• Kontakt
Wednesday, August 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ilir Beqja apo pensionisti, kush do mbijetojë nga “sakrifica”?

14:30 : 29/04/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Ai ka qenë ministër Shëndetësie për katër vite. Ka hyrë në librat e historisë, por jo ende të drejtësisë, si një personazh që firmosi katër kotrata koncesionare (PPP) në sistemin e shëndetësisë që u kanë rrëmbyer dhe do i rrëmbejnë taksave qytetare mbi 1 miliardë euro.
Fjalë goje për të dhe kryeministrin Edi Rama që edhe për një synetllik në spitale, paguhet deri në 90 mijë lekë të vjetra për veglat…e sterilizimit! Por Beqja nuk heq dorë. Një dosje e madhe i ka shkuar në SPAK si denocim për disa koncesione në shëndetësi, në kohën kur ai hidhte firma që më shumë se shërbim për pacientët, ishte mbushje xhepash për një grup oligarkësh.

Kjo situatë nuk e tut aspak që të hedhë në tregun publik një “ide gjeniale” të tij, sipas të cilit, për të dalë vendi nga kriza e koronavirusit duhen dy nisma; ulja e pagave për punonjësit e administratës dhe ulja e pensioneve për pensionistët…!

“Do të sakrifikojmë të gjithë nga pak”-analizoi mendja brilante e Partisë Socialiste, që për katër vjet si ministër nuk kishte ditë që të mos përflitej për koncesione dhe tendera abuziv që të dridhin mishin vetëm kur i dëgjon në shifra.

Po le të marrim një pensionist i cili në rastin më të mirë merr 130 mijë lekë të vjetra në muaj. Do i ulet pensioni këtij “grykësi” pensionist, që me atë shumë që merr duhet të paguajë energjinë elektrike, faturën e frytë të Lali Erit për ujin e pijshëm që nuk pihet, apo për atë qese me ilaçe që e ka si vaftet e ditës.

Lexo edhe:

Përkeqësohet gjendja e Ilir Beqjas pas infeksionit të lëkurës, shtrohet në QSUT

Socialistët sëmuren me radhë, Erion Veliaj dërgohet në spital

Ky pensionist dashka ilaçe dhe përse, për të shtyrë ca muaj jetë? Jo, tani e tutje, Beqja ka “menduar” për të, duke ia ulur pensionin, e para ai do ushqehet edhe më keq nga sa ushqehet tani, së dyti nuk do ketë më para për të blerë ilaçe dhe përfundimi është se shumë shpejt mund ta ndahet nga jeta. Pra, një njeri më pak dhe një pension u kursyer më shumë, që përkthehen në para për buxhetin e shtetit.

Ky deputet i PS-së dhe ish-ministër si Ilir Beqja meriton të futet në librat e ekonomistëve dhe strategëve të ekonomisë së njohur botërore… Çfarë është Adam Smith para tij, çfarë është Kensi para tij, apo edhe vetë Karl Marksi para të “madhit” Beqja…!

Shkurtoja edhe më shumë pensionin pensionistit, edhe atij punonjësit të administratës ulja pagën dhe Beqja ynë e gjeti zgjidhjen. Shumëkush mund të mendojë se ky është vetëm një “gjykim personal” i Ilir Beqjes, por në fakt në PS askush nuk bën zë para atij të madhit e të gjatit sikurse e quajnë me përkëdheli Rilindasit, kryeministrit Edi Rama.

Është shumë e thjeshtë matematika e hollë e Beqjas, me shkurtin e pagave të administratës dhe të pensioneve do grumbullohet një sasi e konsiderueshme të ardhurash , çka qeveritarët do e kenë më të lehtë që të mbushin duart për tu shpërndarë një pjesë të mirë grupit të oligarkëve me koncesione dhe tendera.

Kështu kapërcehet kriza, duke “sakrifikuar” të gjithë nga pak, veçaërisht pensionistët dhe punonjësit e thjesht të administratës shtetërore, por mos harroni që mendja brilante e ekonomisë Ilir Beqja (që është privilegj për një vend si Shqipëria që e ka) ka hedhur në qarkullim këtë ide. Vetë ai po “sakrifikon” më shumë se të gjithë…! I ka ulur vetes gjysman e pagës së deputetit, duke u bërë shembull si në kohët e vjetra që: Komunisti është i pari në sakrifica dhe i fundit në pretendime”! Kush do mbijetojë nga “sakrifica monetare”, pensionisti apo Beqja?

Etiketa: ilir beqaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përkeqësohet gjendja e Ilir Beqjas pas infeksionit të lëkurës, shtrohet në QSUT

11:47 : 23/07/2025
AKTUALITET

Socialistët sëmuren me radhë, Erion Veliaj dërgohet në spital

14:22 : 17/07/2025
AKTUALITET

Ilir Beqaj prej disa ditësh i shtruar në QSUT, zbardhen detajet

10:40 : 15/07/2025
AKTUALITET

Nga spital për fëmijë, në burg për politikanët! Historiku i IEVP Durrës

14:02 : 29/06/2025
AKTUALITET

Sterilizimi/ Kërkohet nga 10 vite burg për Rrjepajn e Rrapajn, SPAK jep pretencën për 8 të pandehur

15:46 : 25/06/2025
AKTUALITET

Koncesioni i sterilizimit drejt mbylljes, kostoja reale 53% më shumë se kontrata

08:09 : 23/06/2025
Para

Tottenham rinis stërvitjen, Harry Kane riaftësohet nga dëmtimi

TË GJITHA

Interi dhe Milani mbeten “thatë”, Liverpooli u rrëmben objektivin e merkatos

22:54 : 13/08/2025

“Edhe rajoni po digjet”, por Greqia sjell mjetet zjarrfikëse që Shqipëria nuk i ka

22:47 : 13/08/2025

Aksident në aksin Fier–Levan, përplasen 2 automjete, njëri përfundon në kanal

22:24 : 13/08/2025

Sam Altman sfidon Neurolinkun e Musk, gati startupi për “bashkimin” e njeriut me makinerinë

22:23 : 13/08/2025

PSG-së nuk po i ecën me ekipet londineze, Tottenham dyfishon shifrat

22:17 : 13/08/2025

Zjarret në jug, bilanci i dëmeve në blegtori: Qindra zgjoje bletësh dhe dhjetëra krerë bagëtish të ngordhur

22:02 : 13/08/2025

Finalja e Superkupës/ Tottenham e mbyll në avantazh pjesën e parë ndaj PSG-së

21:52 : 13/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com