• Kontakt
Monday, May 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Shkencëtarët parashikojnë si do të ndikojë rihapja tek epidemia

20:46 : 20/04/2020
në BOTA

Autoritetet në Evropë, ashtu si edhe në kontinente të tjera po diskutojnë mënyra për t’u rikthyer gradualisht në normalitet. Ata kanë varur shpresat tek përgjigja e shkencës mbi reagimin e sistemit imunitar të personave që e kanë kaluar tashmë COVID-19, apo nëse sëmundja do të fashihet me afrimin e stinës së nxehtë në hemisferën veriore.

Pas një pezullimi të përgjithshëm disa javësh, qytetet kryesore evropiane po ringjallen gradualisht. Dyqanet po hapen dhe po dëgjohet përsëri zhurma e aktivitetit ndërtues.

Në Itali autoritetet kanë lejuar rihapjen e librarive, kancelarive dhe dyqaneve me artikuj të përditshëm, megjithëse disa pronarë ende druhen të rihapin biznesin.

Mjekët dhe shkencëtarët po përpiqen të parashikojnë se çfarë pritet në këtë fazë dhe si të përgatiten për të:

“Studimet e mëparshme tregojnë se analizat e gjakut përmbajnë anti-trupa nga reagimi ndaj disa viruseve. Nuk jemi të sigurtë nëse kjo garanton mbrojtje nga infektimi për herë të dytë në rastin e koronavirusit. Në studimet me SARS dhe MERS kemi parë se imuniteti zgjat 1-3 vjet, por nuk e dimë se sa zgjat për COVID-19. Po ashtu ka mundësi që virusi të zhvillojë mutacione. Për shembull virusi i gripit pëson mutacione prandaj çdo vit modifikojmë vaksinën. Nëse pëson mutacione më të vogla se gripi, atëherë vaksina dhe imuniteti ofrojnë shpresa për mbrojtje nga virusi, por ende nuk kemi zhvilluar studimet e nevojshme,” thotë Dr. Tom Wingfield.

Lexo edhe:

Horoskopi, e hënë, 19 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Exit Poll-et/ Kryetari i Bukureshtit në epërsi të papritur në zgjedhjet në Rumani

Dr. Tom Wingfield beson se vëmendja duhet të përqëndrohet tani në zona që kanë qenë jashtë radarit të autoriteteve:

“Ato rajone në shkallë kombëtare e ndërkombëtare që nuk janë ndikuar deri tani do të jenë zonat që goditen nga epidemia kur të zbusim masat e izolimit”.

Specialisti i sëmundjeve infective, Dr. David Matthews thotë se ka rëndësi që rihapja të bëhet në mënyrë të matur:

“Njerëzit kanë qendruar të izoluar, brenda me familjen, me disa njerëz fare të afërt. Kjo e kufizon rrezikun e përhapjes. Por me heqjen e kufizimeve është e pritshme që sëmundja të përhapet, por shpresojmë që të jetë një përhapje e kontrolluar, në mënyrë që ritmet e infektimit të mos kapërcejnë kapacitetet e sistemit për t’iu përgjigjur të sëmurëve,” thotë specialisti.

Dr. Matthews ka studiuar në të kaluarën viruse të familjes koronavirus, por ai thotë se patogjeni që shkakton COVID-19 mbetet i panjohur për shkencën:

“Në Britani disa lloje të koronavirusit, si për shembull viruset që shkaktojnë ftohjen e zakonshme, shfaqen në sezone të caktuara. Por koronavirusi i ri ndryshon nga të tjerët, prandaj nuk e dimë ende nëse do të shfaqë fashitje me ndërrimin e stinëve. Siç e kanë thënë shumë vetë, virusi po përhapet fare lehtë në vende me mot të ngrohtë, ashtu si edhe në vende të ftohta”.

Shkencëtarët tani po analizojnë të dhënat e marra nga Kina dhe Hong Kongu për të kuptuar nëse personat që e kanë kaluar COVID-19 mund të infektohen përsëri.

“Ka fare pak të dhëna të mirëfillta për të analizuar nëse dikush ka pasur më parë COVID-19 dhe pasi e kaloi dhe rezultoi negativ në analiza, më pas shfaqi përsëri simptoma të ngjashme me ato të COVID-it. Për momentin nuk mund të themi nëse në këto raste kemi të bëjmë me rishfaqjen e të njëjtit virus apo nëse është infeksion i ri me koronavirus,” thotë Dr. Wingfield.

Presioni po shtohet mbi autoritetet për të rikthyer aktivitetin ekonomik në një kohë që virusi mbetet ende i panjohur për shkencën dhe epidemia mbetet një krizë e pranishme në pjesën më të madhe të botës. /VOA/

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e hënë, 19 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 18/05/2025
BOTA

Exit Poll-et/ Kryetari i Bukureshtit në epërsi të papritur në zgjedhjet në Rumani

22:55 : 18/05/2025
SPORT

VIDEO/ Ylber Ramadani i shënon super gol portierit serb dhe i jep fitoren Leçes

22:46 : 18/05/2025
BOTA

Kryeministrja e Italisë ndërmjetëson bisedime mes Ursula von der Leyen dhe JD Vance

22:45 : 18/05/2025
Në foto: Projekti i miratuar në vitin 2018 dhe projekti i ndryshuar i vitit 2024
AKTUALITET

Ndryshon sërish projekti i kullës te Sahati i Tiranës, çunat e APEX-it i marrin “frymën” qendrës

22:37 : 18/05/2025
BOTA

Joe Bideni është diagnostikuar me kancer ‘agresiv’ të prostatës

22:26 : 18/05/2025
Para

Nuk i duron dot rrobat, modelja provokon nga karantina (Foto)

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 19 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 18/05/2025

Exit Poll-et/ Kryetari i Bukureshtit në epërsi të papritur në zgjedhjet në Rumani

22:55 : 18/05/2025

VIDEO/ Ylber Ramadani i shënon super gol portierit serb dhe i jep fitoren Leçes

22:46 : 18/05/2025

Kryeministrja e Italisë ndërmjetëson bisedime mes Ursula von der Leyen dhe JD Vance

22:45 : 18/05/2025
Në foto: Projekti i miratuar në vitin 2018 dhe projekti i ndryshuar i vitit 2024

Ndryshon sërish projekti i kullës te Sahati i Tiranës, çunat e APEX-it i marrin “frymën” qendrës

22:37 : 18/05/2025

Joe Bideni është diagnostikuar me kancer ‘agresiv’ të prostatës

22:26 : 18/05/2025

Papa Leo XIV takohet me Zelensky, çfarë u diskutua mes tyre

22:16 : 18/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com