• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mëshirëmadhi Ramë, falje dhe tallje!

20:08 : 17/04/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Kryeministri Edi Rama vendosi të falë të gjithë personat e dënuar për shkelje karantine si ata të gjobitur me nga 10 mijë lekë ashtu edhe drejtuesit e automjeteve të cilët iu bllokuan lejet e drejtimit për një periudhë 3-vjeçare. Gjobat do të falen, por dera e burgut është hapur për të gjithë ata që tani e në vazhdim nuk zenë mend as nga “meshira” e Zotit të qeverisë, që sot vendosi “faljen dhe talljen e madhe”.

Kjo do të thotë se 7 mijë e 107 qytetarë që kanë thyer masat si këmbësorë nuk do paguajnë gjobën 10 mijë lekë teksa 1 mijë e 941 shoferëve që u është bllokuar mjeti apo automjeti, patenta dhe është dënuar me gjobë do i kthehet automjeti apo mjeti, patenta si dhe nuk do paguajë gjobë.

“Sot dua t’ju jap një provë të thjeshtë për shkak se ndëshkimet nuk janë as plan për t’u bërë si Enveri, as dëshirë e shpirtit tim diktatorial” – u shpreh Rama. Por pikërisht me këtë nismë, ka bërë as më shumë dhe as më pak se vetë diktatori.

Prej një muaji goja e tij nxirrte vetëm një refren: gjobë, burg, tradhtarë. Po çfarë ndodhi që në pragun e një fundjave të zerohen të gjithë masat administrative? Kjo është një lojë fort e ulët që më shumë se politike synon denigrimin e dinjitetit njerëzor, që pasi futi në ankth qytetarët që për të marrë bukë apo ujë do të duhet të rrinin me frikën e punonjësve të policisë që si skiftera të kërkonin “lejen qeveritare” të daljes, sot u jep lajmin se janë të falur.

Lexo edhe:

Rama zbulon arsyen e udhëtimit të tij në Francë/ Ja kë takoi

Reforma Zgjedhore/ Bylykbashi: Ishim gati për konsensus, por PS nuk hiqte dorë nga privilegjet

Me “amnistinë e madhe”, kryeministri Rama nuk po shpik ndonjë strategji politike, thjesht po ve në zbatim një taktikë të vjetër, që në përgjithësi përdorej në mesjetë nga mberërit dhe perandorët tiranë, por edhe në kohën e diktaturës.

Në sistemin komunist pasi të dënonin me vdekje, të linin edhe një mundësi të fundit faljeje ose jo nga “Presidiumi i Kuvendit Popullor”. Kishte raste që diktatori Enver Hoxha vendoste ti falte jetën dikujt dhe më shumë se dhembsuri ishte një vrasje dyfish që të pafajshmin ta detyronte ti ishte mirënjohës një monstre vrastare me fytyrë njeriu.

Me veprimet e fundit, të cilat janë vazhdë e uzurpimit të çdo institucioni në tre vitet e fundit, kryeministrit Edi Rama i duhet dhënë “merita” pasi i ka bërë njerëzit që të mos bërtasin: drejtësi, drejtësi, por vetëm; mëshirë, mëshirë, ndonëse e dinë mjaft mirë se nuk kanë bërë asnjë faj, për të britur për falje nën çizmet e rënda të një pushteti arrogant.

Edhe pas faljes së djeshme të masave administrative fshihet një qëllim ugurzi që ditën e djeshme kaloi lehtë nga maskat deputetë, në miratimin e ndryshimeve në Kodin Penal. Rrezikohet që ai ligj i ashpër të zbatohet më përpikmëri, duke I kthyer qytetarët në kriminelë apriori.

Një individ që del jashtë orarit të përcaktuar nga qeveria për nevoja të tij dhe familjes rrezikon gjobë dhe burg deri në gjashtë muaj. Këto masa represive pritet të jenë në fuqi aq koha sa të jetë ende nëpër këmbë coronavirusi.

Duke përfituar edhe nga mungesa e angazhimit të institucioneve ndërkombëtare, veçarisht të zërave serioz në Bruksel, disa vende përfshirë edhe Shqipërinë janë kthyer frikshëm në shkeljen e lirive dhe të drejtave njerëzore, pikërisht duke përdorur gjendjen e jashtëzakonshme nga pandemia.

Edhe më e dhimbshme është se shumë qytetarë tashmë po i dorëzohen përfundimisht shteteve me elementë të fortë autoritar, duke mos kërkuar më demokraci dhe liri si individë, por vetëm mëshirë nga të pushtetshmit. Një “mëshirë” na e dha dje kryeministri Rama.

Etiketa: #politike#boldnews

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama zbulon arsyen e udhëtimit të tij në Francë/ Ja kë takoi

22:59 : 04/06/2020
AKTUALITET

Reforma Zgjedhore/ Bylykbashi: Ishim gati për konsensus, por PS nuk hiqte dorë nga privilegjet

22:58 : 31/05/2020
AKTUALITET

Përdorimi i fundit i Rudina Hajdarit

21:40 : 22/05/2020
AKTUALITET

Ish-deputeti i PS: Kur Veliaj kandidonte në 2009 për Gay99, nga 4 vota që kishte familja e tij vetëm 3 shkuan për të

17:19 : 09/05/2020
AKTUALITET

‘Të ulen pagat dhe pensionet’/ Beqaj ia faturon medias çmendurinë e tij: U keqpërdor

20:45 : 07/05/2020
AKTUALITET

Tenderi për maskat mbrojtëse/ Zhupa: Veliaj është virusi më i rrezikshem i parasë publike

19:29 : 06/05/2020
Para

Maqedoni e Veriut, e punësuara në shtëpinë e të moshuarve pozitive

TË GJITHA

Fotografim vote dhe votim “familjar”, regjistrohen 2 procedime penale në Elbasan

11:35 : 11/05/2025

Korreshi: Njerëz të armatosur në qendra votimi në Lushnjë

11:32 : 11/05/2025

Ambasadori i BE: Po vëzhgojmë procesin, zgjedhjet lidhen drejtpërdrejt me integrimin

11:26 : 11/05/2025

“S’ka burrë nëne…”/ Përplasje fizike mes komisionerëve në Lushnjë, pezullohet votimi

11:25 : 11/05/2025

Premio e padëgjuar më parë nga Interi, zbulohet shuma e majme për Asllanin me shokë

11:15 : 11/05/2025

Bylykbashi voton në Durrës: Qytetarët të dalin të votojnë masivisht

11:07 : 11/05/2025

2 viktima nga rrëshqitja e dheut në Gramsh, arrestohet pronari i firmës (EMRI)

11:04 : 11/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com