• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Ish-punonjësja e Senatit e akuzoi për sulm seksual, Joe Biden flet për herë të parë

16:05 : 01/05/2020
në BOTA

Kandidati potencial i demokratëve për garën për president Joe Biden mohoi kategorikisht të premten akuzat e ngritura nga një ish-punonjëse e Senatit se ai e kishte sulmuar seksualisht në fillim të viteve 1990, duke thënë se “kjo gjë nuk kishte ndodhur kurrë”.

“E them pa mëdyshje, që nuk ka ndodhur kurrë, kurrë” tha zoti Biden në një intervistë për “Morning Joe” të rrjetit gabllor MSNBC. Zoti Biden tha se do t’i kërkojë Arkivave Kombëtare të përcaktojnë nëse ekziston ndonjë procesverbal për një ankese të tillë, por ai tha në mënyrë të përsëritur se nuk beson se një procesverbal i tillë egziston.

“Ish-punonjësja ka thënë që ajo ka paraqitur një ankesë në 1993”, tha zoti Biden. “Por ajo nuk ka asnjë dokument për këtë ankesë të pretenduar. Dokumentet e vitet e mia në Senat, të cilat ia kam dhuruar universitetit të Dellauerit, nuk përmbajnë dosje të personelit”, shtoi ai. Zoti Biden tha se “ka vetëm një vend ku mund të jetë një ankesë e këtij lloji që Arkivi Kombëtar. Ai është vendi ku mbahen procesverbalet”.

Republikanët kanë ngritur pretendime duke i portretizuar demokratët si hipokritë që mbrojnë vetëm gratë që pretendojnë t’u bëjnë keq konservatorëve. Ata po gërmojnë rreth kësaj çështjeje pavarësisht nga fakti se mund të rizgjojnë vëmendjen ndaj akuzave të shumta për sulmeve seksuale të ngritura kundër zotit Trump.

Demokratët, ndërkohë janë në një pozitë të vështirë lidhur me qëndrimin e tyre ndaj grave që dalin publikisht me historitë e tyre, ndërsa u duhet të mbrojnë burrin që do të jetë bartësi i standardeve të tyre, në ato që shumë në parti e konsiderojnë si zgjedhjen më të rëndësishme të jetës së tyre.

Lexo edhe:

Biden u diagnostikua me kancer, Trump: Nuk më vjen keq për të, ka lënduar shumë njerëz!

Bushati: As Putin nuk do t’i bënte aq keq Shqipërisë, sa i bëri administrata Biden

Gara e nëntorit mes zotit Biden dhe zotit Trump do të jetë gara e parë presidenciale e epokës së lëvizjes #MeToo, e cila ka bërë që shumë gra të dalin publikisht me pretendime për sulme seksuale ndaj tyre.

Përpara intervistës zyra e zotit Biden lëshoi një deklaratë ku hidheshin gjithashtu poshtë akuzat për sulm seksual 27 vite më parë.

Tara Reade, një grua nga Kalifornia, e cila ka punuar si asistente e stafit në zyrën e zoti Biden në Senat nga dhjetori 1992 deri në gusht 1993, e ka akuzuar zotin Biden në intervista mediake se në vitin 1993 e ka përplasur atë në mur, i ka ngritur fundin dhe futur duart brenda saj.

Zoti Biden pritet të jetë kandidati përballë Presidentit republikan Donald Trump, 73 vjeç, në zgjedhjet e 3 nëntorit. Zoti Trump është akuzuar nga më shumë se 12 gra për sulme seksuale e sjellje të pahijshme ndër vite, akuzat që ai dhe ndihmësit e tij i kanë mohuar.

“Unë mendoj se ai duhet të përgjigjet” tha zoti Trump për zotin Biden në një konferencë për mediat të enjten. “Mund të jenë akuza të rreme. Dhe unë di gjithçka mbi akuzat e rreme”, shtoi ai.

Zonja Pelosi, e cila e mbështeti zyrtarisht zotin Biden të hënën për garën për president, vuri në dukje se personeli që drejtonte zyrën në Senat të zotit Biden, ka thënë se nuk kujton të kishte pasur ndonjë ankesë për sulm seksual.

