• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama kërcënon me arreste, por nuk ka miratuar asnjë Akt për “izolimin e së Dielës” e “lëvizjen 1 orë”

13:21 : 05/04/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga BoldNews.al

Ndërkohë që Policia e Shtetit njofton periodikisht për masa penalizuese ndaj qytetarëve që thyejnë rregullat e karantinës, të vendosur për shkak të pandemisë COVID-19, një pjesë e Akteve që kanë vendosur kufizimet ose nuk janë miratuar në momentin e gjobitjes së qytetarëve, ose nuk janë më në fuqi.

Për të qenë më konkret, kufizimi i lëvizjes së qytetarëve vetëm një orë gjatë javës, nuk gjendet i shkruar askund në aktet qeveritare. Gjithashtu, edhe izolimi total i së Dielës, gjithashtu, nuk është miratuar në asnjë prej dokumentave zyrtarë.

Nga ana tjetër, një seri urdhrash të Ministrisë së Shëndetësisë për karantinimin e qytetarëve dhe bizneseve, për më shumë se dy javë kanë qëndruar pa fuqi ligjore.

E gjithë kjo situatë ka ardhur falë rrëmujës së krijuar nga kryeministri Edi Rama, i cili ngatërron urdhrat e lëshuar nga dritarja e tij virtuale me aktet zyrtare të Shtetit.

Lexo edhe:

Zjarr në një banesë në Berat, dëmtohet lehtë pronarja e shtëpisë

VIDEO/ Gazetarja australiane goditet me plumb gome gjatë raportimit në Los Angeles

Lëvizja 1-orëshe????
Në fillim të javës së kaluar, kryeministri Rama, nëpërmjet rrjeteve sociale, njoftoi se qytetarët do të kenë mundësi të lëvizin vetëm 1 orë në fashën orare të lejuar, 05.00-13.00.

Kjo lëvizje do të kryhej me një Autorizim të posaçëm, nëpërmjet Aplikimit në e-Albania ose me sms dhe do të përdorej vetëm për blerje ushqimesh dhe në farmaci.

“Boldnews.al” kreu verifikime në volumin e akteve dhe urdhrave qeveritarë, të nxjerra së fundmi në kuadër të parandalimit të pandemisë COVID-19. Në asnjë prej akteve qeveritare nuk është parashikuar shprehimisht detyrimi për dalje me Autorizim 1-orësh.

Ekziston vetëm një njoftim publik i Policisë së Shtetit, në të cilin informohen qytetarët se duhet të aplikojnë për Autorizim pranë e-Albania, shoqëruar me kërcënimin se do të gjobitet kush e thyer këtë rregull.

Por, Policia e Shtetit nuk i referohet asnjë akti zyrtar, në të cilin është parashikuar lëvizja me Autorizim 1-orësh për qytetarët. Gjithçka ka mbetur në dritaren virtuale të Edi Ramës dhe nuk është shndërruar në akt zyrtar.

Izolimi i të Dielës?
Izolimi 40 orësh, nga mesdita e së Shtunës deri në mëngjesin e së Hënës, u vendos me Urdhrin nr. 193, dt. 20.03.2020 të Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Në atë Urdhër, ndër të tjera, thuhej konkretisht: “Kufizimin e lëvizjes në të gjitha zonat urbane të Republikës së Shqipërisë…nga ora 13.00 e ditës së shtunë, datë 21.03.2020 deri në orën 05.00 të datës 23.03.2020…”.

Pra, Urdhri i ministres Manastirliu i referohej specifikisht dy datave konkrete-21 dhe 23 Mars 2020.

Në vijim, Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile, i ngritur për përballimin e “Fatkeqësisë Natyrore” nga COVID-19, me vendim nr. 2, dt. 25 Mars 2020, vendosi të konfirmojë dhe të shtyjë pa afat të gjithë urdhrat e nxjerra deri në atë moment, në fuksion të përballimit të pandemisë.

Ndër urdhrat, për të cilin u vendos shtyrja e efekteve, ishte edhe ai i ministres së Shëndetësisë, Manastirliu, për kufizimin e lëvizjes në fasha orare të caktuara.

Por, Komiteti Ndërministror “harroi” të konstatonte se “izolimi i së Dielës” i referohej datave specifike (21-23 Mars 2020) dhe nuk kishte karakter të përgjithshëm.

Pra, për shkak të kësaj “harrese” qeveritare, “izolimi i së Dielës” është tërësisht pa bazë ligjore. Ai kufizim i ka humbur efektet që në datë 23 Mars 2020, pavarësisht se edhe këtë fundjavë, Rama u shfaq kërcënueshëm ndaj qytetarëve, për t’i detyruar të qëndrojnë në shtëpi pa asnjë akt qeveritar.

