Mediat raportojnë se Prokuroria e Posacme Antikorrupsion ka marrë sot në pyetje tre anëtarë të komisionit të tenderit të ushqimit, të organizuar nga Ministria e Mbrojtjes, pas nisjes së krizës së koronavirusit. Kallëzimin për këtë tender dhe parregullsitë aty, e ka bërë Partia Demokratike.
Boldnews.al dhe më pas PD kanë denoncuar se tenderi ishte me fitues të paracaktuar, ku është favorizuar një kompani me seli në Tetovë, që merrej me kompjutera, por që 6 ditë para se ti jepeshin 1.5 milionë euro, shtoi në objektin e saj, edhe ushqimin.
Ndërkohë, mbi 35 mijë operatorë vendas, operojnë në këtë fushë, por atyre nuk u është mundësia të konkurojnë.
Sot prokuroria e posaçme ka marrë në pyetje tre zyrtarët, Ylli Ymeri, Dafina Meçani dhe Adriatik Dapaj, që janë anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave.
Klodiana Lala e News 24, duke raportuar live, tha se nesër do të pyeten dy administratorët e kompanisë fituese. Po ashtu, ajo tha se nuk përjashtohet që në këtë vazhdë, të vijë për të dëshmuar edhe Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.