• Kontakt
Thursday, June 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Paraja apo jeta? Një pyetje e thjeshtë për të ardhmen e Europës

19:20 : 13/04/2020
në AKTUALITET, BOTA

Nga Helena Janeczek

Pasi kthehet në shtëpi me biçikletë vonë natën, shefi i urgjencës së një spitali të madh në autostradën Milano-Bergamo u përgjigjet thirrjeve të mia të shqetësuara. Prindërit e tij kanë qenë miqtë më të ngushtë të prindërve të mi, në të vërtetë ata ishin më shumë; ata ishin familja birësuese që për një jetë e zëvendësoi familjen tonë të zhdukur në Aushvic.

Ai dhe vëllezërit e tij më kanë njohur që nga lindja. Sandro, një burrë me trup të hollë e një fytyrë të rëndë, që gjithmonë ka pasur një sens të shkëlqyer për ironi, tani flet duke evokuar Danten, që e ndihmon me metaforën e ferrit, që ai besonte se nuk ekzistonte.

Me atë tonin e tij të zakonshëm, përshkruan rutinën e tmerrshme të thirrjeve telefonike me familjarë që nuk mund të jenë afër të dashurve të tyre. Para se ti them lamtumirë, ai më tha një frazë që nuk dua ta fus në mendje: “Kur të mbarojë gjithçka, do të ketë një ose dy vdekje në çdo familje”. Folëm më 17 Mars, këtë ma konfirmon kujtesa e celularit tim. Në atë ditë, numri zyrtar i vdekjeve në Itali ishte akoma më i ulët se ai i Kinës. Një përjetësi duket se ka kaluar, në tre javët më pas.

Lexo edhe:

Meta do t’i përdorë postimet e europianëve për trajnimin e IA-së

SHBA dhe Europa i japin dritën jeshile Ukrainës: Mund të përdorin raketat me rreze të gjatë

Sirena thyen heshtjen

Ditë pas dite, këtu në Lombardi ajo frazë e pakonceptueshme është bërë më e vërtetë. Ditë pas dite përpiqem të largoi frikën për Sandron, gruan e tij Laura dhe vajzën e tij Marta, që të tre punojnë në spitalet milaneze dhe mund të përfundojnë midis të infektuarve. Më shumë se tetëdhjetë mjekë italianë kanë vdekur tashmë, një infermiere e re ka kryer vetëvrasje. Shumë mjekë në pension, përfshirë Lauran, u kthyen vullnetarisht në shërbim.

Kohët e fundit, gati tetë mijë mjekë dhe rreth dhjetë mijë infermierë i janë përgjigjur thirrjes, duke e vënë vetën në dipsozicion për të mbështetur kolegët e rraskapitur në zonat më të prekura. Shpresoj se ata janë të mjaftueshëm për t’u dhënë atyre pak kohë për t’u çlodhur.

Koha për t’u marrë me traumën dhe dhimbjen nuk mjafton. Si bijë e të mbijetuarve të shoah, unë e kam vetëdijen se katastrofa të gjen të e përgjumur, por vetëm disa javë më parë nuk e imagjinoja kurrë se do të kisha qenë aq e shpejtë për t’u përshtatur me mbijetesën.

Nuk po flas për larjen e duarve, mbajtjen e dorezave ose gjetjen e rezervave me ata që mungojnë: maska e doreza etj. Mungesa më e rrezikshme ishte ajo e imagjinatës. Mbi të gjitha, unë dhe as bashkëqytetarët e mi nuk patëm ndonjë ide politike, megjithëse u angazhuam për refugjatët, të përndjekurit dhe viktima të luftës.

Kush prej nesh mund të thotë se ishte i përgatitur për ta kaluar jetën e përditshme me rrezikun e lartë të vdekjes? Tani, megjithëse jetoj në një nga provincat më pak të prekura të Lombardisë, unë i numëroj “të zhyturit dhe të shpëtuarit”, siç i quante Primo Levi.

A do të mbijetojë fqinji im që e mori ambulanca javën tjetër? Sirenat e ambulancës janë tingulli i vetëm që prish heshtjen fantazme të qyteteve tona. Ne dëgjojmë dhe thjeshtë numërojmë sa kalojnë në ditë. Sirenat e ambulancës sot tingëllojnë si fillimi i fundit dhe jo si rruga drejt shpëtimit.

Kështu po shkojnë gjërat në rajonin më të pasur dhe më produktiv të Italisë. Ka mungesa në stafet e laboratorëve, reagentëve, maskave, oksigjenit, shtretërve për pacientët, veçanërisht në njësitë e kujdesit intensiv, të cilat tashmë kanë trefishin e aftësisë mbajtëse.

