Nga Gjeneral Piro Ahmetaj
Për më shumë se 3 muaj të përballjes globale me Covid-19, Kryetarë Shtetesh, mijëra personalitete, strategjistë, kolegë si dhe miliona qytetarë të zakonshem në hapësirën euroatlantike shtrojnë pyetjen: “po NATO”?!
Pa e lodhur lexuesin, në vijim do të paraqes fare shkurt disa vlerësime strategjike mbi peshën e rrezikut dhe impaktet mbi perspektivën e NATO-s dhe strukturave të Sigurisë Kombëtare:
Së pari, vetëm rikujtoj se, plot 71 vjet më parë, 4 vjet pas Luftës së II Botërore, udhëheqësit e 12 vendeve perëndimore themeluan NATO-n, dhe të ashtuquajtur “gjysmën tjetër e arrës”, planin ekonomik “Marshall” (Traktati i Vashavës u themelua pas 6 viteve 14 maj 1955!).
40 vjet më vonë (1989), 16 vende të hapësirës euroatlantike dhe bota mbarë shijuan frutet e projektit-trumfator të Presidentit të 33 i SHBA, strategut të Luftës së II Botërore, “Babai”, Komandanti i parë i NATO-s (1949) dhe Gjenerali mendjendritur, Dwight D. Eisenhower.
Së dyti, mbas rrëzimit të murit të Berlinit (1989) dhe shkrirrjes së Traktatit të Varshavës (1990), personalitete dhe kritikë “me arsye strategjike” nga mbarë bota, shtronin pyetjen “logjike”, përse duhet (?); pse të mos shkrihej edhe NATO (?), ndërsa misioni bazë për të cilën ishte ngritur aleanca (rreziku Rus) kishte rënë plotësisht. Për hatër të së vërtetës, kjo “këmbore”, ka vijuar pa ndërprerje pas 90s, ndërsa NATO, vijon të vitalizohet dhe fuqizohet!
Së treti, përkundër kritikëve në vend të “ceremonisë së lavdishme të shkrirjes”, liderët e mirënjohur të viteve ’90, Regan, Bush, Kohl, Gjenerali Powell, etj, që në Samitin e 11 të Romës (1991) vendosën trasformimin si dhe shpallën projektin politik të “dyerve të hapura” .
Së katërti, për 30 vitet e fundit, NATO nëpërmjet 3 koncepteve strategjike (Romë-1991, Uashington-1999 & Lisbonë-2010), ka bërë zgjidhje të mençura për zgjerimin e hartës së kontributeve jashtë nenit 5. Falë tyre është transformuar, ka mbijetuar dhe dominuar tregun e sigurisë globale, duke u rikonfirmuar si aleanca më e fuqishme e historisë së njerëzimit.
Sot, NATO ka nën përgjegjësinë e saj një shtrirje gjeografike në 30 vende demokratike europiane, 2 në Amerikën e Veriut (SHBA dhe Kanada) dhe 1 në Euro-Azi (Turqia), ku jeton një popullsi rreth 1 miliard vetë (1/10 e popullsisë së globit).
Së pesti, 11 shtatori ishte një ”shok”, por edhe arsye e fortë për ta transformuar më tej Aleancën, forcuar solidaritetin dhe zhvilluar kapacitete të afta për t`u përballur jo vetëm me kërcënimet ushtarake tradicionale, por edhe me kërcënimet “e buta” si, terrorizmi, shtetet e dështuara, kërcenimet kibernetike, krimi organizuar ndërkombtar, emergjencat, etj.
Presidenti Bush, në vitin 2004 bëri një parashikim gati profetik, duke bërë thirrje lidershipit të vendeve të NATO-s; “për të parashikuar rreziqet dhe zhvilluar kapacitete të afta në përballjen me armët biologjike, epidemitë mjekësore, etj”!!
Kështu, mbas vitit 2001, janë të papërshkrueshme përpjekjet, aktivitetet, takimet dhe kostoja e jashtëzakonshme (triliona) për të zhvilluar kapacitete të afta për sfidat dhe rreziqet e kohës.
Së gjashti, edhe pse pandemitë klasifikohen të “rreziqet e buta”, pakush, në mos askush, e kishte parashikuar në doktrinat e NATO-s, apo peshuar në strategjitë kombëtare pandeminë si një kërcënim të shëndetit dhe jetës së njerëzimit në mbarë globin.
