• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Koronavirusi po teston botën”/ Pedagogia: Jo të gjithë studentët i përshtaten mësimit online

18:25 : 09/04/2020
në AKTUALITET, SOCIALE

Pedagogia Haris Vongli është duke kaluar karantinën e dytë në Shqipëri, pas asaj në Pekin në muajin janar, kur nisi edhe izolimi në shtetin aziatik.

Në një lidhje me “Skype” në A2, pedagogia foli për “aventurën” e saj në Kinë kur shpërtheu pandemia, duke krahasuar karantinën atje me atë në Tiranë.

“Ndodhesha në një vizitë të shkurtër në Pekin në janar. Autoritetet kineze reaguan me një shpejtësi të madhe. Unë qëndrova 12 ditë në Pekin dhe më pas u ktheva në Shqipëri. Ka një ndryshim të madh mes karantinës në Kinë dhe asaj në Shqipëri. Kinezët janë të vetëpërmbajtur dhe i përgjigjen rregullave të vendosura nga autoritetet dhe kjo mendoj se vjen si pasojë e besimit që ata kanë te drejtuesit e tyre. Këtu ndikon edhe natyra dhe antropologjia e tyre. Ne e kemi parë rastin e Italisë apo të Spanjës, ku ndikoi shumë mosbindja ndaj masave apo marrja e tyre me vonesë. Vetizolimi është një nga mundësitë për të shkëputur zinxhirin. I gjithë ky distancim social është një sfidë shumë e madhe që po na bëhet”.

Pedagogia u bëri edhe një thirrje shqiptarëve: “Unë mendoj që bashkatdhetarët e mi duhet t’u binden masave pasi nuk kemi alternativë të dytë. Ne kemi informacionin edhe nga shtetet e tjera që vetizolimi është shpëtim. U bëj thirrje shqiptarëve që të zbatojnë masat e marra. Të dalësh nga shtëpia për nevojat emergjente, do të thotë që t’i nuk mund të dalësh për të blerë diçka të vogël apo për një xhiro. Pazari bëhet një herë në javë në Pekin edhe në ditë normale.

Ne jemi një popull shumë pranë njëri tjetrit, por kjo është një jetesë normale, ndërsa aktualisht jemi në kushtet e një fatkeqësie natyrore. Nuk është dhunim i të drejtave të njeriut, në kushtet e një fatkeqësie natyrore e parashikon edhe Kushtetuta. Kjo është një sakrificë dhe një ridimensionim i të menduarit tonë. Ekspertët flasin pse Gjermania ka masa të ndryshme, Suedia po ashtu. Kjo ndodh pasi ato kanë kapacitete më shumë se sa ne”.

Lexo edhe:

Mbyllet numërimi në Shijak, PS kryeson me 7118 vota

Numërohen 272 nga 405 kuti në Shkodër/ PD kryeson me 5 mandate, PS merr 4, PSD 2

Më tej, Haris Vongli foli edhe për mësimdhënien online në Shqipëri, por dhe më gjerë, duke dhënë edhe mendimin se bota është duke kaluar një test për të provuar ndryshimet e madha që po pëson. “E gjithë mësimdhënia online është një filozofi e re, një sfidë për sistemin arsimor, por për distancat mes dy brezave, mësuesve dhe të nxënësve. Duke lexuar shumë, duke diskutuar shumë, mendoj që ky virus është shfaqur për t’u dhënë një shtysë të gjitha ndryshimeve që tashmë kanë nisur. Ne po testohemi. Ne kemi diçka të re që po hidhet në treg, kjo do të thotë se do të qëndrojë aty për shumë gjatë me ne. Kina ka provuar makina pa shoferë, deri diku edhe fluturuese. Në Kinë infermierët janë zëvendësuar me robotë. Ne kemi filluar të jetojmë me teknologjinë.

Mësimi online është shumë i vështirë. Ka studentë që i përshtaten, por edhe të tjerë që nuk i përshtaten. Disa nuk kanë as smartfonë, madje as energji elektrike, por kjo nuk do të thotë se nuk po funksionon. Teknologjia e përmirëson dhe e teston mësimdhënien online, por do të doja shumë që të mos e zëvendësonte atë. Pjesëmarrja është masive, por mendoj se do të ishte destruktive nëse kjo do të kthehej në një mënyrë jetese, nëse ne do të jetonim në një përditshmëri virtuale”.

Në fund, pedagogia bëri edhe një parashikim, duke thënë se aktualisht jemi në një situatë të jashtëzakonshme dhe nuk është çudi që mësimi të vijojë edhe në verë. “Vera mund të jetë një mësimdhënie dhe nxënie. Është mëse normale në këtë situatë që jemi duke kaluar”, tha pedagogia Haris Vongli./A2News.com

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mbyllet numërimi në Shijak, PS kryeson me 7118 vota

20:27 : 12/05/2025
AKTUALITET

Numërohen 272 nga 405 kuti në Shkodër/ PD kryeson me 5 mandate, PS merr 4, PSD 2

20:22 : 12/05/2025
AKTUALITET

Vota e Diasporës, një pasqyrë e zgjedhjeve brenda vendit?

20:21 : 12/05/2025
AKTUALITET

PD shkëputet me 1114 vota përpara PS në Kamëz

20:18 : 12/05/2025
SPORT

Vllaznia-Egnatia/ Regi Lushkja i jep avantazhin rrogozhinasve me gjuajtjen e parë (Video)

20:12 : 12/05/2025
AKTUALITET

Numërohen 60% e votave në të gjithë Shqipërinë, si ndahen mandatet

20:10 : 12/05/2025
Para

Pamje rrënqethëse/ Mediat italiane publikojnë fotot e makinave që trasportojnë të vdekurti drejt Shqipërisë

TË GJITHA

Mbyllet numërimi në Shijak, PS kryeson me 7118 vota

20:27 : 12/05/2025

Numërohen 272 nga 405 kuti në Shkodër/ PD kryeson me 5 mandate, PS merr 4, PSD 2

20:22 : 12/05/2025

Vota e Diasporës, një pasqyrë e zgjedhjeve brenda vendit?

20:21 : 12/05/2025

PD shkëputet me 1114 vota përpara PS në Kamëz

20:18 : 12/05/2025

Vllaznia-Egnatia/ Regi Lushkja i jep avantazhin rrogozhinasve me gjuajtjen e parë (Video)

20:12 : 12/05/2025

Numërohen 60% e votave në të gjithë Shqipërinë, si ndahen mandatet

20:10 : 12/05/2025
Screenshot

Raporti i OSBE-ODIHR/ Mediat në Shqipëri, bashkëpuntoret e pushtetit

20:00 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com