• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Qeveria dështoi në përballimin e situatës”/ Basha: Rama zgjedh që paratë të shkojnë për tendera korruptiv dhe jo për qytetarët

10:19 : 21/04/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

“Sot, 5 javë prej fillimit të karantinës, është e qartë se qeveria s’ka as plan, as strategji dhe se ajo ka dështuar në përballimin e situatës.”

Kështu u shpreh kryedemokrati Lulzim Basha në deklaratë të tijën për situatën e COVID-19 në vendin tonë.

Nga selia blu, kryeopozitari u shpreh se gjendja po përkeqësohet, ekonomia po shkatërrohet dhe mijëra qytetarë po mbeten të papunë.

Sipas tij nuk u mor asnjë masë nga qeveria që qytetarët të mbështeteshin financiarisht për këtë sakrificë dhe se disa hapa gjysmakë dhe me shumë vonesë që u shpallën, ende sot e kësaj dite nuk janë zbatuar.

Kreu i PD-së më tej deklaroi se paratë janë por, kryeministri Edi Rama zgjedh që ato të shkojne për tendera korruptivë dhe koncesione, dhe jo për qytetarët.

Lexo edhe:

Vota e diasporës/ Celibashi: 15 mijë emigrantë nuk do të marrin dot zarfet

Denoncimi i Berishës: Gentian Berberi po shpërndan para me fugon policie për vota në Kukës

Deklarata e plotë e kreut të PD-së Lulzim Basha:

Të dashur bashkëqytetarë!

Ju jam mirënjohës për këtë sakrificë të madhe që po bëni sot e 5 javë.
Këtë sakrificë e bëjmë në emër të jetës dhe të dashurisë njerëzore për njëri-tjetrin.

Por ndërkohë që ju keni sakrifikuar kaq shumë, fatkeqësisht ndihma dhe mbështjetja që duhet të merrni nga shteti ju ka munguar.

Gjendja në vend po rëndohet çdo ditë. Ekonomia po shkatërrohet, fasoneritë kanë nisur të preken masivisht nga Covid-19, mijëra qytetarë kanë humbur vendet e punës dhe bukën e tyre të përditshme. Dhjetëra mijëra biznese rrezikojnë falimentimin.

Me bindjen se asgjë nuk është më e rëndësishme se shëndeti dhe jeta e qytetarëve, ne jemi angazhuar fuqimisht që prej ditës së parë duke propozuar ide dhe zgjidhje si për emergjencën shëndetësore ashtu edhe për emergjencën ekonomike.

Por sot, 5 javë prej fillimit të karantinës, është e qartë se qeveria s’ka as plan, as strategji dhe se ajo ka dështuar në përballimin e situatës.

Qytetarët u urdhëruan të rrinë në shtëpi dhe bizneset të mbyllen, por nuk u mor asnjë masë që ata të mbështeteshin financiarisht për këtë sakrificë. Disa hapa gjysmakë dhe me shumë vonesë që u shpallën, ende sot e kësaj dite nuk janë zbatuar, dhe njerëzit nuk i kanë marrë akoma lekët e tyre.

Sot duhej të shpërndahej paketa e dytë e ndihmës, por edhe ky ishte vetëm një premtim tjetër bosh.

Qytetarët që tani ju duhet të paguajnë faturat e rritura të dritave e ujit, janë ende sot pa asnjë të ardhur.

Bizneset po mbyllin mijëra vende pune sepse nuk kanë asnjë mbështetje.

Masat që janë marrë në ndihmë të njerëzve dhe ekipeve shëndetësore janë të vonuara dhe të pamjaftueshme.

Kështu u neglizhuan masat për sigurimin në kohë të mjeteve të nevojshme shëndetësore, dhe pastaj me pretekstin e urgjencës, u bënë tendera sekretë dhe korruptivë.

Këto 5 javë janë rënduar shkeljet ligjore dhe kushtetuese me urdhra që vijnë nga facebook-u, ku kryeministri ka marrë përsipër të gjitha funksionet në shtet, nga polici tek doktori.

Shqiptarët kanë paguar nën qeverisjen Rama taksa, akciza dhe tarifa ndër më të lartat. Sot këto taksa duhet t’ju shkojnë në ndihmë atyre!

Njerëzit nuk kërkojnë lëmoshë — në këto kohë emergjence kombëtare atyre iu takon të marrin ndihmën financiare nga buxheti i shtetit!

Paratë janë. Por Rama zgjedh që ato të shkojne për tendera korruptivë dhe koncesione, dhe jo për qytetarët.

Qytetarët duhet të marrin menjëherë ndihmën financiare që ju takon!

Bizneset duhet të mbështeten që të mos falimentojnë dhe të largojnë njerëzit nga puna!

Ekonomia duhet të ndihmohet me të gjitha mënyrat që të mos bjerë në humnerë!

Duhet të rriten urgjentisht testimet si garancia e vetme për të ecur përpara të sigurtë!

Sa më shumë vonohen këto masa dhe mbështetja financiare për qytetarët dhe bizneset, aq më shumë thellohet kriza dhe papunësia.

Koha nuk pret!

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vota e diasporës/ Celibashi: 15 mijë emigrantë nuk do të marrin dot zarfet

20:50 : 10/05/2025
AKTUALITET

Denoncimi i Berishës: Gentian Berberi po shpërndan para me fugon policie për vota në Kukës

20:36 : 10/05/2025
AKTUALITET

Rama takohet me vëzhguesit e OSBE/ODIHR në një hotel disa orë para zgjedhjeve

20:18 : 10/05/2025
AKTUALITET

Krimet zgjedhore/ Dy prokurorë të SPAK zbarkojnë në Fier, monitorim dhe në Roskovec

20:07 : 10/05/2025
AKTUALITET

Nga Mirosh Hoxhaj te Sokol Hodaj e Engjëllush Bellaj/ Berisha: Ja EMRAT që po blejnë vota për Vullnet Sinajn

19:56 : 10/05/2025
AKTUALITET

Denoncimi i PD: Broz Pjetrani, Melazim Mustafa dhe Ditier Draga po blejnë vota në Shkodër

19:40 : 10/05/2025
Para

Covid-19, ish-Kryeministri Meksi: Testime në masë, ja si mund të shmangim krizën ekonomike

TË GJITHA

Vota e diasporës/ Celibashi: 15 mijë emigrantë nuk do të marrin dot zarfet

20:50 : 10/05/2025

Denoncimi i Berishës: Gentian Berberi po shpërndan para me fugon policie për vota në Kukës

20:36 : 10/05/2025

Rama takohet me vëzhguesit e OSBE/ODIHR në një hotel disa orë para zgjedhjeve

20:18 : 10/05/2025

Krimet zgjedhore/ Dy prokurorë të SPAK zbarkojnë në Fier, monitorim dhe në Roskovec

20:07 : 10/05/2025

Nga Mirosh Hoxhaj te Sokol Hodaj e Engjëllush Bellaj/ Berisha: Ja EMRAT që po blejnë vota për Vullnet Sinajn

19:56 : 10/05/2025

Denoncimi i PD: Broz Pjetrani, Melazim Mustafa dhe Ditier Draga po blejnë vota në Shkodër

19:40 : 10/05/2025

Ishte nisur për të eksploruar Venusin në vitin 1972, anija kozmike sovjetike kthehet në Tokë

19:26 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com