• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mjeku shqiptar në SHBA: Në Nju Jork po testohen edhe nevojtarët që nuk kanë sigurime

08:30 : 01/05/2020
në AKTUALITET, BOTA

Nju Jorku është shndërruar në simbol të krizës shëndetësore që ka shkaktuar koronavirusi në Shtetet e Bashkuara. Por jo çdo komunitet amerikan po ndesh të njëjtat probleme.

Virusi nuk fal askënd, pavarësisht moshës, racës apo të ardhurave, megjithatë statistikat tregojnë se amerikanët me të ardhura të larta dhe qasja në shërbime kanë shanse disa herë më të mira mbijetese ndaj sëmundjes. Në një bisedë gazetaren Ardita Dunellari të Zërit të Amerikës, Dr. Avenir Mulita na ndihmon të kuptojmë faktorët që diktojnë sa e rrezikshme është kjo sëmundje.

Koronavirusi ka krijuar një botë ndryshe, shprehet Dr. Avenir Mulita:

“Ankthi dhe pasiguria në përgjithësi. Eshtë tjetër ndjesi kur ti hyn në spital dhe i shikon të gjithë njerëzit me maska. Më parë i përshëndesje, u jepje dorën. Pacientët tani thjesht i përshëndes, duhet të rrish larg”.

Lexo edhe:

Mallra kontrabandë nga Greqia në Shqipëri, 2 të arrestuar. E pëson edhe doganieri i Kakavijës/ EMRAT

Situata në grupin K, fitorja kundër Serbisë i jep Shqipërisë frymëmarrje dhe vendin e dytë

Dr. Mulita është në vijën e frontit duke u kujdesur për pacientët me COVID-19 në spitalin Suburban. Por realiteti në qytezën Bethesda ku ndodhet spitali dallon shumë nga skenat që janë transmetuar prej dy muajsh nga Nju Jorku:

“Dendësia është një faktor. Faktori tjetër është që Nju Jorku është qytet shumë i vizituar nga e gjithë bota. Kjo e rrit rrezikun që njerëzit të ekspozohen”.

“Gjithashtu, Bethesda është një nga zonat më të pasura dhe më të arsimuara në Amerikë”.

Bethesda është renditur disa herë në krye të listës së qytezave më të arsimuara në Shtetet e Bashkuara, ku mbi 50% e banorëve kanë grada shkencore.

“Kjo tregon që njerëzit tregojnë shumë kujdes drejt shërbimit mjekësor dhe kundrejt shëndetit të tyre. Ata nuk i lënë gjërat pas dore. Kjo ka ndikuar që njerëzit të jenë më të shëndetshëm dhe të jenë më të ndërgjegjshëm karshi shëndetit në përgjithësi,” thotë Dr. Mulita.

Të ardhurat për familje dy herë më të larta se mesatarja kombëtare, u ofrojnë banorëve të kësaj qyteze të qetë qasje në shërbime që nuk gëzon pjesa më e madhe e vendit.

Me një popullsi ku afro 80% e banorëve janë të bardhë, Bethesda është statistikisht më pak e rrezikuar nga epidemia. Në krizën e koronavirusit, autoritetet amerikane kanë vërejtur se sëmundja godet më rëndë pakicat me ngjyrë.

Në bazë të një raporti të fundit të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, latino-amerikanët dhe afrikano-amerikanët e prekur nga COVID-19 kanë ritme vdekshmërie 1.7 deri në 2 herë më të larta se të bardhët.

Koronavirusi ka nxjerrë në pah hendekun e madh në shërbime e standarde jetese mes shtresës së pasur dhe pjesës më të varfër të vendit, ku përfshihet një pjesë e madhe e pakicave me ngjyrë. Mendohet se kjo vjen ngaqë popullata me ngjyrë ka ritmet më të larta të problemeve ekzistuese shëndetësore, që i bën më të rrezikuar nga COVID-19.

Në Spitalin Saint Joseph në Nju Jork, problemet e varfërisë dhe mungesave në shërbime për popullatën e zonës krijuan një mbingarkesë pacientësh në ditët e pikut të epidemisë.

“Në këtë popullatë ka ritme të larta të sëmundjes, përveç COVID-it: probleme zemre, tension të lartë, diabet, astmë, dhe sëmundje të tjera që i vënë banorët e zonës në rrezik më të lartë,” thotë Catherine Hopkins, drejtoresha e lidhjeve me komunitetin në Qendrën Mjekësore St. Joseph në Nju Jork.