Katastrofa humanitare rrjedh kryesisht nga ndërthurja e këtyre mangësive, ndërsa virusi përhapet me një shpejtësi eksponenciale. Sigurisht, ka pasur edhe gabime domethënëse. Për shembull, gabimi fillestar i politikanëve, të cilët vlerësuan që për të mos dëmtuar ekonominë, të mos izolonin bashkitë e vogla por me rendësi produktive të Alzano dhe Nembro, afër Bergamos.

Ky shembull paraprirës i Italisë, është filmi katastrofik që po përsëritet me një skenar të ngjashëm në të gjitha vendet e Evropës dhe botën perëndimore. Në sipërfaqe kanë dalë pamundësitë e mekanizmave mbrojtës që ne aktivizojmë si qenie njerëzore, por edhe nënteksti i stereotipeve të vjetra nacionaliste.

Gjermanët medojnë: “Ajo që ndodh në Itali nuk mund të përsëritet kurrë në Gjermani. Italianët jetojnë në familje të zgjeruara dhe, padyshim, kanë një shëndet publik më të dobët se yni”. Kur u morën masat e kufizimit në ltali, një komentator britanik i quajti ata një justifikim për të “marrë pushime “; në Hollandë u fol për marrëzi dhe melodramë.

Rusia dhe Kina hyjnë në skenë

E gjithë kjo tingëllon groteske për ata që i njohin banorët më pak llafazanë të Lombardisë dhe Venetos, me një etikë pune që nuk është aspak inferiore ndaj asaj gjermane. Shumica e votuesve të Lega Nord, deri në kthesën nacional-populiste të Matteo Salvinit, mbështeste idenë raciste se veriu ishte më efikas dhe produktiv, krahasuar me jugun dembel dhe parazit.

Por kjo ishte një goditje në zemër, nëse I referohemi fjalimit në Parlament të Daniele Belottit, përfaqësues i Lega-s nga Bergamo. Ai foli për krahinën e tij pa mundur ti mbante lotët. Zëri përfundimisht iu thye pikërisht në shprehjen “në Bergamo nuk ndalemi kurrë”. Por krenaria e tokës së tij u asgjësua nga një mikroorganizëm më i pandalshëm sesa banori më kokëfortë dhe i zellshëm në Bergamo.

Kjo nuk është tjetër veçse tragjedi. Virusi nuk i njeh dallimet mbi të cilat italianët, evropianët ose popujt e tjerë bazojnë identitetin e tyre kulturor. Përhapet gjithandej me të njëjtën normë, mund të ngadalësohet vetëm nga një numër i madh i shtretërve të disponueshëm në njësitë e kujdesit intensiv dhe nga ndryshimi i shpejtë në sjelljen e qytetarëve, në veçanti të punonjësve të kujdesit shëndetësor. Në Italinë veriore kishte më shumë vende për kujdes intensiv sesa në Hollandë ose Mbretërinë e Bashkuar, ku situata bëhet më dramatike çdo ditë.

Ndihem e shqetësuar për njerëzit kudo që jetojnë. Më lehtëson fakti që të mund të jem më pak e shqetësuar për miqtë e mi në Gjermani, ku numri i shtretërve të ICU është dukshëm më i lartë, gjë që kursen kohë dhe parandalon cunaminin e të sëmurëve që mbingarkojnë sistemin shëndetësor. Dhe më bën shumë të lumtur fakti që disa lande federale, përfshirë Bavarinë, kanë marrë rastet më serioze nga Italia.

Por pata edhe shumë netë pagjumësie: jo nga frika e virusit dhe shkatërrimit të tij, por nga ankthi për të ardhmen e Evropës. Qysh kur lexova romanin e Robert Menasse “Kryeqyteti dhe pamfleti i tij-Një lajmëtar për Evropën”, për mua është e qartë se Bashkimi Evropian nuk është monolit.

Aty janë parlamenti, komisioni, banka qendrore dhe këshilli evropian. Pra, është po aq e qartë për mua që nuk janë “gjermanët” dhe “Gjermania” ata që vendosin se çfarë do të bëhet në Evropë, e cila për shkak të një pozicioni dominues, megjithatë, ka përgjegjësinë më të madhe.

Bashkimi Evropian është një koncert votash dhe përfaqësimesh, i dobët në proceset e vendimmarrjes. A do të jetë ai në gjendje të vendosë për një solidaritet të fortë me shtetet më të prekura nga pandemia, si Italia dhe Spanja? Apo përsëri do të insistojë se asnjë ndihmë nuk mund të jetë e pakushtëzuar?

