• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përçarje mes socialistëve/ Bushati kundër koncesionit të Portit në Porto-Romano: Të ndahemi nga oligarkia!

12:57 : 30/04/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati kundërshtoi sot vendimin e qeverisë Rama për kontratën koncesionare të portit në Porto-Romano, që u miratua nga Kuvendi.

Gjatë seancën plenare, Bushati u shpreh se qeveria nuk duhet të miratojë një koncesion 30 vjeçar që i shërben oligarkisë dhe jo qytetarëve:

“Ne duhet të ndahemi me oligarkinë. Nuk duhet të bëhemi si PD-ja që ditën vajton dhe natën i shkel syrin oligarkëve duke u vënë gjoba. Ne jemi PS, qendër e majtë dhe nuk kemi tagër për të marrë vendime sot për 30 vite.”

Bushati tha se tenderi për portin është abuziv dhe në shkelje të ligjit. Ai po bëhet me procedurë të përshpejtuar në një situatë pandemie, kur nuk është I nevojshëm dhe urgjent:

“Sot po kërkohet të miratohet një tender pa konkurrencë, pa ligj.  Pse e keni fut këtë tender për 30 ditë me procedurë të përshpejtuar?! Për 30 ditë në skemi pas kohë t’ju shërbejmë qytetarëve atyre që ju kemi kthyer shpinën. Ne duhet të kishim një projekt fizibiliteti. Na duhet një strategji për detin. Sot duhet të mos e votojmë këtë kontratë, t’i japim kohë autoriteteve që të analizojnë.”

Lexo edhe:

Do merrnin ushqim, Izraeli vret 6 palestinezë në pikën e shpërndarjes së ndihmave

Imami Ahmed Kalaja rrezikon deri në 3 vite burgim, akuzohet për pengim të drejtësisë

Bushati u ironizua nga kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Po nga foltorja e Kuvendit, Balla tha se diskutimi i Bushatit ishte patetik, thjesht për të kapur lajmin e ditës.

“Nuk besoj që kolegu im të ketë votuar kundër. Unë nuk kam qenë ndonjëherë anëtarë i qeverisë, por vetëm deputet. Fjala e kolegut m’u duk si fjala e Grida Dumës “I shoh gjërat mirë nga jashtë, por s’më duken mirë nga brenda’. Kur vjen këtu, ne duhet të japim shembullin. Kjo historia e diskutimeve patetike thjesht për të kapur lajmin e ditës nuk i bën nder askujt. Kontrata koncesionare në Porto Romano është një domosdoshmëri për të çliruar në të ardhmen Portin e Durrësit nga ndotjet. Historia që m’u në qendër të Durrësit shkarkohen plehra nuk duhet të vazhdojë”, tha Balla.

Megjithatë projektligji “Për miratimin e shtesës së kontratës së koncesionit të formës “BOT” (ndërtim, shfrytëzim dhe transferim) të një porti të llojit MBM në Porto – Romano, Durrës, miratuar me ligjin nr. 104/2015, ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe shoqërisë koncesionare ‘Porti MBM (Multy Buoy Mooring)’, të ndryshuar”, u miratua me 89 vota pro, 13 kundër, 4 abstenim.

Në Kuvend, u miratuan dhe projektligjet e tjera në rendin e ditës.

Koncesioni

Me ndryshimin e kontratës koncesionare, lejohet zgjerim i aktivitetit të portit: përveç anijeve që transportojnë hidrokarbure, operatori i portit ka të drejtë të ngarkojë, shkarkojë, magazinojë dhe ankorojë në port anije që transportojnë mallra të tjera.

Në qershor 2015, qeveria Rama dha një koncesion për ndërtimin dhe menaxhimin për 35 vjet të një porti për karburantet, Porti MBM në zonën e Porto Romanos.

Shoqëria koncesionare Porti MBM (Multi Buoy Mooring) është në pronësi 1% të kompanisë Salillari shpk dhe 99% të kompanisë Adriatic Bay Investment Group shpk, e cila është në pronësi të firmës Kastrati Group (65%) dhe Europetrol Group (35%).

Në prill 2020, kompania koncesionare ka kërkuar të ndryshojë kontratën dhe të mund të përpunojë e magazinojë dhe mallra të tjerë, përveç hidrokarbureve.

Argumentimi i koncesionarit për shtesën e kontratës është “mundësia për të shfrytëzuar maksimalisht kapacitetet e portit”.

Në relacionin shoqërues të projektligjit në Kuvend, shkruhet se kjo shtesë kontrate ‘do të rrisë të ardhurat që do të depozitohen nga shoqëria koncesionare në buxhetin e shtetit nëpërmjet tarifës koncesionare’.

Kërkesa e tyre u miratua nga Ministrias e Energjisë dhe Infrastrukturës, më pas nga Komisioni i Ekonomisë dhe Financave dhe sot nga Kuvendi.

Lajme të lidhura

BOTA

Do merrnin ushqim, Izraeli vret 6 palestinezë në pikën e shpërndarjes së ndihmave

16:28 : 08/06/2025
AKTUALITET

Imami Ahmed Kalaja rrezikon deri në 3 vite burgim, akuzohet për pengim të drejtësisë

16:18 : 08/06/2025
AKTUALITET

FOTO/ Ky është Valmir Balliu, u kap me mbi 6 kg heroinë në Kapshticë

16:12 : 08/06/2025
BOTA

SHBA: Hakmarrja ruse ende s’ka ndodhur, pritet sulm i pamëshirshëm

15:51 : 08/06/2025
SPORT

VIDEO/ Tifozi shqiptar puth gazetarin serb gjatë raportimit “live”

15:38 : 08/06/2025
RAJONI

Vëzhguesit raportojnë për parregullsi në zgjedhjet lokale në dy komuna të Serbisë

15:28 : 08/06/2025
Para

Dorina Mema: Për qenin kam harxhuar 1500 euro, do ta çoj me pushime në Tajlandë

TË GJITHA

Do merrnin ushqim, Izraeli vret 6 palestinezë në pikën e shpërndarjes së ndihmave

16:28 : 08/06/2025

Imami Ahmed Kalaja rrezikon deri në 3 vite burgim, akuzohet për pengim të drejtësisë

16:18 : 08/06/2025

FOTO/ Ky është Valmir Balliu, u kap me mbi 6 kg heroinë në Kapshticë

16:12 : 08/06/2025

SHBA: Hakmarrja ruse ende s’ka ndodhur, pritet sulm i pamëshirshëm

15:51 : 08/06/2025

VIDEO/ Tifozi shqiptar puth gazetarin serb gjatë raportimit “live”

15:38 : 08/06/2025

Vëzhguesit raportojnë për parregullsi në zgjedhjet lokale në dy komuna të Serbisë

15:28 : 08/06/2025

Italia mbetet pa trajner, Spalletti shkarkohet pas disfatës ndaj Norvegjisë

15:15 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com