Fillimet e epidemisë sollën shqetësim edhe në spitalin Suburban në Bethesda, por situata u zgjidh falë lidhjeve me institucione të fuqishme të zonës.

“Fakti që spitali ynë është i lidhur me Spitalin Johns Hopkins dhe Qendra Kombëtare e Shëndetësisë NIH është shumë afër, gjë që na ka ndihmuar që një pjesë të pacientëve në fillim t’i transferonim në këto qendra për medikamente që akoma janë në studim e sipër,” thotë Dr. Mulita.

Spitali Suburban tani ofron testime për këdo që ka simptoma dhe ka marrë rekomandim nga mjeku i familjes.

“Njerëzit testohen direkt në makinë kur testimi është i rekomanduar nga mjekët e përgjithshëm,” thotë Dr. Mulita.

Shumë nju jorkezë, apo amerikanë të shtresës më të varfër e kanë të pamundur të marrin rekomandim pasi nuk kanë sigurime shëndetësore.

Një qendër testimi e hapur në lagjen Harlem javën e kaluar mblodhi nju jorkezë nevojtarë nga të gjitha cepat e qytetit.

“Kjo pikë testimesh ndihmon banorët, veçanërisht këtu në Harlemn pasi këtu ka shumë nevojë për testime. Shumë banorë të kësaj zone nuk kanë sigurime shëndetësore. Prandaj kjo pikë testimesh është gjë kaq e madhe,” thotë një banor i Nju Jorkut.

Në Nju Jork, edhe ata që mund të marrin rekomandimin e mjekut shpesh e kanë të pamundur të gjejnë një qendër që ofron teste, thjesht pasi kërkesa është më e lartë se inventari.

Megjithëse ka qenë me kollë prej disa ditësh Johny 52-vjeçar nuk ka arritur të testohet:

“U përpoqa të testohem në Bronks. Më thanë ‘dukesh mirë me shëndet’ prandaj nuk kualifikohesha. I pyeta se mos duhet të vdisja në mënyrë që të bënin testin”.

Dr. Mulita shprehet se kriza e koronavirusit ka nxjerrë në pah nevojën për ndryshime serioze në kujdesin parësor dhe shëndetin publik në Shtetet e Bashkuara.

Autoritetet federale dhe ato shtetërore janë zotuar ta studiojnë situatën me vëmendje dhe të marrin masat e nevojshme./VOA

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mallra kontrabandë nga Greqia në Shqipëri, 2 të arrestuar. E pëson edhe doganieri i Kakavijës/ EMRAT

14:00 : 10/10/2025
SPORT

Situata në grupin K, fitorja kundër Serbisë i jep Shqipërisë frymëmarrje dhe vendin e dytë

13:57 : 10/10/2025
AKTUALITET

U filmuan nga qytetarët duke folur me fjalor të papërshtatshëm, pezullohen dy efektivët në Kamëz

13:42 : 10/10/2025
AKTUALITET

EMRI/ I dënuar me 10 vite burg në Itali, arrestohet në Vlorë 38-vjeçari shqiptar

13:37 : 10/10/2025
AKTUALITET

Ish-deputeti i PD bëhet këshilltar i presidentit Bajram Begaj/ EMRI

13:37 : 10/10/2025
AKTUALITET

E rëndë në Itali, 54-vjeçarja shqiptare gjendet e vdekur në një kanal uji

13:29 : 10/10/2025
Para

Çfarë është sëmundja ‘Kawasaki’ që prek fëmijët dhe si lidhet me COVID-19?

TË GJITHA

Mallra kontrabandë nga Greqia në Shqipëri, 2 të arrestuar. E pëson edhe doganieri i Kakavijës/ EMRAT

14:00 : 10/10/2025

Situata në grupin K, fitorja kundër Serbisë i jep Shqipërisë frymëmarrje dhe vendin e dytë

13:57 : 10/10/2025

U filmuan nga qytetarët duke folur me fjalor të papërshtatshëm, pezullohen dy efektivët në Kamëz

13:42 : 10/10/2025

EMRI/ I dënuar me 10 vite burg në Itali, arrestohet në Vlorë 38-vjeçari shqiptar

13:37 : 10/10/2025

Ish-deputeti i PD bëhet këshilltar i presidentit Bajram Begaj/ EMRI

13:37 : 10/10/2025

E rëndë në Itali, 54-vjeçarja shqiptare gjendet e vdekur në një kanal uji

13:29 : 10/10/2025

Florian Binaj tha se nuk do të dalë në fushatë përkrah tij, reagon Berisha

13:22 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com