• Kontakt
Tuesday, June 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Pse koronavirusi nuk u transmetua nga lakuriqët e natës

10:33 : 28/04/2020
në BOTA

Nga Yossi Yovel, Maya Weinberg *

Le ta nisim nga çështja më e debatuar: Nuk na e sollën lakuriqët e natës koronavirusin e fundit. As edhe kushërinjtë famëkeq të koronavirusit, Sars-1 apo MERS apo edhe virusi i Ebolas nuk transmetohen nga lakuriqi te njeriu.

Çfarë ka ndodhur pra?

Një i afërm i largët i koronavirusit të tanishëm, SARS-CoV-2, u izolua në një lakuriq në Kinë. Analizat gjenetike që kërkonin ngjashmëri mes virusit në lakuriq dhe SARS-CoV-2, faktorizuar në ritmin teorik sipas të cilit viruset pësojnë mutacione, vlerësonin se të dy viruset janë ndarë dikur mes 5-50 vjet më parë. Me fjalë të tjera, një mundësi është që rreth pesë vjet më parë, koronavirusi i lakuriqit ia doli të infektojë disa kafshë të tjera – nuk e dimë ende se cilën.

Lexo edhe:

Botërori i klubeve/ Chelsea e nis me fitore, mposht lehtësisht Los Angeles

Horoskopi, e martë, 17 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Në atë kafshë tjetër, koronavirusi jetoi dhe pësoi transformime gjatë atyre pesë vjetëve  dhe një ditë infektoi një njeri për herë të parë. Ka edhe hipoteza të tjera po ashtu. Shkenca nuk e di ende se ku koronavirusi zuri pusinë në pritje për pesë vjet, apo se kur u bë i rrezikshëm për njerëzit, apo se kur u infektua njeriu i parë, as edhe se cila kafshë e infektoi njeriun e parë. E vetmja gjë që shkenca di me siguri është fakti se koronavirusi i izoluar nga lakuriqi kinez nuk mundet të ketë infektuar njerëzit dhe nuk është i rrezikshëm për ta.

Ky fakt u publikua dy muaj më parë, bazuar në sekuencat genetike të lakuriqit dhe viruseve të marra nga njeriu. Kjo është po ashtu e vërtetë në rastet e SARS, MERS dhe Ebola – pavarësisht përpjekjeve të përsëritura për të lokalizuar këto viruse në lakuriqë, të gjitha kërkimet gjetën viruse shumë të ngjashëm, apo të dhëna për një ekspozim të mëparshëm që nuk do të thotë se ata bartnin virusin vazhdimisht dhe sigurisht jo që ia kalonin atë njerëzve, pavarësisht raportimeve që u shfaqën në shtypin gjeneralist.

Lakuriqët e ardhur nga Ferri

Pse lakuriqët e natës stigamtizohen kaq shumë nga shtypi në lidhje me viruset? Në vitet e fundit përherë e më shumë ka patur deklarime të vendosura sipas të cilave lakuriqët bartin viruse me origjinë shtazore, që mund të infektojnë njerëzit. Por ka shkencëtarë seriozë që nuk bien dakord me këtë dhe argumentojnë se lakuriqët nuk kanë ndryshim nga gjitarët e tjerë sa i përket numrit të viruseve zoonotike që bartin, sigurisht kjo nëse konsiderohet numri i madh i specieve në familjen e lakuriqëve. Rreth 1/5 e gjitarëve në botë janë lakuriqë.

Ka disa karakteristika të lakuriqëve që i bëjnë ata të “dyshuar” kur vjen puna te viruset. Aftësia e tyre
për të fluturuar, prania e tyre në të gjitha pjesët e botës, kolonitë e mëdha të tyre dhe tufat në të cilat jetojnë; jetëgjatësia e tyre dhe afërsia me njerëzit, të gjitha këto i bëjnë ata në pamje të parë të përshtatshëm për transmetimin e sëmundjeve.

Fakti se ata janë gjitarë i rrit mundësitë që ata të jenë transmetuesit. Kjo është arsyeja pse kërkimi për viruse të rinj në lakuriqët ka nxitur entuziazmin e kërkuesve dhe sa më thellë kërkimi, aq më të mëdha janë gjasat  se diçka do të gjendet.

Më tej akoma, gjetje të shumta në kohë tregojnë se sistemi imunitar i lakuriqëve është unik mes gjitarëve dhe i aftësuar në luftën kundër viruseve. Ky sistem imunitar i aftëson lakuriqët në përballjen e viruseve, përfshirë ata vdekjeprurës përmes përgjigjeve inflamuese deri diku agresive që çojnë drejt imunitetit. Si rezultat, shumë studime gjejnë antitrupa te lakuriqët – provë kjo se ata i janë ekspozuar viruseve – por pa gjetur vetë virusin.

Pa vetë virusin e gjallë, lakuriqi nuk mund të jetë një bartës dhe sigurisht nuk mund të jetë një transmetues. Kjo do të thotë se lidhja e rëndësishme në zinxhirin zoonotik të transmetimit te njerëzit mungon sërish.

