• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHOW BIZ

Si mori fund lidhja disavjeçare e Nevina Shtyllës me juristin e njohur (Foto)

13:49 : 03/05/2020
në SHOW BIZ

Prezantuesja Nevina Shtylla i ka dhënë fund lidhjes së saj disavjeçare me të dashurin jurist, Arbër Myftari. Deklarata u dha në ekran nga vetë moderatorja, e cila është shprehur se karantina nuk e ka gjetur çift.

“Nuk jam çift fare”, tha ajo në emisionin “E diell”, ku moderon edhe vetë, ndërsa u pyet nëse izolimi e kapi të bashkuar apo të ndarë. Në fakt, burime pranë saj kanë treguar se ka qenë karantina që ka ndarë çiftin, ose, më mirë të themi, i ka dhënë atë shtysën e fundit për ndarje. Kujtojmë që lidhja e Nevinës me Arbrin, edhe pse është komentuar nga mediat, mbeti për një kohë të gjatë mister, sidomos kur Nevina u përfol se kishte nisur një histori të re me futbollistin e Kombëtares, Eros Grezda.

Por, pas gjashtë muajsh, Eros hoqi dorë nga Nevina dhe u përfol se ajo ishte sërish në krahët e të dashurit prej shumë vitesh. Nevina Shtylla ishte 16 vjeçe kur u shpall “Miss Shqipëria 2010”, në spektaklin që u organizua në Kalanë e Gjirokastrës.

Lexo edhe:

Pas deklaratës së bujshme ndaj Grezdës, Nevina Shtylla i dërgon ftesë futbollistit

Rrëzohet në mes të emisionit moderatorja shqiptare (FOTOT)

Atëherë gjimnaziste në vitin e dytë të shkollës “Ismail Qemali”, ajo hodhi hapat e duhur për të qëndruar në botën e televizionit.

Viti 2017 ishte me fat për Nevinën, pasi jo vetëm luajti si aktore protagoniste në filmin “Ti mund të më quash Xhon”, por mori edhe prezantimin e emisionit “Jo vetëm modë” dhe u shfaq si një nga partneret e Ardit Gjebresë në netët finale të festivalit “Kënga Magjike” në Pallatin e Kongreseve.

Pas këtyre sukseseve, ajo dha një intervistë në programin “Mos i fol shoferit”, ku tregoi se ishte në një lidhje dashurie, por nuk dha shumë detaje rreth djalit që po shoqërohej. E pyetur nëse do të donte të bashkëjetonte me të, ajo iu përgjigj: “Jo, është shpejt. Është shumë shpejt për shumë gjëra. Kemi ca vite bashkë. Nuk dua ta diskutoj në publik se është pjesë që nuk dua ta reklamoj. Ai është më i madh se unë, kemi disa vite diferencë, pra, nuk jemi afër e afër në moshë”, duke mos zbuluar detaje rreth identitetit apo moshës ekzakte të partnerit.

E pyetur nëse do të zgjidhte mes karrierës dhe të dashurit, ajo u shpreh se do të zgjidhte karrierën, duke e argumentuar me faktin se ka mirëkuptimin e tij për punën që ka zgjedhur. Në “Instagram”- in e saj, ajo publikoi në “Instastory” foto, duke u puthur me një djalë, që ishte pikërisht i dashuri jurist.

Por në “Instagram”-in e Nevinës në atë periudhë të programit “Next” në “Vizion Plus” dhe si protagoniste kryesore në filmin “Ti mund të më quash Xhon”, nuk u pa asnjë foto me të dashurin. Të qenit në qendër të vëmendjes si moderatore e ”Jo vetëm modë” dhe si partnere e Ardit Gjebresë dihej që do e vihej në qendër të vëmendjes dhe për këtë arsye Nevina mori masat që të mos përflitej për të dashurin, por vetëm për atë si prezantuese.

Ajo fshiu gjithçka, duke preferuar ta mbante në hije lidhjen, për të cilën ishin në dijeni gjithë shoqëria e saj. Ndërkohë, ajo ka provuar edhe kinemanë, pasi e pamë si protagoniste në filmin “Ti mund të më quash Xhon”, një film serial që pasoi “Njerëz dhe fate” në TVSH. Historia e dashurisë së një vajze nga një familje e pasur dhe një djali të ardhur në Tiranë nga zonat periferike, erdhi në këtë film e shoqëruar me përplasjen e shtresave të ndryshme shoqërore.

Në film, pavarësisht boshtit kryesor që trajtonte historinë e dashurisë midis Lornës, që luhet nga Nevina, dhe Gonit nga Arbies Konomi, shpaloseshin dhe një sërë problematikash të tjera shoqërore të ditëve të sotme si: droga, alkooli, zënkat familjare etj. Nevina ishte vajza e dashuruar me partnerin në film, djali që luhet nga një aktor i ri, në shoqërinë e të cilit u shfaq edhe në premierën e filmit në kinema në Tiranë./Panoramaplus.al

 

Etiketa: i dashuri juristnevina shtylla

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

Pas deklaratës së bujshme ndaj Grezdës, Nevina Shtylla i dërgon ftesë futbollistit

23:22 : 27/09/2022
Foto: Instagram
SHOW BIZ

Rrëzohet në mes të emisionit moderatorja shqiptare (FOTOT)

08:46 : 20/06/2022
SHOW BIZ

Çfarë ndodhi? Nevina Shtylla ‘shpërthen’ në lot gjatë emisionit

16:16 : 06/06/2022
SHOW BIZ

Graciano Tagani për dy moderatoret: Dojna Mema është motor, Nevina Shtylla serioze

08:44 : 26/03/2022
Foto: Instagram
SHOW BIZ

Nevina Shtylla zbulon pse e mban të fshehtë identitetin e partnerit

11:31 : 18/01/2022
SHOW BIZ

Nevina Shtylla flet për ndarjen nga i dashuri jurist: Kanë abuzuar shumë

14:27 : 18/04/2021
Para

Rusi, mbi 10 mijë persona infektohen me Covid-19 brenda 24 orësh

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Agron Gjekmarkaj feston 51-vjetorin në Lezhë, surprizohet nga Elda Hoti gjatë numërimit të votave

17:01 : 17/05/2025

Cigaret elektronike/ Mjekët: Lëshojnë lëndë kimike të rrezikshme për mushkërinë

16:52 : 17/05/2025

Dua Lipa hyn në listën e më të pasurve nën 40 vjeç në Britani!

16:42 : 17/05/2025

Video/ Aksident i frikshëm në F1, makina Red Bull përmbyset mbi barrierën mbrojtëse

16:42 : 17/05/2025

“Jam në kontratë”, Shkëmbi për të ardhmen e Tiranës: Kjo histori nuk përsëritet vitin tjetër

16:34 : 17/05/2025

Trump: Pa u takuar unë me Putinin, nuk merr fund lufta në Ukrainë!

16:29 : 17/05/2025

Daku tund përsëri rrjetën, bëhet golashënuesi i dytë më i mirë në Premier Ligën ruse

16:15 : 17/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com