• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Super-tenderi skandaloz i Manastirliut, 20 milionë euro pa garë për 4 “fituesit e përhershëm”

09:48 : 15/04/2020
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga BoldNews.al

Ministria e Shëndetësisë ka shpallur fituesit e një tenderi gjigand, me vlerë 20 milionë euro, nëpërmjet një procedure të zhvilluar me konkurencë fiktive dhe në mungesë të garës, duke shtuar gjithnjë e më shumë dyshimet se pjesa më e madhe e buxhetit të Shëndetësisë shkon në vetëm pak duar.

Dy bashkime operatorësh, në njërën anë “Montal” dhe “Biometrik” dhe në anën tjetër “OES Distrimed” dhe “Euromed”, kanë ndarë përkatësisht nga një lot në tenderin me vlerë totale 24 miliardë lekë (të vjetra) për “Blerje materiale për nevojat e spitaleve publike” për 24 muaj.

Tenderi është hapur në Shkurt 2020 dhe ka përfunduar vetëm pak ditë më parë dhe është publikuar së fundmi në Buletinin e Prokurimeve Publike, raporton “Boldnews.al”.

Lexo edhe:

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

U kap me 40 kg kokainë, dënohet me 15 vite burg shqipatri në Republikën Domenikane

20 mln euro me garë fiktive

Ministria e Shëndetësisë njofton se tenderi me fond limit 1.9 miliardë lekë të reja pa TVSH (rreth 20 milionë euro), është zhvilluar i ndarë në dy lote.

Në lotin e parë, me fond limit 9.5 miliardë lekë (të vjetra) pa TVSH kanë marrë pjesë 3 konkurentë;

  1. Bashkimi i operatorëve “Montal” dhe “Biometrik”
  2. “Medical Distribution”
  3. ‘Megapharm”

Pasi janë hapur ofertat, Autoriteti Kontraktor, pra Ministria e Shëndetësisë, ka skualifikuar dy nga tre konkurentët.

“Medical Distribution” dhe “Megapharm” janë skualifikuar, pasi nuk kanë paraqitur as ofertë ekonomike dhe as dokumentacion, sipas kërkesave të tenderit.

Praktikisht, pjesëmarrja e dy konkurentëve të skualifikuar është “fiktive”, dhe kanë qenë të pranishëm në tender, thjesht për të krijuar “konkurencën.

Në përfundim, fitues i lotit të parë u shpall bashkimi i operatorëve “Montal” dhe “Biometrik”, të cilët ishin të vetmit që kishin prezantuar ofertë ekonomike për këtë lot.

Në lotin e dytë, me fond limit 9.7 miliardë lekë (të vjetra) pa TVSH, kanë marrë pjesë 4 konkurentë:

  1. Bashkimi i operatorëve “OES Distrimed” dhe “Euromed”
  2. “Medical Distribution”
  3. ‘Megapharm”
  4. Ë. Center

Pas hapjes së ofertave, Autoriteti Kontraktor ka vendosur të skualifikojë 3 nga 4 konkurentët.

“Medical Distribution” dhe “Megapharm”, njëlloj si në lotin e parë, ishin përfshirë edhe në këtë garë pa ofertë ekonomike dhe pa dorëzuar dokumentacion.

Njëlloj me to, edhe konkurenti i tretë i skualifikuar, ‘Ë. Center”, gjithashtu kishte hyrë në garë pa dorëzuar ofertë ekonomike dhe pa dorëzuar dokumentacion.

Konkurimi “fiktiv” i tre konkurentëve i siguroi bashkimit të operatorëve ‘OES Distrimed” dhe “Euromed” një fitore pa kokëçare në lotin e dytë të tenderit,

Fituesit, emra “të njohur” në tendera

Disa prej kompanive që janë shpallur fitues në “super-tenderin” 20 milionë euro nuk janë aspak emra të panjohur, sidomos për shpalljen fitues në tenderat urgjentë të zhvilluar së fundmi nga Ministria e Shëndetësisë dhe strukturat vartëse të saj.

Dy operatorët që janë shpallur fitues në lotin e dytë të tenderit prej 20 milionë euro, ‘OES Distrimed” dhe “Euromed”, janë kompani që kanë firmosur kontrata urgjente me Ministrinë e Shëndetësisë,  për blerjen e pajisjeve mbrojtëse dhe aparatura, për përballimin e pandemisë COVID-19.

“Euromed” shpk, së bashku me një tjetër kompani, “Farma Net Albania”, kanë nënshkruar kontratën “sekrete” 3.5 milionë euro me Ministrinë e Shëndetësisë për “furnizimin me pajisje mbrojtëse për Covid-19”, të miratuar nga Qeveria Shqiptare në 21 Mars 2020.

“OES Distrimed”, sipas burime të “Boldnews.al” është fituese e një tjetër tenderi sekret, me vlerë rreth 1.5 milionë euro, për blerjen e rreth 240 monitorëve për aparaturat që do të përdoren për pacientët e prekur nga korona-virusi.

Gjithashtu, të dhëna ende të pakonfirmuara zyrtarisht, flasin se “Biometrik”, një nga kompanitë fituese të lotit të parë të tenderit 20 milionë euro, pritet të shpallet fituese edhe në një tender, me vlerë mbi 500 mijë euro, për blerjen e tamponëve për kryerjen e testeve për COVID-19.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

22:06 : 30/10/2025
AKTUALITET

U kap me 40 kg kokainë, dënohet me 15 vite burg shqipatri në Republikën Domenikane

21:56 : 30/10/2025
AKTUALITET

Të diplomuar, por pa licencë/ Studentët e Universitetit të Sporteve mbeten në rrugë

21:54 : 30/10/2025
AKTUALITET

Mazhoranca rrëzon komisionin hetimor për “11 Majin”, opozita braktis Kuvendin

21:41 : 30/10/2025
AKTUALITET

“21 Janari”/ Gazetarja zbulon çfarë deklaroi Lulzim Basha në SPAK

21:38 : 30/10/2025
AKTUALITET

“Krimi mbështeti 28 deputetë në zgjedhje”/ Vokshi: Rama, Balluku dhe Adelajda Roka “shpërblyen” bandat me leje ndërtimi

21:15 : 30/10/2025
Para

Ironia e Manjanit: Gjithë paketat kanë emrin e Ramës, vetëm ato të cigareve nuk e kanë

TË GJITHA

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

22:06 : 30/10/2025

U kap me 40 kg kokainë, dënohet me 15 vite burg shqipatri në Republikën Domenikane

21:56 : 30/10/2025

Të diplomuar, por pa licencë/ Studentët e Universitetit të Sporteve mbeten në rrugë

21:54 : 30/10/2025

Mazhoranca rrëzon komisionin hetimor për “11 Majin”, opozita braktis Kuvendin

21:41 : 30/10/2025

“21 Janari”/ Gazetarja zbulon çfarë deklaroi Lulzim Basha në SPAK

21:38 : 30/10/2025

“Krimi mbështeti 28 deputetë në zgjedhje”/ Vokshi: Rama, Balluku dhe Adelajda Roka “shpërblyen” bandat me leje ndërtimi

21:15 : 30/10/2025

Kapet në flagrancë trafikanti i viçave nga Maqedoni e Veriut: Kam lidhje me policinë, 200 mijë lekë koka

21:15 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com