• Kontakt
Sunday, May 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bashkë kundër Covid-19, ja ku duhet të përqëndrohemi

18:29 : 02/04/2020
në AKTUALITET, BOTA

Nga Angel Gurria

Pandemia e koronavirusit po shkakton krizën e tretë dhe më të rëndë ekonomike, financiare dhe sociale të shekullit 21, pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 dhe krizës globale financiare të vitit 2008.

Emergjente është të minimizohen efektet e sëmundjes në shëndetin e njeriut. Por pandemia ka shkaktuar një krizë të madhe ekonomike që do të peshojë mbi shoqëritë tona në vitet në vazhdim.

Në shumë vende, hapat e parë ambiciozë janë ndërmarrë tashmë dhe kjo është e mirëpritetur. Por fitoren e plotë ndaj kësaj sfide do ta arrijmë vetëm me një përpjekje të përbashkët e të koordinuar ndërkombëtare.

Edhe pse është ende shumë herët për të vlerësuar ndikimin që do të ketë koronavirusi në një numër të madh vendesh në zhvillim, në veçanti në vendet e Afrikës nën-Sahariane, është e qartë se edhe nëse ata janë me fat e nuk do të vuajnë barrën e plotë të krizës shëndetësore, ata prapëseprapë do të vuajnë ekonomikisht, ashtu siç ndodhi pas krizës së 2008-ës.

Lexo edhe:

Nis faza 2 në Itali: Lejohen vizitat familjare, baret hapen më 1 qershor

E rrallë! Rita Ora i bashkohet të ëmës si vullnetare në luftën kundër Covid-19

Dobësitë para-pandemike

Shumë kohë para goditjes së pandemisë, ekonomia globale kishte ekspozuar një numër dobësish, të cilat tani ka të ngjarë të përkeqësojnë rënien ekonomike, përfshirë nivelin e lartë të borxhit të korporatave dhe luftën tregtare.

Pabarazitë e të ardhurave dhe pasurive dhe pabarazitë në statusin e punësimit janë faktorë të rëndësishëm të cënueshmërisë në shumë vende. Në vendet e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), më shumë se një e treta e familjeve po përjetojnë pasiguri financiare, mund të bien në varfëri nëse privohen nga të ardhurat për tre muaj.

Dhe kur kriza shëndetësore të jetë kaluar, njerëzit do të duhet të përballen me krizën e punësimit që do të pasojë. Kufizimet tregtare që janë rritur vitet e fundit mund të pengojnë jo vetëm furnizimin në sektorin e mjekësisë, por gjithashtu të shkaktojnë ndërprerje në rrjetet e furnizimit me ushqime, mallra dhe shërbimeve të tjera bazë.

Ka ardhur koha për të ndërmarrë një reagim të menjëhershëm dhe në shkallë të gjerë, me masa të cilat duhet të miratohen në të gjitha nivelet, rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ato duhet të zbatohen pa vonesë, sipas afateve të nevojshme. Para së gjithash, përballja me krizën e shëndetit publik. Pastaj do të merremi me ekonominë për ta rivënë në lëvizje. Në fund të fundit, në planin afatgjatë, duhen veprime publike me qasje të reja për të riparuar dëmet dhe për t’u përgatitur mirë për goditjet e ardhshme.

Sisteme të dobëta shëndetësore

Kriza e koronavirusit i ka nxjerrë sheshit dobësitë e sistemeve tona shëndetësore, nga numri i pamjaftueshëm i shtretërve të kujdesit intensive, mungesa e punonjësve shëndetësorë e deri tek pamundësia për të siguruar maska e për të kryer teste të mjaftueshme.

Edhe më e madhe ka qenë pamundësia për të siguruar ilaçe apo vaksina. Përtej përgjigjeve të menjëhershme të politikës shëndetësore, forcimi i koordinimit ndërkombëtar është thelbësor.

Ai nevojitet për të siguruar që iniciativat për të zbutur rënien e aktivitetit ekonomik dhe për të mbrojtur më të prekurit, të prodhojnë kudo rezultatet më të mira të mundshme, të sigurojnë tregjet dhe të ofrojnë mbështetje për vendet më të brishta. Koordinimi midis bankave qendrore duhet të jetë i mirëpritur.

Koordinimi intensiv në të gjitha fushat e politikës publike është një domosdoshmëri urgjente. Deklaratat e fundit të G20 dhe G7 dhanë mesazhe të forta dhe udhëzime të qarta.

