• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Megaspitalet e Europës, mijëra shtretër në Qendrat e Panaireve

16:13 : 03/04/2020
në AKTUALITET, BOTA

Pamje video që lëkunden nëpër një qendër panairesh që po shndërrohet në tre pavione spitalore për koronavirusin. Pamja zgjatet e zgjatet në një hapësirë sa gjashtë fusha futbolli. Para bllokimeve të mëdha, ka qenë e prenotuar për një ekspozitë për martesat. Që tani do të zëvendësohet nga 4,000 shtretër dhe dy salla morgu.

“Po e marrim seriozisht, sepse po përgatitemi për një numër të lartë vdekjesh”, thotë Alex Woodside, i cili po përgatit sallat spitalore në Spitalin e përkohshëm Nightingale në Qendrën ExCel në lindje të Londrës, ku filmoi videon, të cilën e postoi në Facebook.

Gazetat britanike e quanin pamjen “dridhëruese”. Shërbimi Kombëtar i Shëndetit në Britani njoftoi këtë javë se nevoja për staf në Nightingale janë aq të mëdha sa që punonjësit e linjave ajrore nga Jet dhe Virgin Atlantic do të dërgohen për të ndihmuar mjekët dhe infermierët.

Vendet në të gjithë Evropën dhe disa qytete në SHBA po përpiqen të ngrenë spitale në terren, në hapësirat që më parë kanë shërbyer kryesisht si qendra të mëdha panairesh. Kjo ilustron se sa masive mund të jetë vala e ardhshme e pacientëve me koronavirus. “Nëse do ti mbajmë vdekjet nën 20,000, ne do të kemi bërë më të mirën në këtë epidemi,” tha Stephen Powis, drejtori I shërbimit kombëtar mjekësor të Britanisë.

Lexo edhe:

No Content Available

Ndërsa Deborah Birx, koordinatore për koronavirusin në Shtëpinë e Bardhë, i tha NBCNews të hënën se “Nëse i bëjmë gjërat mirë, ne mund të kemi 100-200 mijë vdekje“. Ekspertët e shëndetit publik thonë se spitalet e përkohshme si Nightingale në Londër, i cili duhet të jetë i gatshëm të pranojë 500 pacientët e tij të parë këtë javë – ose Qendra Jacob K. Javits në Manhattan, ku janë duke u vendosur 1.000 shtretër – mund të ofrojnë një nivel të kujdesit shëndetësor , siç kanë spitalet fushore gjatë konflikteve të armatosura ose katastrofave natyrore.

Ekspertët janë të shqetësuar se shumica e anëtarëve të stafeve nuk janë të trajnuar të punojnë në ambiente të tilla, dhe se mungesa e mjeteve mbrojtëse dhe ventilatorëve që shqetësojnë spitalet tradicionale mund të jetë më keq në këto salla ekspozitash të shndërruara në qendra spitalore për shkak të krizës. Një shqetësim tjetër: hapësira të tilla mund të lehtësojnë përhapjen e infeksionit. “Infeksionit, është gjithmonë më lehtë të kontrollohet në reparte të vogla sesa hapësira të mëdha të hapura,” thotë Paul Hunter, profesor i mjekësisë në Universitetin e Anglisë Lindore.

Por situata është e rëndë. Spitalet në veri të Italisë dhe Spanjë – qendrat e goditjes më të rëndë nga koronavirusi në Evropë – janë përmbytur me aq shumë pacientë saqë u është dashur ti trajtojnë njerëzit në korridore ose parkingje, ose në pamundësi edhe t’i largojnë krejt. Për të lehtësuar presionin ndaj sistemit në Madrid, brenda 24 orëve ushtria spanjolle dhe ministria e shëndetësisë, përgatitën një spital fushor në qendrën e madhe të kongreseve IFEMA, me kapacitet 1.300 shtretër për pacientët në gjendje të qëndrueshme dhe 96 shtretër për kujdes intensiv. Në dhjetor, qendra e kongreseve priti delegacione nga e gjithë bota për Samitin e Ndryshimit të Klimës. Sot është spitali më i madh i Spanjës.

Ndërkohë në Britani, NHS është duke ndërtuar edhe dy objekte tjera, po aq të mëdha sa spitali fushor Nightingale, një në Birmingham dhe një në Manchester.

Franca ka qenë më skeptike për ngritjen e spitaleve në terren. Në vend të kësaj është vendosur që pacientët të transferohen nga rajonet e mbingarkuara në spitalet që nuk janë aq të mbushura. Javën e kaluar, një tren i përshtatur posaçërisht transferoi 20 pacientë nga Strasburgu në Francën lindore në rajonin Loire në Francën perëndimore. Madhësia e spitaleve nuk na kufizon. Kemi mundësinë të vendosim më shumë shtretër”, thotë Martin Hirsch, drejtori i përgjithshëm i Publique-Hôpitaux de Paris, rrjeti më i madh i spitaleve publike në Evropë. “Më problem është për personel dhe furnizime me oksigjen,” thotë ai. /Washington Post

Etiketa: Megaspitalet e Europësmijëra shtretër në Qendrat e Panaireve

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Shifra tragjike në Britani/ Koronavirusi shkakton 684 vdekje në 24 orët e fundit, shkon në 3605 numri i viktimave

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, dështon edhe përpjekja e 16-të

15:23 : 15/05/2025

VIDEO-EMRI/ Kush është i dashuri i Beatriçes së “Shkodra Elektronike”

15:04 : 15/05/2025

SPAK i sekuestroi celularin, reagon kryebashkiaku: Jam i gatshëm për hetime

15:01 : 15/05/2025

Të paktën 54 të vrarë në Gazë nga bombardimet e pareshtura izraelite

14:54 : 15/05/2025

Vota e diasporës/ PD kërkesë KQZ: Na vendosni në dispozicion dokumentacionin e procesit

14:51 : 15/05/2025

Pas “11 Majit”/ Sondazhi në “Boldnews.al”. Alimehmeti e Tabaku zbresin Berishën nga “froni”

14:44 : 15/05/2025

Incident në Kashar/ Vëzhguesi i Orlando Rakipit godet me grusht kryekomisionerin (Emri)

14:21 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com