Gjobat dhe mbyllja e shkollave, nul ligjor
Ekziston një aksiomë sa vetë historia e organizimeve publike-shteti mbahet nga ligjet. Por, kryeministri Edi Rama duket se ka probleme të theksuara me njohuritë për mënyrën se si funksion shteti.

Në 9 Mars 2020, menjëherë sapo u shfaqën rastet e para me COVID-19 në Shqipëri, kryeministri Rama, nëpërmjet dritares virtuale, njoftoi se qeveria po merrte masat për karantinimin gradual të jetën sociale dhe ekonomikë në Shqipëri.

Në vijim të urdhrave të kryeministrit nga dritarja virtuale, Ministria e Shëndetësisë nxori një seri Urdhrash për mbylljen e strukturave publike e private.

Në harkun kohor mes datave 8-11 Mars 2020, Ministria e Shëndetësisë miratoi 10 Urdhra, që lidheshin me veprimtarinë e spitaleve, me ndalimin e hyrje-daljeve në struktura shëndetësore të familjarëve të pacientëve, mbylljen e institucioneve arsimore publike e jo-publike, baret, lokalet dhe të gjithë bizneset, përveç atyre që shërbenin për furnizimin e qytetarëve me ushqime e barna.

Pavarësisht se Urdhrat e Ministres Manastirliu përcaktonin shprehimisht se “ky urdhër hyn në fuqi menjëherë”, ata konsiderohen të pazbatueshëm, derisa të botoheshin në Fletoren Zyrtare.

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, në nenin 117 të saj, parashikon shprehimisht se: “Ligjet, aktet normative të Këshillit të Ministrave, të ministrave, të institucioneve të tjera qendrore marrin fuqi juridike vetëm pasi botohen në Fletoren Zyrtare”.

Urdhrat serialë të Ministrisë së Shëndetësisë për karantinimin e qytetarëve janë botuar në Fletoren Zyrtare nr. 49, datë 25 Mars 2020.

Pra, Qeveria ka “harruar” t’u japë fuqi ligjore akteve të saj, sidomos atyre që lidhen me emergjencës COVID-19, rreth 2 javë me vonesë.

Praktikisht, Urdhrat e Manastirliut për mbylljen e shkollave dhe lokaleve, megjithë qëllimin pozitiv për parandalimin e përhapjes së sëmundjes, kanë shkelur normat fillestare kushtetuese.

Ata, ligjërisht, nuk kanë pasur fuqi ligjore deri në datën 25 Mars 2020 dhe, për këtë arsye, çdo sanksion i vendosur ndaj qytetarëve e bizneseve deri në atë moment, është nul kushtetues dhe ligjor.

Por, kjo nuk duket se ka rëndësi për kryeministrin dhe vartësit në Kabinetin e tij. Shteti, për ta, fillon dhe mbaron tek dritarja virtuale e Edi Ramës.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zjarr në një banesë në Berat, dëmtohet lehtë pronarja e shtëpisë

14:49 : 09/06/2025
BOTA

VIDEO/ Gazetarja australiane goditet me plumb gome gjatë raportimit në Los Angeles

14:45 : 09/06/2025
Lajmet e Dites

Osmani cakton datën, ja kur do të mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë

14:36 : 09/06/2025
AKTUALITET

Tregjet e fruta perimeve në krizë, tregtarët: S’ka konsum! Të rinjtë kanë ikur nga vendi

14:33 : 09/06/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Elvis Roshi merret zyrtarisht i pandehur nga SPAK për “shpërdorim detyre”

14:28 : 09/06/2025
AKTUALITET

Shisnin drogëra të forta, arrestohen 2 angelzët në Dhërmi

14:12 : 09/06/2025
Para

"Edhe javën tjetër ka shifra të larta"/ Pipero: Ja kur nis ulja e kurbës së Covid-19

TË GJITHA

Zjarr në një banesë në Berat, dëmtohet lehtë pronarja e shtëpisë

14:49 : 09/06/2025

VIDEO/ Gazetarja australiane goditet me plumb gome gjatë raportimit në Los Angeles

14:45 : 09/06/2025

Osmani cakton datën, ja kur do të mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë

14:36 : 09/06/2025

Tregjet e fruta perimeve në krizë, tregtarët: S’ka konsum! Të rinjtë kanë ikur nga vendi

14:33 : 09/06/2025

VIDEO/ Elvis Roshi merret zyrtarisht i pandehur nga SPAK për “shpërdorim detyre”

14:28 : 09/06/2025

Shisnin drogëra të forta, arrestohen 2 angelzët në Dhërmi

14:12 : 09/06/2025

Kursi i Euros ulet sërish poshtë 98 lekëve, ja faktorët që kanë ndikuar

14:05 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com