• Kontakt
Sunday, July 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nga larja e duarve me sarinë te fshehja nga Covid-19, ku është Erion Braçe

15:34 : 02/04/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga BoldNews.al

Kryeministri Edi Rama rreth dy javë më parë shpalli gjendjen e luftës. Tha se armiku ishte i padukshëm, duke pasur parasysh koronavirusin dhe me shpejtësi caktoi shtabin që do të drejtonte luftën dhe do të mbronte qytetarët.

Vetë u vendos në krye të shtabit të luftës, pjesë e të cilit u bënë, edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, dhe ajo e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Pritej që si zëvendës në këtë shtab, në luftën me armikun e padukshëm, të ishte nënkryeministri, Erion Braçe, kjo edhe referuar eksperiencave të tij në këshillat për larjen e duarve.

Shumë kush mund t’a mbajnë mend deklaratën e Braçes në 2013, pasi Edi Rama kishte marrë detyrën e Kryeministrit dhe kur në vend diskutohej për sjelljen e disa armëve kimike që do të çmontoheshin në territorin shqiptar.

Lexo edhe:

Horoskopi, 20 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

“Mashtrues…”, aktivisti i Lëvizjes Bashkë përplaset ashpër me gazetarin Flavio Qarri

Përballë protestave që u organizuan në atë kohë u shfaq Braçe i cili do të habiste jo pak me thënien se “Sarina shërben për të larë duart”. Sarina është një lëndë kimike, por për Braçen ajo kishte rolin, ndoshta të një sapuni.

Dhe duke qenë se ka qenë ndër të parët deputetë socialistë me “koncepte të qarta” për larjen e duarve, në kohën e pandemisë së Covid 19 Braçe mund të ishte krahu i djathtë (ose i majtë) i “gjeneralit”.

Ndoshta me këshillat e tij për larjen e duarve, Braçe në këtë situatë mund të merrte edhe ndonjë çmim. Pse jo në kuadrin e mësimeve online, mund të shfaqej në orë të caktuara të ditëve dhe t’u mësonte njerëzve (siç u drejtohet shpesh Gjenerali qytetarëve) mënyrën si të pastroheshin.

Por duket se Braçe ka zgjedhur të dëgjojë këshillat për t’u bërë i padukshëm përballë armikut të padukshëm.

Madje, aq shumë i ka dëgjuar këshillat sa është bërë i padukshëm edhe për fermerët, veçanërisht ato të Myzeqesë që i ka aq shumë përzemër në kohë paqeje. Ata prisnin të dëgjonin ndonjë fjalë nga deputeti, që është edhe nënkryeministër, për prodhimet që po i kalben, për tokat që i kanë mbetur papunuar dhe plot probleme të tjera që u janë krijuar për shkak të masave të qëndrimit në shtëpi.

Por jo, Braçe është fshehur nga “frika” e koronës dhe është kthyer në këtë situatë lufte në nënkryeministrin e padukshëm.

Në fakt ai ka disa javë që nuk shfaqet. Mungoi në kongresin e PS-së, madje duke tërhequr edhe vëmendjen e mediave. Zhgënjeu delegatët që e prisnin në hollin e Pallatit të Kongreseve apo në sallë, madje edhe raportin që kishte kohë që e përgatiste mbi reformën në administratë, preferoi që ta paraqiste Elisa Spiropali.

“Nuk i bojkotoj mbledhjet”, do të shprehej Braçe në atë kohë, kur pyetej sepse kishte munguar në kongresin 3 ditor.

Por ndoshta nënkryeministri e kishte parandjerë rrezikun. Kongresi u mbajt në fund të shkurtit, kohë kur në Itali kishte zbarkuar koronavirusi dhe me siguri do kishte ardhur në “mënyrë klandestine”, pa i marrë leje autoriteteve edhe në Shqipëri. Kështu që Braçe mund të ketë pasur informacione dhe duke i dalë të keqes përpara vendosi të mos ishte në një sallë të mbushur me delegatë dhe militantë, të pakontrolluar dhe të patestuar për virusin që zyrtarisht do të shfaqej në Shqipëri 1 javë më pas.

Nënkryeministri kurrsesi nuk do të lejonte që pa ndonjë arsye madhore të mos shfaqej në Kongres, të paraqiste një raport, t’i fliste delegatëve për reformat e mëdha, dhe të rrëmbente duatrokitje si një socialist i vjetër, por edhe reformator i madh.

Po kështu dje, në kohën e luftës, Braçe sërisht nuk do të humbiste protagonizmin dhe rolin e tij si “nën-gjeneral”, qoftë edhe duke u mësuar qytetarëve se si mund të bëheshin të padukshëm, përveç larjes së duarve.

Për ditë të tëra, nënkryeministri nuk u ndje, qëndroi në heshtje, derisa sot përmes rrjeteve sociale, njoftoi se ishte mirë, por sërisht qëndroi i padukshëm. Ai zgjodhi të paralajmërojë pronarët e bizneseve që të kenë kujdes, mos i pushojnë punonjësit nga puna, pasi rrezikonin që t’i paguanin atyre rrogën e 1 viti.

Pasi i bashkangjiti postimit edhe një nen nga Kodi i Punës, sërisht u bë i padukshëm, jo vetëm për koronavirusin, por edhe për qytetarët.

Ndoshta që kur tha se duart mund të laheshin me sarinë, nënkryeministri ka kuptuar se duhet të qëndrojë larg “bombave biologjike”, ose “gjenerali” ka vendosur që t’a mbajë larg siç po mundohet t’I qëndrojë larg koronës.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 20 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:59 : 19/07/2025
AKTUALITET

“Mashtrues…”, aktivisti i Lëvizjes Bashkë përplaset ashpër me gazetarin Flavio Qarri

22:46 : 19/07/2025
AKTUALITET

U konfliktuan me gota dhe shishe në një lokal nate në Palasë, procedohen dy persona

22:28 : 19/07/2025
AKTUALITET

Detaje të reja nga sherri në Ksamil, ja si nisi konflikti/ VIDEO

22:14 : 19/07/2025
BOTA

CEO i Astronomer jep dorëheqjen pas zbulimit të lidhjes jashtëmartesore në koncertin e Coldplay

22:05 : 19/07/2025
AKTUALITET

Berisha pret në takim një nga drejtuesit e ‘Forza Italia’, ja çfarë u diskutua

21:51 : 19/07/2025
Para

Avionë privatë dhe vila luksoze/ Si po e kalojnë karantinimin fëmijët e pasur (Foto)

TË GJITHA

Horoskopi, 20 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:59 : 19/07/2025

“Mashtrues…”, aktivisti i Lëvizjes Bashkë përplaset ashpër me gazetarin Flavio Qarri

22:46 : 19/07/2025

U konfliktuan me gota dhe shishe në një lokal nate në Palasë, procedohen dy persona

22:28 : 19/07/2025

Detaje të reja nga sherri në Ksamil, ja si nisi konflikti/ VIDEO

22:14 : 19/07/2025

CEO i Astronomer jep dorëheqjen pas zbulimit të lidhjes jashtëmartesore në koncertin e Coldplay

22:05 : 19/07/2025

Berisha pret në takim një nga drejtuesit e ‘Forza Italia’, ja çfarë u diskutua

21:51 : 19/07/2025

Sherr në Durrës, dy pushues përplasen fizikisht me punonjësin e çadrave

21:27 : 19/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com