Tiranë/ Theu urdhrin për herë të dytë, i bllokohet lokali për 6 muaj

Lexo edhe:

Policia ka evidentuar të hapur në funksionim, një lokal bar-kafe, në rrugën “Niko Avrami”.

Më datë 27.03.2020 lokali është konstatuar i hapur për herë të parë dhe pronari është ndëshkuar me masë administrative.

“Administratori i lokalit shtetasi F.B, është konstatuar përsëri duke mbajtur hapur lokalin dhe duke i shërbyer klientëve dhe është ndëshkuar përsëri, me mbyllje të aktivitetit për 6 muaj.” njofton policia.

Një javë më parë, një tjetër lokali, në pronësi të shtetases  R. F., në rrugën “Sadik Petrela”, iu bllokua aktiviteti për 6 muaj, pasi u konstatua për herë të dytë i hapur, në kundërshtim me Aktin Normativ.

Që prej daljes së Aktit Normativ e deri tani, në të gjithë vendin janë ndëshkuar 207 administratorë lokalesh që kanë ushtruar aktivitetin në kundërshtim me këtë Akt.

Lajme të lidhura

Para