Të hash një lakuriq që është sëmurë mund të të infektojë, njësoj sikur ha një kafshë tjetër të sëmurë dhe kjo gjë nuk rekomandohet. Si rregull, që të reduktosh shansin e transmetimit zoonotik të viruseve nga lakuriqët apo çdo kafshë tjeër, më e mira do të ishte që t’i hash ata rrallë dhe në përgjithësi të minimizosh kontaktet me ta; t’i lejosh të jetojnë në mjedisin e tyre natyral dhe duke mos vazhduar me invadimin e habitateve të tyre.

Është interesante të vihet në dukje se sistemi imunitar i jashtëzakonshëm i lakuriqëve me gjasë është zhvilluar për të mbështetur mënyrën e pazakontë të jetës së tyre. Lakuriqët jetojnë më gjatë se thuajse të gjithë gjitarët. Në vitin 2006 një lakuriq Brandt(Myotis brandtii) që peshonte vetëm 7 gram dhe me përmasën e një gishti njerëzor u rikap pasi ishte shenjuar nga shkencëtarët në Siberi 41 vjet më parë. Një mi i përmasave të tilla nuk do të mund të jetonte më shumë se dy vjet. Një jetëgjatësi e tillë ekstreme kërkon një sistem imunitar optimal.

Aftësia fluturuese e lakuriqëve, unike mes gjitarëve, duket të ketë kontribuuar po ashtu në zhvillimin e sistemit të tij imunitar. Në studimet tona kemi gjetur se lakuriqë të vegjël që peshojnë jo më shumë sesa 30 gramë mund të fluturojnë për një distancë 250 km në një natë.
Energjia që duhet dhe përshpejtimi metabolik gjatë fluturimit shoqërohen nga dëmtime me natyrë oksiduese, që kërkon një sistem imunitar të përshtatshëm. Disa besojnë se është kjo arsyeja pse lakuriqët e natës zhvillojnë shumë rrallë kancer.

Shtuar kësaj, një lakuriq që largohet nga shpella e tij në mbrëmje e rrit temperaturën e trupit të tij me disa gradë në një minutë. Kjo temperaturë e rritur trupore, që arrin 40 gradë Celcius apo më shumë, mesa duket ndihmon në vrasjen e viruseve apo baktereve të padëshirueshëm.

Është e rëndësishme të theksohet se dashuria jonë për lakuriqët nuk na ka verbuar(meqë ra fjala as lakuriqët nuk janë të verbër). Ka viruse zoonotike që janë transmetuar nga lakuriqët siç është Marburgu, Hendra, Nipah dhe tërbimi i lakuriqëve…

Viruset e lakuriqëve duhet të marrin respektin që meritojnë, por nuk ka këtu asnjë arsye t’u ngarkosh lakuriqëve viruse që nuk janë të tyret. /Haaretz-ResPublica

* Departamenti i Zoologjisë në Universitetin e Tel Avivit

Lajme të lidhura

SPORT

Botërori i klubeve/ Chelsea e nis me fitore, mposht lehtësisht Los Angeles

23:06 : 16/06/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e martë, 17 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 16/06/2025
SHENDETI

Sezoni i qershive, zbuloni vlera e larta ushqyese dhe sa duhet të hani çdo ditë

22:54 : 16/06/2025
BOTA

“Mali i shenjtë” që fsheh fuqinë bërthamore të Iranit/ Çfarë ka në strukturat 90-100 metra nën tokë

22:52 : 16/06/2025
BOTA

Mediat e huaja: Trump do t’i paraqesë Teheranit “ofertën përfundimtare”

22:44 : 16/06/2025
Lajmet e Dites

Nis vala e re sulmesh me raketa ndaj Izraelit, Irani: Kemi shënjestruar infrastrukturën ushtarake

22:42 : 16/06/2025
Para

Dy raste të reja me COVID-19 në Shkodër, infektohet një infermiere dhe një vajzë

TË GJITHA

Botërori i klubeve/ Chelsea e nis me fitore, mposht lehtësisht Los Angeles

23:06 : 16/06/2025

Horoskopi, e martë, 17 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 16/06/2025

Sezoni i qershive, zbuloni vlera e larta ushqyese dhe sa duhet të hani çdo ditë

22:54 : 16/06/2025

“Mali i shenjtë” që fsheh fuqinë bërthamore të Iranit/ Çfarë ka në strukturat 90-100 metra nën tokë

22:52 : 16/06/2025

Mediat e huaja: Trump do t’i paraqesë Teheranit “ofertën përfundimtare”

22:44 : 16/06/2025

Nis vala e re sulmesh me raketa ndaj Izraelit, Irani: Kemi shënjestruar infrastrukturën ushtarake

22:42 : 16/06/2025

Trump: Largimi i Rusisë nga G7, gabim shumë i madh

22:32 : 16/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com