Mjeku Albert Troci i cili punon në Milano në Itali në një lidhje me gazetaren Juli Xhokaxhi tha se Italia ditët e fundit ka përmirësuar disi situatën nga koronavirusi pasi numri i viktimave ka shënuar ulje.
Po ashtu ai tha se shteti Italian po përgatitet të kalojë në fazën e dytë të situatës ku po diskutohet rihapja dhe qarkullimi i njerëzve por që kjo do të shihet në varësi të situatës.
Biseda në studio:
Juli Xhokaxhi: Shifrat në itali duket se janë pozitive këto ditë të fundit krahasuar me një javë më parë…
Albert Troci: Është e vërtetë, trendi në uolje po vazhdon dhe kjo po na jep shpresë. Këtë gjë e shohim edhe në spitale ku nuk kemi më problemin se nuk kemi vende, pra kemi një lloj frymëmarrje. Popërgatitemi për fazën e dytë atë të rihapjes. Në itali ka shumë krahina që veprojnë në autonomi dhe nuk bien dakord për masat por që gjithsesi është duke ud iskutuar hapja në fillim të majit.
Juli Xhokaxhi: Sa e rrezikshme është një rihapje, qoftë edhe në maj, sepse SHBA po përgatitet për një rihapje dhe gjithsesi kanë 3 faza të përcaktuara?
Albert Troci: Fazat i përcaktojnë ekspertët, ndërsa virusi nuk i njeh fazat. Por edhe nëse do të kemi hapje, dhe nëse shihet se do të ketë rritje të infeksioneve atëherë në ato zona që do të shihet kjo gjë do të rivendosen masat duke i cilëuar si zona të kuqe përsëri.
Edhe kur të ketë rihapje në Lombardi do të duhet të mbajmë maskat në ambientet publike por që gjithsesi kjo so të shihet hap pas hapi. Pra duhet të bashkëjetojmë me virusin.
Juli Xhokaxhi: Në rast se situata do të shkojë drejt lehtësimi, ajo që bën përshtypje është qyteti i Milanos që ditët e fundit ka shënuar rritje të infeksionit, si është e mundur që virusi përhapet në një qytet si Milano?
Albert Troci: Mendohet se rastet në Milano ka 3 faktorë kryesorë; e para është familja, nëse një familjar është i infektuar e përhap në familje, e dyta është dalja dhe bërja e shpenzimeve, dhe e treta është spitalet. Mendohet se këto janë 3 vatrat që kanë përhapur virusin. Këto janë të vetmet aktivitete të lira.
Juli Xhokaxhi: Ndërkohë ka filluar testi për imunitetin në Itali, sa mund të shtrihet dhe çfarë produkti presim në fund?
Albert Troci: Nga 21 prilli mendohet se do të bëhen këto testime. Ky është një lloj testimi që shikon se sa persona kanë fituar imunitet. Ky quhet “Imuniteti i tufës”. Në këtë mënyrë mund të shihet se sa gjerësisht është përhapur virusi në popullsi. Kjo shërben si provë për të na ndihmuar se si do ecim më pas.
Juli Xhokaxhi: Në radhët e blizave të bardha, cfarë po ndodh në Itali, vazhdon të jetë si disa javë më parë apo ka një ulje të infektimit?
Albert Troci: Shumë operatorë janë infektuar, arsyet janë nga më të shumtat, e para janë infektuar mjekët e familjes pasi nuk kishin masa mbrojtëse, pastaj nëpër spitale ku kontakti është i zgjatur, varet edhe nga infektimi. Virusi ndodhet edhe ne jashtëqitje kështuqë duhet patur kujdes.
Virusi ndodhet në jashtëqitjet dhe pastrimi i shpeshtë i ambienteve të shtëpisë i eleminon infeksionet. Duhet të kemi parasysh se nuk duhet të ketë kurrsesi një bashkëngjitje të ujrave të zeza me ato të bardha sepse do të ishte një dramë. Është e vërtetuar se virusi gjendet edhe ketu por nuk është vërtetuar se sa mund të infektojë.
Juli Xhokaxhi: Ndërkohë edhe Italia ka filluar të përdorë teknologjinë e re që shërbejnë për parandalimin e përhapjes së virusit.
Albert Troci: Në Itali nuk është e detyrueshme por vullnetare. Edhe pse është diskutuar se prek privatësinë e personave. Sa më shumë persona të kenë app e famshëm aq më shumë kontrollohet përhapja e sëmundjes. Përmes aplikacionit, edhe kur mund të ndodhemi në afërsi të një personi që mund të ketë qenë i infektuar ti mund të njoftohesh me anë të një mesazhi.
Juli Xhokaxhi: Pra ky aplikacioni imun funksionon për personat që mund të jenë infektuar që me ndërgjegje regjistrohet në këtë app?
Albert Troci: Cdo person. Edhe ata që nuk janë të infektuar. Mjafton që 2 herë gjatë ditës duhet të fusësh të dhënat e tua.
Juli Xhokaxhi: Kur mendohet se do të fillojë si applikacion?
Albert Troci: Në fakt aplikacioni është aktiv dhe mund ta shkarkojë kush të dojë.
Juli Xhokaxhi: Si e kanë pritur italianët?
Albert Troci: Besoj që e kanë pritur mirë, duhet parë se sa persona do të regjistrohen gjatë ditës.
Juli Xhokaxhi: Pasi të kalojë kjo pandemi do të kemi një vështirësi tjetër sic është ajo social-ekonomike, çfarë po ndodh në Itali aktualisht?
Albert Troci: Janë marrë masat, qeveria kanë patur vështirësitë e veta në aplikimin e masave. Shumë persona nuk po punon dhe po ndihmohen nga shteti. Është dicka që po të vazhdojë gjatë detyrimisht shteti do të bjerë në vështirësi me këtë periudhë likuiditeti, kjo nuk mund të vazhdojë pa mbarim. Italia ka një borxh publik shumë të lartë. /abcnews.al