Së shtati, meqënëse përballja me Covid-19 është me interes të gjerë publik, por edhe subjekti themelor i këtij opinioni, në vijim do të paraqes një përmbledhje më të zgjeruar:
Për ta bërë të qartë, NATO, nuk e ka as mision, as përgjegjësi, dhe si e tillë nuk zhvillon kapacitete për kërcënimet jashtë artikullit 5 (tërësinë teritoriale). Kështu, epidemitë, sikurse edhe kërcenimet elektronike, aktet terroriste (kujtoj rastet e UK, Francës, Spanjës, Turqisë, etj), tërmetet, përmbytjet, etj mbeten përgjegjësi eskluzive e vendeve sovrane dhe jo e Aleancës së përbashkët. Gjithësesi NATO:
(a). Nëpërmjet NAC (Këshillit të Atllantikut të Veriut), nxit vendet të mbështesin njera-tjetrën në planin bilateral, si dhe nëpërmjet Departamentit të Planifikimit të Emergjencave (Civil Emergency Planning) koordinon dhe integron përpjekjet e përbashkëta, bazuar në një listë kërkesash të paraqitura nga vendet respektive. P.sh kjo qasje është aplikuar edhe në mbeshtetje të vendit tonë në rastin e përmbytjeve të vitit 2011, si dhe tërmetet e vitit 2019.
(b). Thënë më qartë, epidemitë, në rastin konkret Covid-19, mbeten përgjegjësi kombëtare, pra, vendet duhet të parashikojnë, ndërtojnë strategji dhe zhvillojnë kapacitete për t`u përballur, mirëmenaxhuar dhe tejkaluar pasojat e epidemive. Siç edhe po ndodh, vendet nxiten që, në mënyrë bilaterale, t`i ofrojnë ndihma Italisë, Spanjës dhe pothuajse të gjitha vendeve aleate.
(c). Nga ana tjetër, është në përgjegjësinë e drejpërdrejtë të NATO-s, që të ngrejë kapacitete të afta për të mbrojtur personelin në të gjitha instalimet ushtarake të kohës së paqes, në bashkëpunim me vendet “host nation”, ku konkretisht janë këto instalime, kundrejt marrëveshjes së SOFA-s (Status of Force Agreement)). Si shembull, këtë shërbim mjeksor do ta realizojë shteti shqiptar për personelin e huaj që/kur do dislokohet në Bazës së Kuçovës.
E thënë edhe më konkretisht, dhe për të qetësuar familjarët e 141 ushtarkëve sot në operacione (Afgansitan, Kosovë, BIH; Mali dhe Sudan), masat e përkujdesjes shëndetësore ndaj Covid-19, për personelin në këto operacione do të mbulohen nga NATO. Sigurisht, për këtë përkujdesje, vendet që janë “Lead nation” mbajnë përgjegjësinë themelore, por në shumicën e rasteve SHBA realizojnë mbështetje me shërbime shëndetësore.
Së fundi, mbas Covid-19, NATO, për herë të parë në historinë 71 vjeçare, prej 2 muaj është duke zhvilluar aktivitete online, duke ruajtur me rotacion aktivitetet jetike të saj.
Pothuajse nga të gjithë, strategjistë apo njerëz të zakonshëm është pranuar se, pandemia, edhe më fortë së 11 shtatori, është një këmbanë e fortë alarmi, për të transformuar establishmentin e sigursisë globale (NATO, UN, BE), shoqërinë, ekonominë dhe mënyrën e jetesës.
Gjithësesi, me të drejtë qytetarët i janë rikthyer pyetjeve, përse nevojitet NATO (?), përse shpenzohen rreth 1 trilion euro çdo vit (740 miliard vetëm USA) dhe kështu natyrshëm, lind pyetja, kush është e ardhmja e NATO-s në raport me këto kërcënime ?
Pa asnjë mëdyshje, gjykoj se duhet dhe do të transformohen NATO, strukturat e tjera të sigursisë globale si dhe sistmet e sigursisë kombëtare, për t`u fokusuar edhe më fortë te kërcënimet e jetës, shëndetit dhe mirëqenies e qytetarëve.
Debati sapo ka nisur. Sekretari i Pergjithshëm, Jens Stoltenberg, ka adresuar thirrje të përsëritur 30 vendeve te NATOs, për të ngritur kapacitete, forcuar solidaritetin dhe kohezionin në perballjen me këtë virus.
Ndërsa SHSHP i SHBA-ve, Gjeneral Milley, para pak ditësh, konformoi se edhe në kushtet e Covid-19, që tashme ka prekur rreth 150 vendislokime, fuqia ushtarake e Aleancës së Atlantikut dhe SHBA, mbetet e afta të ndëshkojnë vendet apo organizatat terroriste që mundet të përfitojnë nga kjo situatë, duke kërcënuar hapsirën e përgjegjësisë së NATO-s.
Mbas “shock-ut të befasisë” autoritetet, ekspertët, kritikët e fushës së Sigurisë në SHBA, Londër, Berlin, Paris, Itali, Romë, Moskë, etj, mbas zgjimit nga shoku i “bombës biologjike nga armiku pa emër”, po krijohet platforma e debateve, dakordësive dhe kundërshtive mes vendeve, leaderve e strategjistëve, si dhe përpjekjeve për rikthim të solidariteti dhe mbjellja e kohezionit të domosdoshëm.
