• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nga babai i shqiptarëve në “Zot” që na njofton ditën e kiametit

14:10 : 03/04/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Kreu i shtabit qendror të luftës ndaj armikut të padukshëm, “gjeneral” Edi Rama deri më sot ka guxuar të ndërhyjë jo-ligjërisht në shumë aspekte, përfshi këtu edhe marrëdhëniet mes individëve dhe bizneseve apo individ-individ si në rastin e qerave.

Në emër të luftës, mbylli shkolla e kopshte, pastaja kufizoi lëvizjet, më pas mbylli biznese, dhe arriti deri atje sa të caktonte se vetëm 1 njëri duhet të dilte nga familja për çështje madhore. Si në asnjë vend tjetër të prekur nga Covid 19, panikun ndaj qytetarëve e përhapi pikërisht “gjenerali”, që i mbyllur në bunker, paralajmëronte skenarët më ogurzi, pa u bazuar askund.

Në shërbim të tij nxituan të rrjeshtoheshin me ose pa dashje personazhe të ndryshëm, që fatkeqësisht ose fatmirësisht shfrytëzuan këtë kohë për t´u mediatizuar, duke i shërbyer pikërisht skenarit të panikut.

Gjithçka nisi të funksionojë si një orkestër, ku pas “gjeneralit” dilnin një nga një në orare të ndryshme personazhet, brenda dhe jashtë vendit, që shkuan deri atje sa të caktonin me datë numrin e të viktimave.

Lexo edhe:

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

Dukej se gjithçka kishte një synim, të injektohej maksimalisht paniku te qytetarët, të legjitimoheshin masat ekstreme, me kosto minimale jo jetësh njerëzore, por kostosh financiare, për qeverinë.

Dhe nga kjo situatë, fitoi një kohë prej gati 3 javësh, për të paraqitur atë që e quajti një paketë ndihmash, por që në fakt duket si një paketë “për të larë duart”. I paqartë për situatën, pa shifra dhe statistika, pa parashikime të besueshme, pa një studim të mirfilltë, dhe mbi të gjitha pa pasur një panoramë të qartë të epidemisë së Covid 19, Rama gjeti si rrugë shpëtimi panikun.

Një popull në panik të skajshëm, që s´duhet të dilte dhe duhet të lante duart nga armiku i padukshëm, nuk do të ndjehej, as do të kërkonte qoftë edhe minimumin për të mbajtur frymën gjallë. Në anën tjetër kjo i krijonte komoditetin një qeverisjeje të paaftë dhe pa asnjë strategji, që të dhuronte show, të fitonte kohën, që e kishte shpërdoruar me ditë e javë, nga momenti i shpërthimit të Covid 19.

“Gjenerali” nisi të krijojë avash figurën e shpëtimtarit të popullit dhe këtë përrallë nisi t´a besojë edhe vetë kur e shpalli veten babai i shqiptarëve, pa të cilin viktimat do mblidheshin me kamionë, njëlloj si në Itali.

Pas citimeve nga librat e shenjtë, që s´dihet sa i beson, sot gjenerali foli për ditën e kiametit. I vetëm në llojin e tij, “gjenerali” vendosi t´ia kujtojë kiametin njerëzve, një ditë pasi shpalli vendimin e rradhës, që ndërhyn direkt në raporte apo marrëveshje individësh me biznesin apo mes tyre, pa pasur asnjë logjikë ligjore.

Në emër të luftës, komandanti po i prek të gjithë, përveç një grupi të vogël, që duket se kanë fituar statusin e të paprekshmëve në kohë paqeje, por edhe lufte.

Deri më sot ata janë të vetmit që nuk cënohen, është oligarkia konçensionare, që përfiton miliona euro nga buxheti në bazë të kontratave të dyshimta, ndërsa “gjenerali” pa iu dridhur zëri thotë se nuk ka para.

Nuk ka para për testet, nuk ka para për të varfërit, nuk ka para për biznesin e vogël, nuk ka para për ata që humbasin vende pune, nuk ka para për ato biznese që nuk janë pjesë e oligarkisë, por ka plot për oligarkinë konçensionare.

Rama na kujtoi kiametin me shpresën se do të dhjetëfishojë panikun dhe njerëzit do të luten që të jetojnë edhe një ditë, dhe kur të gdhihen t´a falenderojnë, pa pasur kohën të mendojnë se s´kanë me se të jetojnë.

Lajme të lidhura

SPORT

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025
SPORT

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025
SPORT

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025
SPORT

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025
AKTUALITET

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025
Para

16770 të prekur dhe 1143 viktima nga COVID-19/ Rriten shifrat në Belgjikë

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com