Avokati i njohur Altin Goxhaj ka qenë i ftuar në studion e lajmeve të Fax News, ku ka folur lidhur me protestën e thirrur në datën 7 Maj, e cila mbahet kundër diktaturës. Goxhaj tha se të gjithë shqiptarët duhet të bëhen pjesë e saj, pasi në vendin tonë është duke u instaluar një diktaturë që mund të çojë në burg këdo që del nga shtëpia, qoftë edhe për të blerë bukë dhe ushqime.
“Unë kam marrë rolin e avokatit por edhe të bashkëorganizatorit, është një protestë e njerëzve të lirë, që i bashkon Shqipëria dhe është kundër diktaturës. Është një diktatuirë që u krijua në Facebook nga Edi Rama me mbështetjen e Ilir Metës dhe Lulzim Bashës. Një ditë pas protestës që ne kemi thirrur, në 8 Maj, qytetarët mund të futen në burg në rast se dalin nga shtëpia për të blerë bukë, e theksoj që mund të dënohen nga 1 muaj deri në 8 viteb burg, vetëm se dalin nga shtëpia dhe më parë mund të kenë marrë një gjobë tjetër.
Dua që tiu shpjegoj shqiptarëve që duhet të reagojnë pa ardhur të shtëpia e tyre. Disa ditë më parë u arrestua një i ri, në Fier, vetëm pse kishte dalë aty, dhe do të vinte (Enveri, dmth Edi Rama), edhe pse kishte leje, dhe i falsifikuan orarin e arrestimit. Shqipëria e këtyre është Shqipëria e ndarjes me shtresa, në një kohë që na kanë mbyllur në shtëpi, po ngushtohen rrugët për biçikletatat, në një kohë që përdoren vetëm nga 1 përqind e shqiptarëve. Ne kemi të bëjmë me një situatë që të gjithë duhet ta kuptojnë se zjarrin e kanë në shtëpinë e tyre, i kanë mbyllur në burg, dhe po iu shkatërrojnë bizneset”, u shpreh Goxhaj.
Avokati shkoi më tej duke thënë se shifrat e personave të prekur me Covid 19 në vendin tonë, apo të personave që kanë humbur jetën, nuk i justifikojnë masat shtrënguese që janë marrë deri tani nga ana e qeverisë. Goxhaj tha se në rast se të gjithë qytetarët do të dilnin me maska në rrugë, nuk do të ishte i nevojshëm një bllokim i tillë i ekonomisë, që do të shoqërohet dhe me pasoja shumë të rënda sociale.
“Oligarkët janë duke zënë të gjithë tregun, në Shqipëri mund ti gënjesh njerëzit në ERTV por nuk mund të gënjesh të dhënat ndërkombëtare. Në Shqipëri vdekjet janë normale, si me pas rënë gripin i rëndë, nuk e manipulojnë dot numrin e të vdekurve, pasi jemi një vend i vogël. Këta nuk kanë mjetet e duhura për ti kuruar njerëzit, ka rënë numri i personave të shtruar, e dini pse se nuk besojnë te sistemi shëndëtësor. Ka të dhëna që koronavirusi ka hyrë që në Janar në vendin tonë, dhe ne shqiptarëve nuk na gjeti gjë, unë e mbaj maskën, për të mbrojtur tjetrin, jo për të mbrojtur veten. Nëse maskën do ta kishin të gjithë, atëherë pse duhet të kishte një bllokim kaq të madh të ekonomisë”, tha më tej avokati i njohur.
Goxhaj foli dhe për vaksinën që sipas tij po promovohet nga një grup miliarderësh, që kërkojnë të vënë në zotërim të gjithë botën. Avokati tha se si pasojë e një vaksine të promovuar nga Gates në Indi, më shumë se 500 mijë fëmijë kanë pasur probleme në trupin e tyre, dhe se askush nuk mban përgjegjësi për këtë.
“Ky virus që është mbajtur i fshehtë nga OBSH dhe që ka partner të ngushtë Gates dhe Soros, që ka pasur dhe një laborator në Wuhan, dhe po bëjnë gjithçka për të shpikur vaksinën. E ka thënë Edi Rama qartë që ne do të dalim nga shtëpia, vetëm kur të dalë vaksina, futuni në Facebookun e tij dhe e shihni. Futuni në rrjetet sociale të njerëzve të Sorosit në Shqipëri, dhe ata janë të vetmit që promovojnë qendrimin në shtëpi, dhe shpikjen e vaksinës, për të cilën dihet se kush po punojnë. Vaksinën do e prodhojë një netëork miliarderësh, ndërkohë që Trump dhe co, promovojnë kurën dhe jo vaksinën.
Ka një vendim të Gjykatës së Lartë Amerikane që e thotë qartë se vaksina nuk është kura më e sigurt. Janë 500 mijë fëmijë në Indi që janë të copëtuar nga vaksina e Gates, dhe nuk kanë marrë asnjë lloj dëmshpërblimi. Prandaj vaksina është e rrezikshme dhe Gates e përzunë nga India, këta thonë që po nuk bëre vaksinën nuk do të dalësh nga shtëpia”, deklaroi Goxhaj, i cili shtoi se kreu i OBSH-së është një majtist i njohur.
Cako: Si u shkatërrua kompania Tianin e Sorosit, ku ishte planifikuar të zhdukeshin 6 mld banorë