Katër linjat e bashkëpunimit

OECD bën thirrje për fokusimin e përpjekjeve të koordinuara ndërkombëtare në 4 linja kryesore.

Së pari, qeveritë duhet të rrisin bashkëpunimin për të siguruar që vaksinat dhe trajtimet, pasi të gjenden dhe prodhohen, të vihen në dispozicion të njerëzve sa më shpejt që të jetë e mundur.

Së dyti, qeveritë duhet të ndjekin politika të përbashkëta publike për kujdesin shëndetësor, (sa më shumë testime; sigurimi i maskave, njësive të kujdesit intensiv dhe respiratorëve, trajtimi i të gjithë pacientëve të siguruar dhe të pasiguruar dhe mbështetje për personelin mjekësor), për punësimin (pagesat për papunësinë dhe papunësinë e pjesshme, mbështetja me të ardhura për të vetëpunësuarit dhe më të prekurit), për mbështetjen e biznesit (shtyrja e pagesave të taksave, lehtësimi me kredi kredi, mbështetja për NVM-të, veçanërisht në shërbime dhe turizëm) dhe së fundi, pasi të jetë kaluar kulmi i krizës, për më shumë investime në kërkimet dhe infrastrukturën mjekësore.

Së treti, ndërsa bankat qendrore tashmë kanë ndërmarrë hapa të guximshëm për të mbështetur aktivitetin ekonomik, rregullimi financiar dhe mbikëqyrja mbetet një zonë ku koordinimi mund të japë rezultatet më të mira. Miratimi i koordinuar i masave rregullatore do të kishte rezultate shumë më pozitive sesa veprimet e çrregullta dhe kundërshtuese.

Së katërti, gjithçka duhet të bëhet për të rikthyer besimin, veçanërisht duke eleminuar kufizimet në tregti. OECD ka ngritur një platformë (ëëë.oecd.org/coronavirus/en/) për shpërndarjen e informacionit të përditësuar e gjithëpërfshirës për masat e marra nga autoritetet publike në vendet e botës, të shoqëruara me këshilla të dhëna nga organizata dhe në disa raste edhe me pak shënime përmbledhëse për vaksinat, taksimin, arsimin, NVM-të, etj.

Shpresojmë t’i ndihmojmë qeveritë të mësojnë nga njëri-tjetri në kohë reale dhe të lehtësojmë koordinimin. Niveli ynë i ambicies duhet të jetë në përpjestim me Planin Marshall, i cili ndihmoi në rindërtimin e Evropës pas L2B. Vizioni ynë i përbashkët duhet të krahasohet me Neës Deal, të ndërmarrë nga Presidenti Roosevelt në SHBA pas krizës së madhe të 1929, por tani në një shkallë globale. Vetëm forcimi i frymës së solidaritetit dhe lufta e përbashkët drejt të njëjtit qëllim do të na mundësojë ta kapërcejmë këtë krizë.

Angel Gurria është sekretar i përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD)

/Përgatiti:Mapo.al/

 

Etiketa: Bashkë kundër Covid-19ja ku duhet të përqëndrohemi

Lajme të lidhura

Lajmet e Dites

Nis faza 2 në Itali: Lejohen vizitat familjare, baret hapen më 1 qershor

22:34 : 26/04/2020
SHOW BIZ

E rrallë! Rita Ora i bashkohet të ëmës si vullnetare në luftën kundër Covid-19

14:40 : 07/04/2020
Para

Konfirmohet një tjetër rast me COVID-19 në Kosovë, shkon në 126 numri i të prekurve

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

4 pozicione për emra të rinj, zbulohen planet e Bayern Munich për verën

12:29 : 18/05/2025

Rama dhe Dajlan Avdia i kazinove ‘mbjellin’ Gjirin e Krorëzës me mijëra vila

12:09 : 18/05/2025

Video/ Erdogan i kap gishtin Macron dhe nuk ia lëshon, ja si komentohet gjesti

12:08 : 18/05/2025

Kanosën gazetaren, policia çon në SPAK Edi Palokën dhe Klevis Balliun

12:01 : 18/05/2025

Juventus sheh nga e ardhmja, pëlqehet mbrojtësi 20 vjeçar i Fiorentinës

11:58 : 18/05/2025

Ceremonia e përurimit, Papa Leoni: Dashuria e Zotit është unitet, na bashkon!

11:55 : 18/05/2025

Greqi/ Armë, antiplumb dhe targa false në banesë, arrestohet shqiptari (Emri)

11:39 : 18/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com