• Kontakt
Thursday, May 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nacionalizmi, një efekt anësor i koronavirusit

20:07 : 27/03/2020
në AKTUALITET, BOTA

Nga Gideon Rachman

Libri i Kenichi Ohmae “Bota pa kufij” u botua në 1990, një vit pas rënies së Murit të Berlinit. Ai u bë një nga tekstet klasike të epokës së globalizmit. Por kufijtë tani po kthehen me një hakmarrje të nxitur nga koronavirusi. Kur të kalojë pandemia, pengesat më ekstreme për të udhëtuar do të hiqen. Por nuk ka të ngjarë që do të ketë një restaurim të plotë të botës së globalizuar, siç ekzistonte para Covid-19. Shteti komb po rikthehet, i nxitur nga kjo krizë e jashtëzakonshme.

Ekzistojnë tre arsye kryesore për këtë. Së pari, pandemia tregoi se në raste urgjence njerëzit kanë nevojë për shtetin-komb – i cili ka forca financiare, organizative dhe emocionale që u mungojnë institucioneve globale. Së dyti, sëmundja po zbulon brishtësinë e rrjeteve të furnizimit global. Së fundi, pandemia është duke forcuar tendencat politike që ishin të fuqishme edhe para se të fillonte kriza – veçanërisht kërkesat për më shumë proteksionizëm, lokalizim të prodhimit dhe kontrolle më të ashpra kufitare.

Në situatën aktuale, shtrëngimi i kontrolleve kufitare për një kohë ka kuptim. Dhe ky kthim në shtetin-komb, brenda kufijve, në këtë rast nuk ka asgjë të keqe. Thjesht është një lloj i korrigjimit të kursit politik që bëhet në demokraci, në përgjigje të ngjarjeve dhe ndryshimeve në gjendjen shpirtërore të publikut. Por rreziku është që ringjallja e shtetit-komb do të rrëshqasë në nacionalizëm të pakontrolluar, duke çuar në rënie të tregtisë globale dhe në braktisjen e bashkëpunimit ndërkombëtar. Skenarët më të këqinj përfshijnë rënien e BE-së dhe shkatërrimin e marrëdhënieve SHBA – Kinës që mund të kulmojë me luftë.

Kthimi në shtet-komb ka qenë veçanërisht i dukshëm në Evropë, pasi BE-ja ka për qëllim të jetë organizata që ka shkuar më larg për të kapërcyer kombin. Kur kancelarja gjermane Angela Merkel, foli para kombit për urgjencën e pandemisë, ajo nuk e përmendi asnjëherë BE-në. Kontrollet kufitare që ishin zhdukur në thelb – për shembull midis Francës dhe Gjermanisë – papritmas u rikthyen. Ndihma financiare për bizneset, familjet dhe të papunët kryesisht vjen nga qeveritë vendore, jo nga BE. Politikanë të njohur në Poloni, Itali dhe Spanjë kanë kritikuar BE-në për dështim në përmbushjen e premtimit për solidaritet.

Lexo edhe:

“Nacionalizmi është streha e fundit e horrave”/ Pse shkoi Rama në Greqi

Ina Zhupa thumbon socialistët: Nacionalizmi streha e fundit e maskarenjve

Duke pasur parasysh madhësitë relative të buxheteve të BE-së dhe kombeve evropiane, është e pashmangshme që qeveritë të marrin pjesën më të madhe të peshës teksa përpiqen të largojnë depresionin. Në ditët në vijim, BE do të përpiqet të arrijë masa të mëdha fiskale pan-Evropiane. Por ndërsa kriza intensifikohet – dhe burimet financiare e mjekësore pakësohen – presionet ndaj solidaritetit evropian do të rriten.

