• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dr Ulësiu po përgatit terrorin karantinë, ma nalt o burrë, ma nalt!

18:32 : 14/04/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Është Kryetar i Komisionit të Ligjeve, me doktoraturë të mbrojtur në fushën e mjedisit, që u denocua si plagjiaturë (vjedhje e punimeve shkencore), i përfshirë gjithashtu në audiopërgjimet e publikuara nga gazeta gjermane “Bild” për ushtrim të paligjshëm në emërimet e funksionarëve të lartë të policisë, por Ulsi Manja po futet në histori si njeriu që po kthen në ligje postimet në rrjetet sociale të kryeministrit.

Në duart e Manjës dhe të anëtarëve të tjerë të komisionit Parlamentar të Ligjeve është drafti më i fundit për ndryshimet e Kodit Penal që kanë të bëjnë me masat ndaj pandemisë së coronavirusit. Në draft parashikohet dënimi deri në tre vite burgim kush thyen rregullat e kanatinës, ndërsa dhjetë vjet për personat të cilët përhapin sëmundjen.

Nisma u mor nga dy deputetet e Partisë Socialiste Eglentina Gjermeni dhe Klotilda Bushka të cilat ishin “fort të rrepta” në draftin e parë, duke futur të gjithë qytetarët në një thes, ata që thyenin karantinën dhe ishin të diagnostikuar me “COVID-19” dhe të tjerë që dilnin për të blerë ushqime jashtë orarit qeveritar.

Ditën e sotme në komisionin e ligjeve pati një zbutje të dënimeve, që më shumë u bënë pas reagimit nga përfaqësues të shoqërisë civile, por edhe Komisionit Europian që shprehte shqetësimin se disa shtete, (përfshi këtu Shqipërinë), po përdornin masa represive në shpërdorim të gjendjes së jashtëzakonshme, duke rrezikuar seriozisht funksionimin e demokracisë.

Lexo edhe:

No Content Available

Por Ulësiu është “doktorant i shquar” në fushën e ligjeve, me propozimin e tij u bënë disa ndryshime të vogla dhe një lloj kategorizimi të shkelësve, sa për të krijuar imazhin që është ndërhyrë në draftin që pritet të kalojë në Parlament për miratim në senacën e 16 prillit.

Për nga mënyra e diskutimeve dhe qëndrimeve sesi mbrojtën një projektligj që u gatua nga krue i qeverisë dhe u server nga dy zonja deputete, Manja do të regjistrojë edhe një tjetër reklord në korrikulumin e tij, duke u vetëofruar në gjithë nismat ligjore që kanë rënë ndesh me kushtetutën e vendit dhe njëkohësisht është tërhequr disa herë vërejtje edhe nga organizmat ndërkombëtarë.

Manja në krye të komisionit të ligjeve është dora e fundit e një sistemi në kapërcim të kufijve të autoritarizmit që nëpërmjet ligjeve të ashpra bien si sëpatë e mprehtë kryesisht në shtresat më të pambrojutura të shoqërisë.

Janë ta paktën tetë ligje të kaluara në këtë komision që në tre vitet e fundit janë kritikuar fort nga organizmat ndërkombëtare dhe në disa raste qeveria është tërhequr. Për shumëkënd është e kuptueshme se Manja nuk është ideaotori, pasi gjithçka ngjizet nga kreu i qeverisë, por është ekzekutori i disa ligjeve dhe akteve të tjera nënligjore të cilat janë në kapërcim të kufijve të një vendi demokratik.

Manja e ka çimentuar atë pozicion që pas largimit të Fatmir Xhafajt që u emërua Ministër i Brendshëm dhe që nga ajo kohë deputeti i Dibrës ka njohur vetëm “maja” në karrierë. Nuk duhet të ishte në atë pozicion që pas publikimit të audipërgjimeve në gazetën më të madhe gjermane Bild, por ai u rishfaq sërish me mbrojtjën e kryeministrit, duke pasur dorën e tij edhe në emërimin e ish-kryeprokurores Arta Marku.

Në audiopërgjimet e gazetës Bild, Manja komunikon me Robert Agën, ish-drejtorin e Policisë së Dibrës. Po sjellim një pjesë nga ato audiopërgjime të cilat janë pjesë e dosjes së shitblerjes së votave për zgjedhjet e parakohëshme lokale në Dibër në vitin 2016.
Robert Aga: Mua më duhet me shku pak atje… Ulsi Manja: Ku more? Robert Aga: Në Bulqizë, po u ndërru. Ulsi Manja: Ne themi të shkosh për ma nalt o burrë, ma nalt… Robert Aga: Mirë mo mirë, ju e dini tashi, po… Ulsi Manja: Tani a do më dëgjosh mu…Bisedo me Xhemalin se këtë e kam si shefin e Komisionit të Sigurisë. Ne e bëjmë llafin të vish për më nalt se na duhesh për ndonjë gjë më të madhe, se mua më duken gjana të vogla ato o miku im”.

Këtë bisedë që duhet të kishte larguar përfundimisht nga politika Manjën dhe deputetët të tjerë të mazhorancës e konsideruan si “komunikim normal”, ndonëse flitet për emërime të paligjshme dhe ndikim ndaj zyrtarëve të lartë të policisë. Gjithçka iku pa asnjë masë, pa asnjë breje ndërgjegje por duke trashur gjithnjë e më shumë dëmet mbi shoqërinë, me ligje të cilat janë te denja për vende që nuk kanë lidhje me sitemin demokratik. Manja dhe të tjerë janë të gatshëm për të kthyer në ligje statuset në rrjetet sociale të kryeministrit. Ma nalt, ma nalt do shkojnë “besnikët” e kryeministrit.

Etiketa: Ulësiu

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Frenimi i epidemisë, mësimet që na vijnë nga Wuhani

TË GJITHA

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Ronaldo dhe portieri Costa heronjtë e finales ndaj Spanjës

23:48 : 08/06/2025

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

23:01 : 08/06/2025

Horoskopi, e hënë, 9 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 08/06/2025

Reforma, Mali i Zi së shpejti me ditë pune 7-orëshe

22:52 : 08/06/2025

Autoritetet kufitare akuzojnë policinë e Los Angelesit: Iu dëshën më shumë se 2 orë për t’u përgjigjur

22:52 : 08/06/2025

Avokati: Ilir Meta do të lirohet shumë shpejt, është ezauruar çdo afat

22:42 : 08/06/2025

Klima e Antarktidës varet nga jashtëqitjet e pinguinëve, thonë shkencëtarët

22:38 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com