• Kontakt
Tuesday, July 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dështimi me “339” dhe “184”/ Ndërkombëtarët të shqetësuar për “mefshtësinë” e SPAK-ut

09:25 : 17/04/2020
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE, VETTING

Nga BoldNews.al

Zyrtarë të rëndësishëm ndërkombëtarë në Tiranë kanë ngritur shqetësimin për atë që e konsiderojnë “mefshtësi”, por pa shmangur edhe dyshimet për “ndikim politik” në veprimtarinë e deritanishme të Prokurorisë Speciale-SPAK.

Burime diplomatike deklaruan për “Boldnews.al” se transferimi apo bllokimi i hetimeve ndaj zyrtarëve të lartë qeveritarë për dyshime mbi manipulim zgjedhor, kanë lënë shije të hidhur tek partnerët ndërkombëtarë.

Këta të fundit kanë investuar në krijimin e SPAK-ut, me synimin që Shqipëria të ketë një institucion, të aftë për të goditur korrupsionin dhe lidhjet e krimit të organizuar me qarqet e e rëndësishme politike.

Përtej pritshmërive të larta të opinionit publik dhe faktorit ndërkombëtar, SPAK-u nuk arriti të hetojë zyrtarë qeveritarë të nivelit të lartë, duke hequr dorë nga hetimet e trashëguara prej ish-Prokurorisë për Krime të Rënda, të cilat qëndruan të bllokuara gjatë drejtimit të Donika Prelës.

Lexo edhe:

Integriteti ekologjik i lumit Vjosa rrezikon të mbetet në letër

6 ditë pa shkuar në shtëpi, zhduket adoleshentja në Tiranë

SPAK-u, një ndër strukturat që përbëjnë themelin e Reformës në Drejtësi, hoqi dorë nga dosja “184”, duke e transferuar në prokurorinë periferike të Dibrës.

Në këtë dosje, prokurorët e Krimeve të Rënda kishin siguruar përgjime të zyrtarëve të lartë, të cilët u diktonin strukturave lokale dhe personave të lidhur me krimin e organizuar që të manipulonin rezultatin e zgjedhjeve të pjesshme lokale në Dibër, në vitin 2016, në favor të Partisë Socialiste.

Pas disa ece-jakeve ndërmjet Tiranës dhe Dibrës, në Janar 2020, SPAK-u i sapokrijuar, vendosi që dosja “184” të hetohej përfundimisht në Dibër.

Kjo lëvizje shkaktoi rrudhjen e parë të buzëve të faktorit ndërkombëtar në Tiranë. Prej muajsh, kancelaritë perëndimore janë vënë në dijeni për “manovrat” e kryera në hetimet e dosjeve të nxehta nga ish-drejtueset e prokurorisë, Arta Marku dhe Donika Prela.

Qasja aspak pozitive ndaj këtyre dosjeve duket se vulosi fatin e dyshen Marku-Prela.

Faktori ndërkombëtar nxiti veprimet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për krijimin e SPAK-ut, me qëllim që dosjet me eksponentë politikë të hetoheshin plotësisht dhe përgjegjësit, në çdo nivel qeverisjeje, të vendoseshin para drejtësisë.

Kjo pritshmëri u thye shpejt. SPAK-u e përcolli dosjen “184” drejt Dibrës, duke vulosur përfundimisht përjashtimin nga hetimi të politikanëve të lartë, të përgjuar qartësisht në biseda për manipulim votash.

Shpresa e faktorit ndërkombëtar tek SPAK-u po zbehet, pasi po konstatojnë se edhe një dosje tjetër e nxehtë, ajo me numër “339” ka hyrë në kalenda greke.

Një hetim shumë i gjerë i zhvilluar nga ish-Prokuroria për Krime të Rënda, ku përfshiheshin disa grupe kriminale, si edhe zyrtarë që janë përgjuar në biseda për manipulimin e zgjedhjeve të përgjithshme në vitin 2017, është copëzuar keqas.

Ndërkohë që një pjesë e konsiderueshme e të arrestuarve në Tetor 2018 tashmë po hetohen në gjendje të lirë, SPAK-u, i cili trashëgoi dosjen nga ish-Krimet e Rënda, është treguar gjithashtu pasive për hetimin e politikanëve të regjistruar në përgjimet e këtij hetimi.

Nën argumentin e veprimeve hetimore, SPAK-u, të paktën deri më tani, nuk ka njoftuar asnjë mbyllje hetimesh për zyrtarët e dosjes “339”, ndërkohë që nuk dihet nëse ata vijojnë të jenë subjekt hetimi apo jo.

SPAK-u, megjithëse vetëm disa muaj jetë, duket se është larg pritshmërive të faktorit ndërkombëtar, i cili së fundmi është vënë në lëvizje për të nxitur hetime me peshë, jo vetëm ato që lidhen me “339” dhe “184”.

Në zyrat e SPAK-ut ka edhe dosje të tjera, për të cilat partnerët ndërkombëtarë shpresojnë që prokurorët të nisin hetimet dhe të konkludojnë me ngritjen e akuzave në gjykatë.

“Boldnews.al”, i informuar nga burime diplomatike për këtë “ngërç” mes tyre dhe SPAK-ut, do të publikojë në vijim disa prej dosjeve në duart e prokurorëve specialë, të cilat kanë shqetësuar faktorin ndërkombëtar në Tiranë.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Integriteti ekologjik i lumit Vjosa rrezikon të mbetet në letër

15:08 : 01/07/2025
AKTUALITET

6 ditë pa shkuar në shtëpi, zhduket adoleshentja në Tiranë

15:04 : 01/07/2025
AKTUALITET

Fermerët po braktisin kafshët për bletët, arsyet pse po rritet numri i koshereve

14:56 : 01/07/2025
RAJONI

REL: BE-ja ndërron drejtues, Kosova në vendnumëro

14:52 : 01/07/2025
AKTUALITET

Berisha kërkesë në Asamblenë e OSBE: Ndihmoni që kombi im të votojë i lirë

14:47 : 01/07/2025
AKTUALITET

Hapet “GoFundme”/ Elodi në gjendje kritike, familja e 8-vjeçarjes: Na ndihmoni ta kurojmë në Itali

14:41 : 01/07/2025
Para

Avokati: Covid-19 strategji e Iluminatit dhe masonëve për të nënshtruar botën

TË GJITHA

Integriteti ekologjik i lumit Vjosa rrezikon të mbetet në letër

15:08 : 01/07/2025

6 ditë pa shkuar në shtëpi, zhduket adoleshentja në Tiranë

15:04 : 01/07/2025

Fermerët po braktisin kafshët për bletët, arsyet pse po rritet numri i koshereve

14:56 : 01/07/2025

REL: BE-ja ndërron drejtues, Kosova në vendnumëro

14:52 : 01/07/2025

Berisha kërkesë në Asamblenë e OSBE: Ndihmoni që kombi im të votojë i lirë

14:47 : 01/07/2025

Hapet “GoFundme”/ Elodi në gjendje kritike, familja e 8-vjeçarjes: Na ndihmoni ta kurojmë në Itali

14:41 : 01/07/2025

Trafikoi mbi 1 ton kanabis, arrestohet në Francë ish-truproja i Saimir Tahirit

14:20 : 01/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com