• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi NDRYSHE

Këto 5 gjëra nuk duhet t’i bëni pas daljes nga karantina

15:23 : 29/04/2020
në NDRYSHE

Të gjithë ne po numërojmë ditët deri sa jeta të kthehet në normalitet, cilido qoftë ai.

Megjithatë, sipas ekspertëve kjo nuk do të ndodhë sa hap e mbyll sytë dhe kërkon jo vetëm kohë por edhe vullnet.

Ne po presim me ëndje ditët kur mund të ulemi në një kafene a restorant, të shkojmë në palestër, kinema apo të udhëtojmë.

Në mbarë botën, shumë vende po lehtësojnë disa prej masave shtrënguese kundër pandemisë së COVID-19 e një lajm i tillë shumëfishon tundimin për të shijuar jetën jashtë shtëpisë.

Lexo edhe:

Horoskopi, 31 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

Idea e një përqafimi, puthjeje, feste apo udhëtimi jashtë shtetit është shumë joshëse, por a është e arritshme?

Paralajmërimet e autoriteteve janë që nëse infeksionet nga COVID-19 vazhdojnë me të njëjtat ritme, masat shtrënguese mund të rikthehen.

Këtë e pohoi edhe kancelarja gjermane Angela Merkel sipas të cilës ” ne jemi akoma në fazën fillestare të daljes nga pandemia”, apo guvernatori i Nju Jorkut Endrju Kuomo që tha se “nuk duhet të udhëhiqemi nga emocionet por nga faktet”.

Një gjë është e sigurtë deri më tani: jeta jonë nuk do të kthehet në normalitet menjëherë.

5 Gjëra Që Nuk Duhet T’i Bëni Pas Daljes Nga Karantina
Edhe nëse masat lehtësohen njerëzit duhet të ndjekin disa këshilla dhe të mos nxitojnë për hir të shëndetit të tyre dhe të tjerëve.

Mos Organizoni/Shkoni Në Festa
Masat e distancimit social janë vendosur për një arsye, pra për të ndalur transmetimin dhe përhapjen e virusit në masë.

Organizimi apo shkuarja në një festë ku me gjasë do jenë dhjetëra njerëz në një ambient të hapur e të rrëmujshëm është e rrezikshme.

Në mesin e njerëzve mund të ketë asimptomatikë dhe falë tyre ju mund të rrezikoheni shumë.

Edhe nëse hapen baret e diskot, ato do të jenë me orar dhe kapacitet të kufizuar.

Mbrojtja e shëndetit do të mbetet plotësisht në dorën tuaj.

Mos Reshtni Së Kujdesuri Për Higjenën
Higjena është e një rëndësie thelbësore jo vetëm gjatë pandemisë.

Edhe nëse zhduket COVID-19, njerëzimi sapo kuptoi brishtësinë e tij.

Izolimi dhe larja e duarve kanë një qëllim të rëndësishëm: të mos infektohemi.

Le të shpresojmë që njerëzit do të tregojnë kujdes me larjen e duarve siç ka bërë shumica deri më tani.

Ne duhet ta zbatojmë këshillën e larjes së duarve rregullisht në çdo ditë të jetës.

Mos Vizitoni Njerëzit Që Janë Më Të Rrezikuar
Malli për gjyshërit të këput, e dimë, por ata mbeten shumë të rrezikuar edhe nga një përqafim.

Çdo vaksinë e mundshme kundër COVID-19 mund të kërkojë të paktën një vit.

Mbajtja e një distance ndaj njerëzve më të rrezikuar siç janë moshat e treta, është mënyra më e mirë për të mbrojtur shëndetin e tyre.

Mos Planifikoni Pushime Jashtë Shtetit
Edhe nëse/kur të hapen kufinjtë duhet të kemi durim.

Mos u joshni nga tarifat e lira të hoteleve apo fluturimeve.

Në udhëtime të tilla shmangia e aeroporteve është e paevitueshme.

Aeroportet dhe avionët përbëjnë rrezik të lartë dhe janë kontribues të përhapjes masive të COVID-19 në mbarë globin.

Për më tepër, nëse virusi kthehet sërish dhe vendet futen në karantinë, do ta keni të vështirë të ktheheni në shtëpi.

Mos i Hidhni Maskat
Pasiguria është e madhe. Nëse një valë tjetër infeksioni formohet sërish, karantinimi do të jetë i nevojshëm dhe po aq masat e sigurisë.

Maskat që ju gjenden në shtëpi ruajini sepse mund të keni nevojë për to në raste të tjera urgjente.

Kur të vijë koha, gjëja më e mençur që duhet të bëjmë të gjithë është të jemi optimistë por të kujdesshëm./AgroWeb.org

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 31 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 30/10/2025
AKTUALITET

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025
BOTA

Princi Andrew humb titujt dhe largohet nga pallati mbretëror

22:53 : 30/10/2025
AKTUALITET

Aeroporti i Vlorës/ Tomorri: Asetet strategjike nuk mund t’u jepen biznesmenëve si Pacolli e Ademi

22:41 : 30/10/2025
AKTUALITET

Tenderi “sekret” i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat “speciale”

22:34 : 30/10/2025
AKTUALITET

“Zgjohet” policia, kontroll makinave luksose pas aksidentit tragjik në Vlorë

22:23 : 30/10/2025
Para

Ferdinand: Torres ishte makthi i Nemanja Vidiç

TË GJITHA

Horoskopi, 31 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 30/10/2025

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025

Princi Andrew humb titujt dhe largohet nga pallati mbretëror

22:53 : 30/10/2025

Aeroporti i Vlorës/ Tomorri: Asetet strategjike nuk mund t’u jepen biznesmenëve si Pacolli e Ademi

22:41 : 30/10/2025

Tenderi “sekret” i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat “speciale”

22:34 : 30/10/2025

“Zgjohet” policia, kontroll makinave luksose pas aksidentit tragjik në Vlorë

22:23 : 30/10/2025

Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive janë 36 rrethet

22:21 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com