• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHOW BIZ

13 fakte për Jennifer Aniston që nuk i kishim ditur më parë

17:56 : 13/04/2020
në SHOW BIZ

Jennifer Aniston është dëshmi se përpjekjet dhe besimi në vetvete, në fund shpaguhen. Prej se u shfaq në rolin e Rachel Green në serialin “Friends” në vitin 1994, ajo u bë emër i njohur.

Ajo ka shumë fansa, mirëpo edhe ata nuk dinë shumëçka për të. Duke nisur nga punët që i ka bërë para se të bëhej e famshme e deri te muaji i përbashkët i mjaltit me miq, po iu sjellim disa fakte për aktoren 51-vjeçare:

Prindërit e saj ishin aktorë, por nuk e mbështetën kur e zgjodhi këtë profesion

Babai John Aniston dhe nëna Nancy Dow ishin aktorë të njohur, mirëpo nuk e mbështetën vendimin e vajzës së tyre për t’u marrë me aktrim.

Lexo edhe:

Lajm i trishtë/ Ndërron jetë aktori i njohur, babai i Jennifer Aniston (FOTO)

Jennifer Aniston bën rrëfimin e rrallë: Vuaja nga pagjumësia për vite me radhë, ecja në gjumë

Babai i saj i kishte thënë të merrej me çfarëdo pos industrisë së filmit, ndërsa e kishte këshilluar që të bëhej avokate. Për më shumë, prindërit ia kishin kufizuar shumë kohën para televizorit.

Ka bërë punë të ndryshme para aktrimit

Pasi kishte luajtur disa role të vogla në teatrin e shkollës së mesme, Aniston vazhdonte të shkonte në audicione në New York dhe në Los Angeles, ndërkohë që bënte punë të ndryshme.

Puna më e vështirë që ka bërë, sipas saj, ishte korriere me biçikletë në New York në moshën 19-vjeçare. Madje nuk kishin munguar edhe aksidentet gjatë asaj periudhe.

Më pas kishte shpërndarë akullore dhe kishte punuar si kameriere. Pasi u zhvendos në Hollywood, filloi të punonte si operatore në telemarketing, ndërsa më pas filloi të fitonte role filmike.

Në shkollë të mesme dukej si gotike

Ajo aktualisht është një prej yjeve kryesore në Hollywood, por në shkollë të mesme gjërat ishin ndryshe.

Jennifer ka thënë se “shkolla e mesme ishte tragjike” dhe se asokohe kishte bërë eksperimente të ndryshme me dukjen e saj. Asaj nuk i interesonte të dukej bukur, por të ishte një lloj rebeleje me pamje gotike.

Ka luajtur në katër seriale para “Friends”

Para rolit të Rachel Green që e bëri të famshme, Jennifer ka qenë pjesë e katër serilave të shkurtra komike. Si 21-vjeçare ka luajtur në serialin “Molloy” (së bashku me Mayim Bialik, aktoren e njohur nga komedia televizive, “The Big Bang Theory”).

Në vitin 1990 luajti në serialin “Ferris Bueller”, kurse më pas në skeç komeditë, “The Edge” (1992) dhe “Muddling Through” (1994).

Refuzoi të luante në “Saturday Night Live”, në mënyrë që të ishte në “Friends”

Anën e saj komike, Aniston e kishte treguar shumë herët dhe ishte pranë që të luante në serialin e popullarizuar me skeçe komike, “Saturday Night Live”.

Ylli i njohur i kësaj serie, Adam Sandler, ka treguar gjatë një bashkëbisedimi me Oprah Winfrey se Jennifer e kishte refuzuar rolin për të qenë pjesë e “Friends” dhe nuk ka gabuar.

Në garë për rolin e Rachel ishte edhe dikush tjetër

Sot është vështirë të imagjinohet dikush tjetër në rolin e Rachel Green, mirëpo Aniston ka treguar se për pak sa nuk e kishte ndërruar rolin me Courteney Cox.

Aktorja ka thënë se producentët donin që Cox ta luante Rachelin, mirëpo ajo e kishte dashur rolin e Monicas. Edhe Jennifer e donte rolin e Rachel, prandaj producentët vendosën sipas kërkesës së aktoreve dhe gjithçka shkoi për mrekulli.

E urrente stilin e saj të flokëve

Gjatë të nëntëdhjetave, femrat në gjithë botën e kopjonin “stilin e flokëve të Rachelit”, të cilin ajo e kishte gjatë episodeve të para të serialit.

Edhe pse për shumëkënd, flokët e saj ishin frymëzim, vet aktorja e urrente modelin e popullarizuar të saj. Më vonë, Aniston e kishte kritikuar stilistin Chris McMillan duke thënë se ai stil flokësh kishte qenë më i keqi që ka pasur.

