Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka konfirmuar se është arritur marrëveshja për bashkëqeverisje me LDK-në.
“Arritëm marrëveshje me LDK-në”, u shpreh ai.
Kryetari i LDK-së Isa Mustafa dhe i nominuari i kësaj partie për kryeministër Avdullah Hoti, mesditën e sotme zhvilluan takim me kreun e AAK-së Ramush Haradinaj në Kuvendin e Kosovës.
Haradinaj ka njoftuar se do të qeverisin me 4 ministri dhe do të kenë një zëvendëskryeministër.
Ai shtoi se numri i ministrive nuk do të ndryshohet nga ky aktuali.
Haradinaj tha se AAK-ja do të qeverisë me Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministrinë e Arsimit atë të Drejtësisë dhe Zhvillimit Ekonomik.