• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dosja “Marsida”/ Rrëzohet akuza e vrasjes për ish-oficeri i Burgjeve, Bledar Toçi. Ekspertiza: Vetëmbrojtje

18:45 : 11/04/2020
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Gjykata e Kavajës ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-oficerin e Burgjeve, Bledar Toçi, duke vendosur “detyrim për paraqitje”, pasi prokuroria e qytetit arriti në konkluzionin se ndaj tij nuk qëndronte akuza e “vrasjes me dashje” në dëm të viktimës Dritan Hoxhalli.

Paraditen e së Shtunës, gjyqtari Genti Dakollari ka vendosur të pranojë kërkesën e të pandehurit Toçi për zbutjen e masës së sigurisë, pasi më parë, një gjyqtar tjetër i gjykatës së Kavjës kishte pranuar kërkesën e prokurorisë për pushimin e akuzës së “vrasjes me dashje” ndaj ish-zyrtarit të Burgjeve.

Ish-oficeri i Burgjeve, Bledar Toçi, u arrestua në 10 Tetor 2019, pasi ai qëlloi me armën e shërbimit Hoxhallin, në shtëpinë e shtetases Marsida Qatja.

Prokuroria e Kavajës zhvilloi hetime ndaj Bledar Toçit për veprat penale të “vrasjes me dashje” dhe “prodhim e shitje narkotikësh”.

Por, në përfundim të hetimeve, bazuar në provat shkencore dhe ekspertizën balistike, prokuroria krijoi bindjen se Toçi ka goditur viktimën në kushtet e vetëmbrojtjes, pasi Dritan Hoxhalli kishte qëlluar me automatik brenda banesës së Qatjas, duke e plagosur rëndë ish-oficerin e Burgjeve.

Lexo edhe:

Ngjarja e Kavajës kambanë alarmi, ekspozoi batakun …

Pasi gjykata e Kavajës kishte pranuar më parë kërkesën e prokurorisë për pushimin e akuzës së “vrasjes me dashje”, Bledar Toçi kërkoi ndryshimin e masës së sigurimit.

Shqyrtimi i kësaj kërkese iu caktua me short gjyqtarit Dakollari, i cili vendosi të caktonte masën e “detyrimit për paraqitje” për Toçin, i cili tashmë akuzohet vetëm për “prodhim e shitje të lëndëve narkotike”.

Dosja në gjyq
“Boldnews.al” ka mësuar në mënyrë ekskluzive për faktet e renditura nga Prokurorinë e Kavajës, në dosjen e dërguar për gjykim kundër vëllezërve Bledar dhe Benard Toçi, me akuzën e “prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike”, si edhe kundër Marsida Qatjas, e akuzuar për veprën penale të “vënies në dispozicion të ambjenteve për përdorim narkotikësh”.

Sipas dosjes së Prokurorisë, e cila pritet të shqyrtohet nga Gjykata e Kavajës, viktima Dritan Hoxhalli, mbrëmjen e datës 10 Tetor 2019, ka shkuar në banesën e Marsida Qatjas, në të cilën gjendeshin edhe tre persona të tjerë, përfshirë ish-oficerin e Policisë së Burgjeve, Bledar Toçi.

Viktima Hoxhalli, për shkaqe xhelozie, sapo ka hyrë në shtëpinë e Qatjas, ka qëlluar me automatik në drejtim të personave që gjendeshin në dhomë.

Një plumb i qitur nga arma e Hoxhallit ka prekur në qafë Bledar Toçin, i cili, ka reaguar menjëherë, duke qëlluar agresorin me armën e shërbimit që kishte me vete.

Nga goditja, Dritan Hoxhalli ka mbetur i vdekur në vend, ndërkohë që Toçi është dërguar menjëherë në spital, pasi ishte plagosur rëndë.

Në vijim të veprimeve hetimore, policia e Kavajës ushtroi kontroll në banesën e Toçit, ku gjeti edhe një sasi prej 3.7 gramë lëndë narkotike kokainë, për të cilën arrestoi vëllain e oficerit të Burgjeve, Benard Toçi.