Turpërohet nga rolet e para

Ajo sot është mbretëreshë e komedive romantike dhe ka rezultuar e suksesshme në zhanre tjera, duke e përfshirë edhe dramën. Megjithatë, roli i saj i parë filmik ka qenë në horrorin “Leprechaun”, për të cilin thotë se ndihet e turpëruar.

Ka marrë pjesë në disa videoklipe muzikore

Jennifer Anistonin mund ta shihni në tri videoklipe të ndryshme muzikore. Në klipin e këngës “Walls (Circus)” nga Tom Petty dhe “Heartbreakers” (1996). Pastaj “I Want To Be In Love” nga Melissa Etheridge (2001) dhe natyrisht në “I’ll Be There For You” të grupit “Rembrandts” që në fakt është realizuar për serialin “Friends”.

Vuan nga disleksia

Aktorja ka pranuar se gjithmonë ka zhvilluar një luftë me edukimin dhe mësimin, derisa në të 20-at është diagnostikuar me disleksi (çrregullim i të lexuarit dhe të kuptuarit e asaj që lexon). Për ta kompensuar problemin e saj, ajo ishte përpjekur që t’i bënte njerëzit të qeshnin kur ishte në shkollë. Përvoja traumatike nga fëmijëria e ka bërë që të ketë frikë nga uji

Aniston ka treguar se e kishte pasur shumë të vështirë që t’i xhironte skenat e filmit “Cake” (2015), sepse ka frikë shumë të madhe të qëndrojë nën ujë.

Si fëmijë, kishte rënë në pishinë në përpjekje për ta mbajtur triçikletën e saj, ndërsa e ka shpëtuar vëllai. Që atëherë ka frikë nga uji.

Muaji i mjaltit me Justin Theroux ishte në fakt udhëtim grupor me miqtë e ngushtë

Në vend që të niseshin në një muaji mjalti tradicional pas martesës në vitin 2015, Jennifer dhe burri i atëhershëm, Justin Theroux, e festuan martesën duke i marrë me vete edhe miqtë e tyre të ngushtë.

Chelsea Handler, Jason Bateman dhe Courteney Cox i kishin shoqëruar në pushimoren Four Seasons në Bora Bora.

Ka folur haptas për rëndësinë e terapisë në jetën e saj

Gjatë promovimit të filmit “Dumplin” (2018), Aniston ka thënë se raportet jo të mira me nënën e saj i kishin ndihmuar për rolin në këtë film. Në të njëjtën kohë, ajo ka pranuar se me vite të tëra kishte shkuar në psikoterapi për t’i tejkaluar problemet mendore.

Edhe pas ndarjes me Brad Pitt kishte vazhduar të shkonte te psikologia, e cila kishte ndërruar jetë papritur pikërisht në periudhën e vështirë jetësore të aktores.

Etiketa: Jennifer Aniston

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

Lajm i trishtë/ Ndërron jetë aktori i njohur, babai i Jennifer Aniston (FOTO)

12:27 : 15/11/2022
Photo Credit: Reuters
SHOW BIZ

Jennifer Aniston bën rrëfimin e rrallë: Vuaja nga pagjumësia për vite me radhë, ecja në gjumë

15:37 : 19/04/2022
WIREIMAGE
SHOW BIZ

Aktori i famshëm bën deklaratën e papritur për Jennifer Aniston: Skenat e s*ksit me të ishin tortur

10:41 : 06/10/2021
Photo Credit: Reuters
SHOW BIZ

Jennifer Aniston tregon çfarë pune bënte para se të bëhej e famshme

13:28 : 20/09/2021
Photo Credit: Reuters
SHOW BIZ

“A je prostitutë?”, Jennifer Aniston shokohet nga pyetja e gazetares (Video)

14:16 : 16/09/2021
Photo Credit: Reuters
SHOW BIZ

Jennifer Aniston kërkon një të dashur që nuk është i famshëm, ja kriteri që duhet të plotësoni

15:58 : 15/09/2021
Para

Roshi dhe Balaj në karantinë së bashku: Nëse kthehemi në Shqipëri duam të luajmë për...

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Berisha: Rezultati në kutitë e votimit është i gatuar nga kriminelë elektoralë të PS

13:16 : 17/05/2025

Berisha: Në Bruksel prezantova vjedhjen e madhe të votës së shqiptarëve

12:53 : 17/05/2025

Rama ironi me Macronin: Studentët francezë nuk duan të ikin nga Tirana! Opozita juaj do t’iu fajësojë

12:51 : 17/05/2025

Kllounada 5 mln euro e Ramës, fatura marramendëse për Samitin Europian

12:44 : 17/05/2025

PD ankimon vendimin e KQZ/ Logu: Jemi kundër numërimit të votave të Greqisë

12:35 : 17/05/2025

Goditi sekretarin e KZAZ nr. 30 në Kashar/ Prokuroria e Tiranës lë në burg Rei Nozllin

12:31 : 17/05/2025

U kapën me kanabis, arrestohen dy të rinjtë në Tiranë

12:05 : 17/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com