Ish PM i UK, Gordon Brown, i njohur për leadershipi-in dhe idetë e tij racionale të recesionit ekonomik të vitit 2008, ka dominuar debatin me idenë e tij kundër adresimeve nacionale, pasi kërcënimi është i përbotshëm dhe imponon angazhime të përbashkëta. Konkretisht Ai rekomandonte, ngritjes së një task-force globale, e cila të shërbejë si një mekanizëm “xhandar dhe koordinator” standarteve, rregullave dhe masave për ta përballuar e tejkaluar këtë armik.
Lexuar në planin e përballjes kombëtare me Covid-19, paraqes 7 rekomandime strategjike:
- Duhet përbuzur me neveri dhe tejkaluar ‘si një ëndërr e keqe”, përqasja e “Partisë Shtet”, “Udhëheqësi Baba”, arroganca politike, shpërdorimi i funksioneve shtetërore, si dhe ç`fokusimi i energjive” për të denigruar opozitën zyrtare dhe oponentët politikë.
Për hatër të së vërtetës dhe përtej paragjykimeve populiste, nuk mund të mos e them se, Basha, çdo ditë, por edhe në dy mbledhjet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, po demonstron se, është “modeli i shtetarit që bën diferencën”, pasi në mënyrë konstante (jo vetëm në këtë rast), ka konfirmuar se, “PD në opozitë apo qeverisje, nuk bën dhe nuk do të bëjë kurrë as politikë, as kompromise, as llogari cinike, as arrogancë dhe as propagandë me fatkeqësitë, jetën, shëndetin e qytetarëve dhe interesat kombëtare”.
- Duhet mbështetur “me çdo çmim”, për pajisjen dhe trajtimin e mjekëve, infermjerëve, Policisë së Shtetit, ushtarakëve dhe këdo të angazhar në skalionin e parë.
- Transparencë e paketës së kompesimeve/ndihmës socale për qytetarët, lehtësirat financiare dhe mbështetje ekonomike ndaj bisneseve. Këto kërkesa janë detyrime shtetërore që burojnë nga Kushtetuta dhe ligjet e vendit.
- Përgatitja e një matricë kombëtare emergjente me skenarët, nevojat për kapacitete, masat prioritare dhe paketa e mbështetjes ekonomike, jo si dhuratë, as “nga thesi i dëshirave të Kryeministrit”, por, DETYRIME të përcaktuara në nenet 11, 27, 38 dhe 49 të Kushtetutës; neneve 19, 22 dhe 41 të ligjit nr. 45/2019, “Për mbrojtjen civile”; si dhe nenit 7, pika 4, të ligjit nr. 15/2016, “Për parndalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe mbrojtjen nga sëmundjet infektive”. Kaq e thjeshtë!
- Një paketë të “mbështetjes & mbijetesës ekonomike” me deri në 10 % të GDP-së, përqasje (Helicopter Money) që po aplikohen nga shumica e qeverive të vendeve të prekura.
- Ngritja e “Task Force” për emergjencat mbarë-kombëtare (Shqipëri – Kosovë), për të ndërtuar një strategji afatgjatë, kapacitete, matricë me masa dhe rregulla angazhimi të përbashkëta, për t`u përballur me kërcenimet kibernetike, epidemitë, tërmetet, etj.
- E çmoj të gjetur, të siell thënien e njerit nga eterit e themelimit te SHBA, Benjamin Franklin: “Ata që bëjnë pazare me lirinë e tyre, për pak siguri më shumë, nuk meritojnë asnjerën prej tyre”! Parë kështu, mbetet jetike rikthimi te demokracia funsionale, dhe kështu prioritet mbi pritoritetet vijimi i përpjekjeve për “zgjedhje pluraliste”, ri-kthimin e legjitimitetit të Kuvendit dhe pushtetit lokal, si dhe ngritjen e mekanizmave të besueshëm për kontrollin e balancave të pushtetit.
Në përmmbyllje, edhe në emër të kolegëve të Grupit Strategjik të Ekspertëve në PD, përsërisim apelin ndaj qytetarëve: “të zbatojmë me korrektesë distancën sociale, masat e përkujdesjes shëndetësore të përcaktuara nga protokolli i OBSH dhe institucionet shëndetësore vendase”, si dhe besojmë fort se, me përgjegjshmëri shtetërore, solidaritet, dhëmbshuri, disiplinë dhe mbështetje sociale shtesë, do i`a dalim ta fitojmë betejën me këtë kërcënim për jetën, shëndetin mirëqenien e qytetarëve, si dhe vlerat demokratike të shoqërisë.