Prokuroria e Kavjës ndoqi hetimet ndaj Bledar Toçit për vrasje me dashje, në dëm të viktimës Dritan Hoxhalli.

Por, provat e siguruara gjatë hetimit, i rrëzuan dyshimet paraprake. Nga akti i ekspertimit, rezultoi se arma, me të cilën viktima Dritan Hoxhalli kishte qëlluar mbi Bledar Toçin, ishte në pozicion “D”, për qitje me breshëri.

Por, duket se diçka ka shkuar keq në funksionimin e armës, përtej vullnetit të viktimës, pasi ajo është bllokuar dhe prej saj është qitur vetëm një plumb, i cili ka goditur rëndë në qafë Bledar Toçin.

Ky i fundit, i gjendur nën sulmin e papritur dhe të paparashikuar, ka reaguar instiktivisht, duke qëlluar në drejtim të agresorit, i cili mbeti i vdekur.

Bazuar në ekspertizën shkencore dhe aktet e tjera hetimore, prokuroria e Kavajës arriti në konkluzionin se nuk qëndronte akuza e vrasjes me dashje ndaj Bledar Toçit.

Prokuroria, mbi bazën e provave shkencore, arriti në konkluzionin se Bledar Toçi ka reaguar në kushtet e mbrojtjes së nevojshme, situatë e cila nuk parashikohet si vepër penale.

Për këtë arsye, prokuroria kërkoi nga gjykata pushimin e akuzës së vrasjes ndaj Bledar Toçit dhe gjykimin e tij vetëm për “prodhim e shitje të lëndëve narkotike”, referuar sasisë së kokainës së gjetur në shtëpinë e tij, nga kontrolli policor menjëherë pas ngjarjes.

Gjyqtari paraprak, pasi u njoh me argumentat e prokurorisë mbi pushimin e akuzës për vrasjen ndaj Bledar Toçit, konstatoi se kërkesa bazohej mbi provat shkencore dhe e konsideroi të drejtë e të plotë.

Pas rrëzimit të akuzës së vrasjes dhe mbajtjes në fuqi vetëm asaj të “prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike”, i pandehuri Toçi kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë.

Kërkesa e tij u pranua nga gjyqtari Dakollari paraditen e kësaj të Shtune, duke vendosur “detyrim për paraqitje” ndaj Bledar Toçit.

Ndërkohë, gjykata e Kavajës pritet të shortojë dosjen e prokurorisë për të nisur gjykimin ndaj Bledar e Benard Toçit dhe Marsida Qatjas.

Etiketa: ngjarja e kavajes

Lajme të lidhura

KRYESORE

Ngjarja e Kavajës kambanë alarmi, ekspozoi batakun …

08:41 : 07/02/2019
Para

Koronavirusi/ Mjeku i njohur tregon se çfarë pritet të ndodhë në gjysmën e dytë të muajit prill

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Meloni e quan “tërësisht të papritur” fitoren e Edi Ramës në zgjedhje

14:35 : 16/05/2025

Sherr me thika mes të miturve në Maliq, plagoset një 16-vjeçar

14:25 : 16/05/2025

Meloni: Integrimi në BE i vendeve të Ballkanit Perëndimor, në të mirën e sigurisë së Europës

14:18 : 16/05/2025

“Të mos përçahemi, bashkë jemi më të fortë”, Erdogan: Të përfshihen dhe aleatë që nuk janë në BE

14:14 : 16/05/2025

“Paqja në Europë varet nga Ukraina”/ Zelenksy: Putin vazhdon të minojë diplomacinë

13:58 : 16/05/2025

“Europa dominoi fushatën”/ Rama në samit: Fitorja ime me 52% të votave ishte një Brexit i përmbysur

13:53 : 16/05/2025

Samitin në Tiranë/ Macron: Duhet të këmbëngulim për të siguruar paqen në Ukrainë

13:47 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com