Antagonizmat që janë hapur nga pandemia midis SHBA dhe Kinës janë më të dukshme. Vendimi i Donald Trump për ta etiketuar Covid-19 “virusin e Kinës” është tipik për stilin politik të fajësimit nga presidenti amerikan. Por, është gjithashtu edhe një reagim ndaj përpjekjeve të zyrtarëve kinezë për të sugjeruar që virusi mund ta ketë origjinën nga Amerika. Bill Bishop, një vëzhgues me përvojë, komentoi kohët e fundit: “Nuk kam parë kohë më të rrezikshme në marrëdhëniet SHBA-Kinë në këto 40 vitet e fundit.”

Pandemia gjithashtu forcon dorën e atyre që janë në administratën e Trump e që kanë kohë që duan të çmontojnë rrjetet e furnizimit ndërkombëtar dhe të riatdhesojnë prodhimin në SHBA. Peter Navarro, mbrojtësi më i zjarrtë në Shtëpinë e Bardhë, argumenton se virusi tregon se, “në një emergjencë globale të shëndetit publik, SHBA mbeti e vetme”. Është sigurisht e vërtetë që një situatë në të cilën 97 përqind e të gjithë antibiotikëve në Amerikë importohen nga Kina, nuk ka më gjasa që do vazhdohet kështu.

Por këto lloj konsiderimesh shtrihen përtej ilaçeve dhe marrëdhënies së tensionuar SHBA-Kinë.

Shtytja e nxitur nga pandemia kundër globalizmit do të çohet më tej fillimisht nga proteksionistët dhe skifterët e sigurisë kombëtare. Por ajo do të mbledhë forcë e me të do të bashkohen rryma tjera politikë që po fitonin forcë edhe para Covid-19. Në të majtë, lëvizja mjedisore tashmë po stigmatizonte udhëtimet e shumta dhe kërkonte që lokalizimi të renditej para globalizmit. Në të djathtë, kërkesat e zhurmshme për të mbajtur jashtë refugjatët dhe imigrantët e paligjshëm po rriteshin gjithnjë e më shumë.

Por, ndërsa antiglobalistët ka të ngjarë të kenë erërat politike në favor të tyre, pas përfundimit të pandemisë, ata në fakt nuk do të kenë zgjidhje më të mira. Përkundrazi, një pandemi që është një problem thelbësor global, kërkon përfundimisht një formë të kordinimit ndërkombëtar. Ringjallja e ekonomisë botërore gjithashtu do të jetë shumë më e vështirë nëse vendet lëvizin drejt autarkisë. Në nivel kombëtar, askush nuk i pranon rrëmbyesit që marrin gjithë pakot me letër tualeti dhe gjithë kutitë e qumështit nga raftet e supermarketeve. Por çfarë ndodh kur vendet e tëra sillen kështu? Duhet të përgatitemi për ta parë. /Financial Times

Etiketa: Nacionalizminjë efekt anësor i koronavirusit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Nacionalizmi është streha e fundit e horrave”/ Pse shkoi Rama në Greqi

11:58 : 17/05/2024
AKTUALITET

Ina Zhupa thumbon socialistët: Nacionalizmi streha e fundit e maskarenjve

15:17 : 16/05/2024
Para

Koronavirusi/ Çfarë dini dhe çfarë nuk dini për këtë virus?

TË GJITHA

Chelsea fiton Conference League, mund Betisin me përmbysje në pjesën e dytë

22:59 : 28/05/2025

Horoskopi, 29 maj 2025/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 28/05/2025

Berisha: Mesazhi i Ambasadës së SHBA-së ishte për popullin shqiptar

22:43 : 28/05/2025

Ekspertët: Euro mund të zëvendësojë dollarin si monedhë rezervë globale

22:41 : 28/05/2025

Vendimi/ Qeveria jep 80 milionë lekë për “Durrah City Football Academy”

22:38 : 28/05/2025

Finalja e Ligës së Konferencës, Chelsea përmbys Betis me dy gola në 5 minuta

22:33 : 28/05/2025

Betis-Chelsea/ Gjithçka nis nga e para, anglezët barazojnë finalen (Video)

22:29 : 28/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com