Që ditën e parë kur u zbulua pacienti zero, radiologu Renato Osmanaj së bashku me të gjithë stafin e spitalit infektiv ndodhen në vijën e parë të luftës kundër kësaj sëmundje tinzare e cila ne të gjithë botën ka shkaktuar mbi 500 mijë të infektuar dhe mbi 20 mijë të vdekur.
Osmanaj ishte i ftuar në studion e RTV Ora me gazetaren Beti Njuma ku dha shumë informacione të vlefshme mbi këtë sëmundje, për të qetësuar popullatën që të mos panikohet por kjo nuk do të thotë se ata nuk duhet të jenë vigjilentë, vigjilentë dhe vetëm vigjilentë.
Radiologu i Spitalit Infektiv Renato Osmanaj dha një lajm të mirë: Sëmundja COVID-19 nëse diagnostikohet në kohë , triazhohet në kohë dhe nis mjekimi në kohë atëherë është e shërueshme dhe nuk lë asnjë pasojë.
Mjeku Osmanaj tha se edhe në Shqipëri po synohet të arrihet pikërisht drejt kësaj diagnostifikimit sa më të hershëm të personave me COVID-19. Dhe kjo mund të bëhet mjaft mirë me skaner.
“Në ditën e parë të përballjes së imazherisë me Koronavirusin vura re disa specifika që nuk i kisha parë kurrë në jetën time. Në rastin e tretë, të katërt e të pestë e kuptova që kjo sëmundje prek mushkëritë. Është një imazh karakteristik dhe unik që prek të gjithë të sëmurët. Pas kësaj thamë që COVID 19 mundet fare kollaj të diagnostikohet me skaner. 95 % është e saktë në bazë të një studimi të mjekëve kinez. “
COVID-19 si kanceri nëse kapet në kohë parandalohet
Mjeku Osmanaj bën një paralelizëm mes sëmundjes së COVID-19 i shkaktuar nga koronavirusi Sars Cov2, dhe Kanceri dhe kërkon nga qytetarët të jenë vigjilentë dhe të bëjnë kujdes. Në këtë mënyrë i japin kohë edhe mjekëve që të mund të bëjnë më të mirën.
“Ky ngjan me kancerin, në cdo postulat pavarësisht miliardave fokusohet në dy pika: Parandalimi dhe diagnostikimi sa më i hershëm. Këtu jemi në ngjashmëri.
Parandalimi i COVID: Vigjilencë, karantinë, ruaju që të mos prekesh nga kjo sëmundje. Sepse ne na duhet në Shqipëri të na dhurojë populli faktorin kohë. Të mos sëmurën në një ditë. Jam me ministrin e Brendshëm Izraelit që thotë që popullata do ta kalojë prekjen nga COVID, por ne na duhet faktori kohë. “
Diagnostikimi i hershem
Osmanaj tregon se po përgatitet dhe një paketë për mjekimin e të sëmurëve në shtëpi
“Përpjekja ime është që ne të afrohemi në diagnozë në ditën e 4 dhe të pestë të kësaj simptome. Po përgatisim një paketë të cilën duke stadifikuar gravitetin e sëmundjes ta përdorim për të sëmurë që nuk kanë nevojë të vijnë në spital por të kurohen në shtëpi, sepse diagnostikimi sa më i hershëm, ndërhyrja sa më e hershme bëjmë që ne ta mjekojmë sa më shpejt e të evitojmë komplikacionet fatale.”
Vigjilencë, vigjilencë
Mjeku ka një apel për të gjithë qytetarët edhe në momentin kur fasha e lëvizjeve të bëhet më e gjatë dhe njerëzit do të dalin.
“Njerëzit kanë nisur të reflektojnë. Dhe besoj që grupet e punës do të monitorojnë hap pas hapi sjelljen e popullatës tonë e cila para disa ditësh ishte shumë e keqe dhe besoj se pas 10 ditësh apo dy javësh fasha do të ndryshojë dhe njerëzit do të dalin , por vigjilentë. Ka zero vend për panik por duhet të jenë shumë shumë vigjilentë. “
Bëni aerosol
Mjeku sugjeron përdorimin e aerosoleve me antiseptikë. Që janë të gjithë llojet e çajrave që pi një popull. Dafinë, sherebelë, ekualips. Hidhe në një tenxhere dhe ai që ka ankesa të kollës apo vështirësi në frymëmarrje të bëjë aerosol mbi avullin që është duke dalë nga tenxherja mbi sobë.
“Kjo mundëson sterilizimin e rrugëve të frymëmarrjes, sepse ky virus është virus i pastër aerogen dhe ka një mënyrë të çuditshme të marrjes.Mundësitë më të larta na rezulton se merret nga prekja, duart e pista sesa kontaminimi në ajër nga virusi. Do përgatisim një paketë që unë kam sugjeruar të shitet si të shitet në supermarket, cdo farmaci ta ketë gati. Të jetë një paketë alfa. Një i sëmurë i diagnostikuar dhe i stadifikuar nga epiket shëndetësore me triazhim, të thuhet që ky i sëmurë ka prognozë të mirë dhe do të kalojë në shtëpi. Në këtë mënyrë ulim ngarkesën spitalore.”
A është kjo sëmundje vdekjeprurëse
Osmanaj: Jo. COVID i diagnostikuar herët nuk të vret dot. Kjo sëmundje është e shërueshme nëse kapet në kohë. Nëse kjo sëmundje diagnostikohet në kohë, triazhohet në kohë dhe nis mjekimi në kohë nuk është vdekjeprurëse. Unë kam 6 raste të mjekuara në shtëpi që kanë situatë të shkëlqyer.
Tërheq vëmendjen ndaj 127?
Duhet të jetë më alert 127. Të ketë mendjen në vend. Duhet të afrohen pak më shpejt tek të sëmurët.
Po sa i takon një kategorie njerëzish si të moshuarit?
“Jam me ministrin izraelit. Karantinë të moshuarve, diabetikëve dhe përdoruesve të drogës. Kjo është përvoja ime e sotme. Nëse do coni ushqim tek prindërit lëreni aty, dezinfektojeni dhe pastaj të dalë prindi ta marrë.”
A mund të ketë Shqipëria një skenar si a i Italisë?
“Skenari Italian nuk mund të ndodhë në Shqipëri. Ne moshat e mëdha, sidomos Shkodra kanë fatin që kanë kaluar epideminë e malarjes dhe jam i bindur që kontaminohen vështirë, pavarësisht se nuk kemi postulate. Italia ka një imunitet falco të krijuar nga mbivaksinimi. Gjithashtu italianët e neglizhuan dhe COVID i gjeti me duart lart. Imuniteti fals në një epidemi të kësaj natyre, që ky virus është shumë më agresiv me mushkëritë ka fatalitete që ne nuk do ti kemi kurrë.”
Në pacientët e shëruar a ka pasoja në mushkëri? Është frika se mund të kenë dëme të parikuperueshme?
“Jo ne të gjithë të sëmurëve që kemi nxjerrë nga spitali u kemi bërë kontroll të dytë me imazheri dhe nuk më rezulton që të kenë dëmtime të përhershme. Ndonjë mund të ketë fare minimale por nuk jam aspak i shqetësuar për këtë.”- ka thënë ai për RTV Ora.