu, janë të paktën katër raste të tjera në javët e fundit që ndërsa ndaloheshin për një vepër tjetër penale, disa individëve u është gjetur edhe bimë narkotike e kultivuar në kubikë të vegjël.

Në Ministrinë e Brendshme ndonëse thonë se kanë një “plan veprimi” në luftën kundër kanabisit, realisht në terren nuk shihet asnjë organizim i tillë. Nuk ka grupe nga policia locale apo edhe si mbështetje nga FNSH në krehjen e zonave problematike, apo kontrolle që në gjenezën e kanabisit. Dy vite më parë, sa për imazh pati një sukses në luftën kundër kultivimit të kanabisit dhe realisht mbjelljet ishin në nivele të ulëta.

Asokohe policia e quante sukses të saj, por në të vërtetë një nga arsyet që trafikantët për një vit e “bënë pushim” ishte se ende dispononim nëpër magazine drogët e një viti më parë dhe kishin mjaftueshëm stoqe, për shkak të mbiprodhimit. Gjithashtu edhe çimi i ulët nga “malli i tepërt” ishte një tjetër arsye që trafikantët hoqën dorë nga kultivimi masiv, të paktën për një vit.

Por në këtë periudhë ndryshon situata! Tregu ka nevojë, politika shumë më shumë, jo për ta “tymosur” por për të përfshirë paranë e pisët në finacimin e zgjedhjeve të ardhëshme. Arsyeja e dytë dhe jo pak e rëndësishme mbetet shkëputja e vëmendjes me qëllim nga trafiku i drogës, duke vënë si prioritet ndëshkimin dhe izolimin e qytetarëve në emër të koronavirusit, duke lënë me dëshirë të qetë kultivimin e “virus-kanabisit”.

Etiketa: kanabisi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zbardhet projektvendimi për vlerësimin e operatorëve që do kërkojnë licencim për kanabis

08:35 : 12/05/2025
AKTUALITET

U kap në flagrancë me doza kokaine dhe kanabisi, arrestohet i riu në Shëngjin

10:56 : 07/04/2025
AKTUALITET

Rreziku dhe përfitimet nga kultivimi i kanabisit mjekësor në Shqipëri

10:32 : 24/03/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Arrestohen dy shpërndarës kokaine dhe kanabisi në Tiranë

15:59 : 07/03/2025
AKTUALITET

“Qeveria braktis fermerët”/ Berisha: Prodhimi më i rëndësishëm ka qenë kanabisi

18:31 : 05/02/2025
AKTUALITET

Pjesë e grupit që kultivonin drogë, Apeli lë në burg vëllain e deputetit të PS-së

16:05 : 15/01/2025
Para

A është Kina fajtore për virusin Corona?

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Lufta në Ukrainë, Kallas paralajmëron sanskione të reja: Rusia nuk do paqe

10:34 : 16/05/2025

“Më ndërhyn në jetën private me telefonata dhe email-e”/ Akuza mes grave në Vlorë, njëra nën hetim

10:32 : 16/05/2025

Sherri në KZAZ Nr. 30, arrestohet Rei Nozlli! Shpallet në kërkim një 40-vjeçar

10:16 : 16/05/2025

Thethi dhe Boga zbardhen nga dëbora në prag të verës

10:15 : 16/05/2025

Firma e sanksionuar serbe eksportoi pjesë avionësh në Rusi, përfshirë edhe nga SHBA

09:58 : 16/05/2025

“Duam ujë, s’na rruhet për BE”/ Kjo është vota më epike, socialisti pikturon djallin në fletë

09:47 : 16/05/2025

Dhunohet i riu në Tiranë, dy persona e qëllojnë me grushte

09:40 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com