• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Amnistia fiskale/ Shehi: Bëhet për të pastruar paratë e krimineleve

12:58 : 22/04/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Kreu i LZhK-së Dashamir Shehi, në një intervistë me Abc News ka komentuar situatën aktuale në vend dhe mënyrën sesi qeveria e ka menaxhuar deri më tani krizën e shkaktuar nga koronavirusi.

Sa i përket masave të marra për të përballuar epideminë, Shehi thotë se ato nuk janë marrë në kohë pasi duhej të merrej parasysh që më parë që ne si vend nuk mund të shpëtonim nga koronavirusi duke marrë parasysh numrin e madh të shqiptarëve që ndodhen në Itali.

Ish-deputeti thotë gjithashtu se shtyrja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore nuk ka asnjë kuptim që të shtyhet edhe dy muaj. Sipas Shehit ekonomia e vendit duhet të hapet së shpejti ndryshe do të kemi një krizë që do duhen disa vite për ta kaluar.

Masat e marra nga qeveria? Si i vlerësoni?

Lexo edhe:

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

Dashamir Shehi: Kjo qeverisje, si gjithë punët e tjera edhe këtë e ka bërë shkel e shko, i ka bërë në funksion të propagandës. Kushdo që të ishte do i merrte disa masa. Janë të domosdoshme. Nuk dua t’ia ngarkoj të gjitha kësaj qeverie, por unë gjykoj se një pjesë e këtyre masave duhej të ishin marrë ndryshe. Nga sot duhet të veprojmë ndryshe. Qeveria i mori masat me vonesë. Kemi gjysmë milioni emigrantë shqiptarë në Shqipëri. Gjykoj se një pjesë e këtyre masave e kanë dhënë një efekt pozitiv, një pjesë nuk ka funksionuar.

Ndërsa, ish-deputeti shtoi gjithashtu se nuk i beson shifrat e publikuar deri më tani, duke shtuar se po bëhen më qëllim një numër i vogël testimesh në mënyrë që të duket sikur situata është nën kontroll.

Dashamir Shehi: Shifrat për mua nuk janë këto. Po të bësh 6000 tampone, 600 veta do dalin.Po të besh 30,000 tampone do dalin më shumë. Pak tampone nuk krijojnë një hartë reale. Numri i vogël i testimeve është manipulimi bazë, e bëjnë për të treguar që po e mbajnë në kontroll. Në qoftë se këta qenkan të zotët, çfarë logjike ka shtyrja e gjendjes për edhe dy muaj. Gjykojmë që ka ardhur dita që ekonomia të hapet. Pas dy javësh ky s’ka më nevojë për gjendje të jashtëzakonshme.

Mendoni se situata është në kontroll falë masave të rrepta të marra?

Dashamir Shehi: Nuk e dimë në çfare kushte jemi. Masa e ka dhënë një pjesë të efektit, por kemi një realitet krejt tjetër, jemi vend i vogël, gjysma jeton nëpër fshatra, hiq Tiranën. Struktura e popullsisë është akoma relativisht e re. Të moshuarit tanë vdesin nëpër shpia jo në shpitë e pleqve.  Unë gjykoj që nuk kemi më nevojë për gjendje të jashtëzakonshme. Duhet hap ekonomia, nëse jo, do rrënohet në mënyrë definitive, do hymë në një krizë që do na duhet 2-3 vite për ta kaluar.

Kryeministri ka prezantuar dy paketa, ju si mendoni, janë të mjaftueshme?

Dashamir Shehi: Unë e gjykoj që është e pamjaftueshme. Ka akoma para rezerva kjo qeveri dhe kjo situate po të menaxhohet ndershmërisht, të mos menaxhohet me fushate, jo çdo gjë të bëhet në funksion të 12 muajve, kjo do të vazhdojë përtej mandatit të kësaj qeverie. Ky zotëri ka marrë nga Europa dhe FMN rreth 350 milionë, e ka borxhin e brendshëm, 1000 milion me bono thesari, 450 milione i ka marrë jashtë, paketë që po të shpërndahet mire mund të japë efikasitet. Mund të marrë para nga Evropa, të heqë nga ato miqve të vetë e PPP-ve, të investojë 1 miliard euro në ekonimi, ndryshe do ta rrënoje në mënyrë definitive, një pjesë të madhe të bizneseve.

Ndërsa, sa i përket amnistisë fiskale, Shehi u shpreh se nuk bëhet fjalë për një gjë pozitive, por sipas tij kjo është një mënyrë për të pastruar paratë e kriminelëve.

Dashamir Shehi: Amnistia fiskale është një turp, dështim, behet për të pastruar paret e krimineleve, ua ka dhënë me sinjal deri për zgjedhje kanë kohë… /abcnews.al/

Lajme të lidhura

SPORT

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025
SPORT

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025
SPORT

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025
SPORT

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025
AKTUALITET

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025
Para

Ibra bën shaka me Beckham-in: “Djalë i mirë por dëgjonte shumë… Justin Bieber-in”

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com