“Kam respekt të plotë për gjithë lëvizjen #MeToo”, tha zonja Pelosi në një konferencë shtypi. “Por gjithashtu duhet të ketë një proces të drejtë edhe për faktin që Joe Biden është Joe Biden. Ai është personifikim i shpresës, optimizmit dhe origjinalitetit në vendin tonë, një person me vlera të mëdha”, shtoi zonja Pelosi.

Disa media që kanë botuar rrëfimin e zonjës Reade, përfshirë “New York Times” dhe “Washington Post”, kanë intervistuar një mik të saj, e cila ka thënë se zonja Reade i ka treguar asaj për sulmin e dyshuar në atë kohë. Një mikeshë tjetër i tha “Times” se zonja Reade i kishte treguar në 2008 në lidhje me një incident të mëparshëm traumatik që përfshinte zotin Biden. Vëllai i zonjës Reade gjithashtu ka konfirmuar pjesë të rrëfimit të saj për “The Intercept” dhe “Washington Post”.

Të hënën, faqja informative “Business Insider” publikoi një intervistë me një ish-fqinje, sipas së cilës zonja Reade i kishte thenë asaj në mesin e viteve 1990, se zoti Biden i kishte futur gishtat brenda saj. Zonja Reade, 56 vjeç, u ka thënë gazetarëve që e kanë intervistuar se ajo ishte ankuar në atë kohë për ngacmim seksual dhe jo për sulm seksual, tek tre prej ndihmësve në Senat të zotit Biden. Zyrtarët e fushatës së zotit Biden lëshuan një deklaratë nga Marianne Baker, e cila tha se ajo kurrë nuk kishte pasur ndonjë raport për ndonjë sjellje të papërshtatshme në rreth 20 vite punë me zotin Biden. “Washington Post” dhe “Times” kanë intervistuar edhe dy ndihmës të tjerë dhe të dy u thanë gazetave, se nuk u kujtohej ndonjë ankesë e bërë nga zonja Reade.

Tara Reade është një nga tetë gratë që vitin e kaluar dolën publikisht dhe thanë se zoti Biden i kishte përqafuar, puthur ose prekur ato një mënyrë që i kishte vënë në siklet, asnjëra prej tyre nuk e ka akuzuar zotin Biden për sulm seksual. Zonja Reade e akuzoi publikisht zotin për sulm seksual në muajin mars. Disa gra demokrate, me pozita drejtuese në parti e kanë mbrojtur publikisht zotin Biden. Të tjera i kanë kërkuar që të përgjigjet rreth akuzës.

“Nuk mund të duket sikur ajo po shpërfillet vetëm sepse është një e vërtetë e pakëndshme për njerëz të caktuar në Partinë Demokratike”, tha Nina Turner, e cila punoi si bashkëkryetare e fushatës kombëtare për president të senatorit Bernie Sanders. Ky i fundit u tërhoq nga gara duke shprehur mbështetjen e hapur për zotin Biden./VOA

Etiketa: Joe Bidenmohoi akuzatsulm seksual

Lajme të lidhura

BOTA

Biden u diagnostikua me kancer, Trump: Nuk më vjen keq për të, ka lënduar shumë njerëz!

15:44 : 31/05/2025
AKTUALITET

Bushati: As Putin nuk do t’i bënte aq keq Shqipërisë, sa i bëri administrata Biden

22:24 : 29/05/2025
BOTA

Joe Biden shfaqet për herë të parë në publik pasi u diagnostikua me kancer

08:13 : 25/05/2025
BOTA

Joe Biden reagon për herë të parë pas diagnostikimit me tumor

14:39 : 19/05/2025
BOTA

Rishfaqet Biden, kritika vendimeve të Trump: Ka bërë shumë dëme në më pak se 100 ditë

10:00 : 16/04/2025
BOTA

Frikë nga hakmarrja e Trump? Biden urdhër falje për Faucin dhe gjeneralin Mark Milley

15:09 : 20/01/2025
Para

A ka ndikim koronavirusi tek sindroma ‘Kavasaki’ që shfaqet tek fëmijët? Ja çfarë thonë ekspertët

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com