• Kontakt
Wednesday, September 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Mësimet e nxjerra nga COVID-19

16:32 : 28/04/2020
në BOTA

Ndërsa mjekët amerikanë luftojnë një nga shpërthimet më të këqija në botë të COVID-19, disa po reflektojnë për atë që dëshironin të dinin kur filluan të luftojnë kundër pandemisë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Mariama Diallo njofton për mësimet e marra pasi vdekjet nga virusi në Shtetet e Bashkuara kaluan shifrën 56,000 sot.

Me SHBA që llogariten të kenë gati një të tretën e rasteve të koronavirusit në botë, disa mjekë amerikanë thonë se kanë mësuar shumë në vijat e para të betejës kundër sëmundjes.

Kjo përfshin një kuptim më të mirë se si të ndihmojnë pacientët që vijnë me nivel oksigjeni të ulët për shembull, thotë drejtori i departamentit të urgjencës së Spitalit Mount Sinai.

“Ajo që pamë fillimisht ishte se sapo dikush fillonte të merrte 6 litra oksigjen nga hunda, përkeqësohej gjithnjë e më shumë kështu që filluam të përdornim tubat.

Tani po kuptojmë se duhet ndoshta diçka në mes, për disa pacientë funksionon më mirë niveli i lartë i oksigjenit nga hunda dhe për disa të tjerë vendosja e presionit të ajrit përmes tubave mund të jetë mënyrë më e mirë.

Lexo edhe:

No Content Available

Gjëja tjetër që kemi mësuar është se aktualisht mund t’i kthejmë pacientët përmbys”, thotë Jolion McGreevy.

Metoda e shtrimit të pacientëve me barkun poshtë ka qënë e suksesshme, shpjegon një tjetër mjeke kardiologe në repartin e emergjencës në qendrën mjekësore të Universitetit Kolumbia.

“Teoria është se mushkëritë janë si sfungjer, dhe nëse shtriheni në shpinë për një kohë shumë të gjatë, ai lloj graviteti i tërheq të gjitha sekrecionet dhe lëngjet bllokojnë pjesë të mushkërive.

Kur i kthen pacientët me barkun poshtë, e çliron atë hapësirë para pjesës së bustit për të lejuar që mushkëritë të hapen dhe zgjerohen dhe të japin oksigjenim më të mirë. Dhe kjo funksionon”, thotë Jennifer Haythe.

Ajo thotë gjithashtu se spitalet nuk kishin pajisje kryesore, diçka që përjetuan edhe spitalet në Itali, Spanjë dhe pika të tjera të nxehta.

“Të gjithë do të donim, për të shpëtuar njerëzit, që kjo po vinte më parë. Mund të kishim mjetet në spitale dhe të menaxhonim pacientët. Mund të kishim mënjanuar grumbullimin në masë të njerëzve që erdhën njëherësh. Të kishim më shumë veshje mbrojtëse për mjekët dhe infermierët”, thotë mjekja.

Mjekja Anju Goel thotë se më e habitshme për të ka qenë mënyra se si virusi prek të moshuarit.

“Ajo që unë nuk e kuptova plotësisht ishte ashpërsia e sëmundjes tek pacientët e moshuar. Mund të kishim krijuar masa kontrolluese më kufizuese për të parandaluar ekspozimin ndaj këtij grupi dhe gjithashtu për të marrë trajtim shumë të hershëm për ta për të parandaluar komplikimet”.

Për shumicën e njerëzve, sëmundja shkakton simptoma të lehta, të tilla si ethe dhe kollë.

Për disa, veçanërisht të moshuarit dhe njerëzit me probleme shëndetësore ekzistuese, mund të shkaktojë sëmundje më të rëndë, përfshirë pneumoninë, dhe mund të çojë në vdekje./VOA/

Etiketa: Mësimet e nxjerra nga COVID-19

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Gjermania e pakënaqur me saktësinë e testimeve për koronavirusin

TË GJITHA

EMRI/ Në kërkim nga Italia për vjedhje, arrestohet 35-vjeçari nga Bulqiza në Kakavijë

09:09 : 10/09/2025

Dronët rusë shkelën hapësirën ajrore, Polonia aktivizon mbrojtjen e NATO-s

09:01 : 10/09/2025

Mungesa e transparencës për kontratat e konsulencës, “shqetësuese dhe antiligjore”

08:45 : 10/09/2025

VIDEO/“Ambasadorët bio”, gafa e Mirela Kumbarës në “Diplo2025”: 110,000 turistë vizituan Spanjën në vitin 2024

08:43 : 10/09/2025

Vjeshta sjell ndryshime! Ja kujt do t’i lulëzojë puna dhe kush do të ketë momente të vështira

08:40 : 10/09/2025

Pas sherrit, gardisti nxjerr armën e shërbimit dhe kërcënon me jetë një qytetar në Tiranë

08:38 : 10/09/2025

Shqiptarët të fundit në Europë për aftësitë bazë për informacionin dixhital

08:25 : 10/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com