• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Kritikoi qeverinë për masat e marra ndaj COVID-19, kërcenohet gazetari slloven

13:55 : 06/05/2020
në BOTA

Blaž Zgaga, fitues i çmimit Freedom of Speech Award (FOSA) nga Deutsche Welle, po përballet me fyerje dhe kërcënime, sepse ka kritikuar qeverinë për masat e krizës për Coronën.

Gazetarë sllovenë që nuk pajtohen me qeverinë e tyre po përballen këto ditë në Twitter ose Facebook me të shara, fyerje e madje edhe kërcënime me vdekje. Kjo vlen edhe për yjet e televizionit publik. Sikur të mos mjaftonin këto kërcënime edhe kryeministri u dha gazetarëve një goditje të fuqishme: “Nën patronazhin e së majtës ekstreme RTV Slovenija është bërë një nxitës qendror i urrejtjes dhe kërcënimeve”. Sipas tij radio-televizioni publik slloven RTV Slovenija, është pjesë e një “grupi ogurzi” që kërcënon “shëndetin dhe jetën” gjatë epidemisë së Coronës.

Epidemia si pretekst

Askund në Evropë lufta për masat e krizës për Coronën nuk po zhvillohet kaq e fortë sa në Slloveni. Kryeministri i ri, Janez Janša, ka vetëm  gjashtë javë në detyrë dhe po përpiqet të përdorë momentin për të zgjeruar më tej pushtetin e tij. Epidemia është një mundësi unike për ta bërë këtë: armiku është virusi, dhe kushdo që kritikon qeverinë është i lidhur me virusin. Edhe emërimet dhe largimet nga detyra në televizionin publik justifikohen me gjendjen e emergjencës. Në kohë normale shanset për ndryshime të tilla do të ishin të pakta. Janša udhëheq një koalicion të dobët prej tre partish. Me qëllimet e tij nacionaliste të djathta dhe qeverisjen autoritare, 61-vjeçari nuk ka as shumicë në qeveri, e lëre më popullsi.

Slowenien Konservativer Politiker Konservativer Politiker Janez Jansa als Regierungschef vereidigt (AFP/J. Makovec)Kryeministri slloven Janez Janša,

Sapo u bë e njohur se gazetari investigativ Blaž Zgaga u nderua me çmimin Freedom of Speech Award (FOSA) nga Deutsche Welle, ai u godit në mediat sociale me një sulm të stilit rus. “Fakti që Zgaga mori çmimin është dëshmi se askush nuk di sllovenisht në Deutsche Welle” – u shpreh p.sh. një deputet i partisë qeveritare. Qindra trollë nga llogari të rreme po shajnë këto ditë “lajmet e rreme të drejtuara nga George Soros”.

Lexo edhe:

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

Fushata qeveritare

Burimi kryesor i fushatave është radiostacioni privat Nova24, i themeluar pesë vjet më parë sipas modelit të FoxNews në SHBA për të thyer hegjemoninë e mediave liberale. Nova24 sulmon refugjatët, homoseksualët dhe romët dhe financohet nga partia e Janšas SDS, e cila është e afërt me Orbánin. Në mes të marsit shefi i Nova24 Aleš Hojs, një nga twitteristët më të etur, u bë ministër i Brendshëm në qeverinë e drejtuar nga SDS.

Sulme personale kundër Zgagas

Blaž Zgaga është figurë e urruyer për kampin e Janšas pasi zbuloi një skandal për blerjen e tankeve finlandeze më shumë se dhjetë vjet më parë. Ekspertiza e tij ishte e padiskutueshme: me një koleg të radios, ai botoi tri vëllime mbi kontrabandën e armëve në kohën e luftërave në Jugosllavi – një vepër standarde me më shumë se 1.300 faqe e hulumtuar me përpikëri. Që nga ajo kohë, ish-redaktori i gazetës së Mariborit “Večer” ka shkruar kryesisht për mediat e huaja, përfshirë “Spiegel” dhe “Guardian”. Në shkrimet e tij ai nuk është marrë vetëm me Janšan dhe kampin e tij – por edhe me ish-presidentin Milan Kuçan, i cili qe përfshirë në një tregti armësh. Kur gazetari shkruajti për korrupsionin në furnizimin me aparate frymëmarrjeje në fillim të muajit prill, kryeministri Janša e sulmoi personalisht atë – një veprim i palejueshëm për qeveritë demokratike. Zgaga “i përtyp gënjeshtrat e tij për dekada të tëra”, shkroi kryeministri në Twitter.

Në intervistë me DW, Zgaga tha se jeton në një izolim të dyfishtë: “Nga njëra anë për shkak të Coronës, nga ana tjetër për shkak të kërcënimeve që mora. Për ca kohë guxoja të dilja nga banesa vetëm natën”. Ai është i vetëdijshëm se politika nganjëherë ka si qëllim frikësimin e gazetarëve dhe shmangien e kritikave ndaj shtetit. “Ne të gjithë duhet të jetojmë të frikësuar, qëllimi është një diktaturë e frikës,” tha gazetari investigativ, fitues i çmimit Freedom of Speech Award./DW

Lajme të lidhura

SPORT

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025
SPORT

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025
SPORT

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025
SPORT

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025
AKTUALITET

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025
Para

UEFA merr vendim për rimbursimin e biletave të Euro 2020

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com