Unë jam shkrimtare, jo ekonomiste. Prandaj e shoh të drejtë të marr në konsideratë një aspekt që ka të bëjë me gjuhën: shikoni se çfarë transmeton – gjithashtu në nivel emocional – dhe kujt ia transmeton. A po bëhet përparësi për të komunikuar me votuesit gjermanë ajo që është duke u negociuar në nivelin evropian?

Sigurisht që është e rëndësishme, sigurisht që njerëzit në Gjermani tani kanë frikë për shëndetin dhe të ardhmen e tyre. Por nëse nuk u thuhet qytetarëve të vendeve të tjera të BE, në një mënyrë shumë të qartë, se jeta dhe e ardhmja e tyre janë po aq të çmuara dhe të denja për tu shpëtuar, proporcionalisht me ata që janë goditur në Itali e Spanjë do të ishte fundi i sigurt i Bashkimit Evropian.

Si mund ta mbrojmë kontinentin tonë nëse vendet mesdhetare e braktisnin BE-në për t’u mbështetur tek Rusia dhe Kina, të cilat në Itali e kanë paraqitur tashmë veten si shpëtimtarë?

Klishetë kombëtare po shërbejnë për të maskuar atë që po ndodh në Itali dhe Spanjë, ku si kudo, njerëzit me gjendje të dobët sociale po paguajnë çmimin më të lartë? Infermierë, shoferë të ambulancave, pastrues, arkëtarë, punonjës zyrash postare, punonjës të depove të Amazon: janë njerëzit që, shpesh për një pagë minimale, e vënë jetën e tyre në rrezik çdo ditë.

Ndërkohë, miliona italianë, duke mohuar çdo paragjykim, presin në radhë para supermarketeve, secili prej tyre një metër larg. Dhe ata gjithashtu janë duke pritur të shpenzojnë paratë e tyre të fundit pa e ditur nëse do të gjejnë punë nesër ose nëse mund të rihapin biznesin e tyre të vogël. Paraja apo jeta? Në fund të fundit, kjo është pyetja shumë e thjeshtë që vendos për të ardhmen e Evropës.

/Süddeutsche Zeitung/Internazionale

Helena Janeczek e lindur në Mynih në një familje hebreje-polake jeton në Itali prej më shumë se tridhjetë vitesh. Në 2018 ajo fitoi çmimin Strega me njërin prej romaneve të saj.

/Përktheu: Mapo.al/

Etiketa: e ardhmjaeuropaParaja apo jeta?

Lajme të lidhura

BOTA

Meta do t’i përdorë postimet e europianëve për trajnimin e IA-së

10:43 : 27/05/2025
BOTA

SHBA dhe Europa i japin dritën jeshile Ukrainës: Mund të përdorin raketat me rreze të gjatë

17:02 : 26/05/2025
AKTUALITET

“Të mos përçahemi, bashkë jemi më të fortë”, Erdogan: Të përfshihen dhe aleatë që nuk janë në BE

14:14 : 16/05/2025
BOTA

“Europa duhet të përgatitet për luftë me Rusinë”

08:16 : 21/04/2025
AKTUALITET

Vota, Europa dhe Rrota

13:13 : 14/04/2025
RAJONI

Mandati si Presidente i mbaron në 2026, Vjosa Osmani flet për të ardhmen në politikë

22:49 : 13/04/2025
Para

Covid-19/ Humb jetën mësuesja shqiptare, rëndë bashkëshorti

TË GJITHA

Sekuestrohen 500 mijë euro pasuri në Kamëz, pronari i dënuar për drogë në Angli

14:21 : 05/06/2025

Do t’i shiste lëndë narkotike një personi, vihet në pranga 36-vjeçari në Dibër

14:06 : 05/06/2025

Ambasada amerikane në Tiranë përditëson sistemin e takimeve për viza

13:54 : 05/06/2025

Bloomberg: Trump u ka kërkuar shteteve të Ballkanit t’i pranojnë migrantët e dëbuar

13:51 : 05/06/2025

Largohet drejtori i Kadastrës së Vlorës, Erjon Galanxhi! Qëndroi vetëm tre muaj në detyrë

13:34 : 05/06/2025

Takimi Berisha–Schieder në Bruksel: Nevojë urgjente për mbrojtjen e demokracisë në Shqipëri

13:23 : 05/06/2025

KAS merr vendimin: Qarku i Tiranës shkon në rinumërim, 1282 kuti votimi do të hapen

13:16 : 05/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com