• Kontakt
Saturday, May 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dokumentat/ Zbulohet kompania, ja ku po blen Ogerta kitet mjekësore me 4-fishin e çmimit

18:17 : 21/04/2020
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Partia Demokratike akuzon prej dy ditësh se qeveria ka blerë kite mjekësore, për testimin e qytetarëve për COVID-19, me katër-fishin e çmimit real në një tender sekret, por pa përmendur se cila është kompania që po aplikon këtë çmim.

“Boldnews.al” kreu disa verifikime, në bazë të të cilave konkludohet se kompania farmacautike, me të cilën Ministria e Shëndetësisë ka lidhur kontratë për blerjen e kiteve mjekësore me një çmim plot 4 herë më të lartë është “OES Distrimed”.

Qeveria shqiptare ka miratuar 4 kontrata, të nënshkruara me procedurë të drejtëpërdrejtë ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe operatorëve privatë, që prej shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore, të shkaktuar nga COVID-19.

Vetëm njëri prej këtyre kontratave ka si objekt blerje kitesh mjekësore. Qeveria, me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 272, dt. 03.04.2020, ka vendosur “Miratimin e kontratës për Lotin 1 me objekt ‘Blerje kite për laboratorin mikrobiologjik për realizimin e RT-PCR të përshtatshëm për t’u përdorur për pajisjen e Existation të firmës Bioneer ose ekuivalent për QSUT”.

Lexo edhe:

Skandal/ Polici kërkon s*ks në këmbim të kalimit ilegal të kufirit

Skandal/ Bashkia e Tiranës harron qytetarët, urdhëron militantët të varin banderola propagandistike nëpër pallate (Foto)

Pavarësisht titullit të gjatë të tenderit, qeveria shqiptare është kujdesur të mos bëjë publike as kompaninë fituese të tenderit të drejtëpërdrejtë dhe as shumën financiare të tenderit.

“Boldnews.al” kreu verifikime në disa burime të besueshme, nga të cilat mësoi se Loti i Parë i tenderit për blerjen e kiteve laboratorike është fituar nga kompania “OES Distrimed”.

Loti i parë i këtij tenderi emërtohej: “Blerje kite dhe reagentë të përshtatshëm për t’u përdorur në pajisje Maglum 800 Snibe LTD dhe me pajisjen Existtion të Bioner”.

Në dokumentat e brendshëm, të hartuar në mbyllje të procedurës tenderuese, shënohet: “Shoqëria ‘OES Distrimed’ është shpallur fituese, me vlerë totale prej 8.5 milionë lekë pa TVSH”.

Të dhënat e siguruara nga “Boldnews.al” tregojnë edhe një detaj tepër interesant.

Sipas dokumentave të tenderit, afati i lënë paraprakisht në dispozicion kompanisë apo kompanive që do të merrnin pjesë në tender për të dorëzuar mallin e porositur ishte vetëm dy orë.

Pra, dukej se gjithçka ishte paracaktuar më së miri. Kompania që do të fitonte tenderin, jo vetëm duhet të jepte ofertën më të ulët, por edhe duhet t’i kishte gati të gjithë sasinë, të paketuar dhe, mundësisht, të ngarkuar në mjetet që do të bënin transportin e tyre nga dyqanet/depot drejt Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Kompania ‘OES Distrimed”, e cila fitoi tenderin “2 orësh” të Ministrisë së Shëndetësisë rezulton një prej operatorëve ekonomikë që ka fituar numër të konsiderueshëm tenderash të zhvilluar nga struktura e shëndetit publik, sidomos pas marrjes së postit të ministres nga ana e Ogerta Manastirliut.

Në një raportim të mëparshëm, “Boldnews.al” publikoi një seri të gjatë tenderash, të fituar nga “OES Distrimed”, në të cilat merrnin pjesë, pa kurrëfarë rivaliteti, disa operatorë të tjerë, përfshirë “Euromed”, “Biometrik” dhe “Montal”, që paraqiteshin në procedura pa dorëzuar oferta financiare.

Etiketa: #Skandal#boldnews

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Skandal/ Polici kërkon s*ks në këmbim të kalimit ilegal të kufirit

21:07 : 08/06/2020
AKTUALITET

Skandal/ Bashkia e Tiranës harron qytetarët, urdhëron militantët të varin banderola propagandistike nëpër pallate (Foto)

16:37 : 17/04/2020
AKTUALITET

‘Për të qarë apo për të qeshur’/ Mësuesja e matematikës nuk di të kthejë çerekun e numrit në thyesë (Video)

21:08 : 26/03/2020
Para

Koronavirusi/ 543 viktima në 24 orët e fundit në Itali, bie numri i pacientëve në terapi intensive

TË GJITHA

Euroliga/ Eleminohen kampionët, Panathinaikos mundet nga Fenerbahçe

20:27 : 24/05/2025

Dosja ‘Ura’/ Policët shqiptarë morën 2 mijë lekë ryshfet për të mos ndaluar trafikantin e heroinës

20:27 : 24/05/2025

Sulmet izraelite në Gaza, një mjeke palestineze humb 9 fëmijët në një natë

20:09 : 24/05/2025

Taulant Xhaka tërhiqet nga futbolli, koreografi speciale nga klubi i Basel-it

20:01 : 24/05/2025

Rama si përdorues karteleve terroriste të drogës për zgjedhjet, një i pandehur “amerikan”

20:00 : 24/05/2025

Video/ Fjalimi i fundit i Ancelottit përlot të gjithë të pranishmit në ‘Santiago Bernabeu’

19:46 : 24/05/2025

Vrasja e Altin Arapajt, avokati i autorit: Ishin miq dhe kishin konsumuar kokainë

19:31 : 24/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com