• Kontakt
Sunday, July 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Arrestohet Klodian Duro, ish-futbollisti i kombëtares kanosi me jetë ish-gruan me urdhër mbrojtje

11:01 : 27/03/2020
në AKTUALITET, KRONIKE, SPORT

Klodian Duro, ish-futbollist i Kombëtares u arrestua nga Policia e Tiranës për shkelje të urdhrit të mbrojtjes dhe për kanosje. 42-vjeçari sipas një burimi të sigurt të policisë u denoncua nga ish-bashkëshortja, e cila kërkoi ndihmën e policisë që të ndërhynte. Bëhet me dije se ish-futbollisti i njohur ishte divorcuar me partneren dhe për shkak të mosmarrëveshjeve të shumta, ajo kishte marrë edhe urdhër mbrojtjeje nga gjykata që e urdhëron Duron të mos i afrohet ish-bashkëshortes dhe as mos ta telefonojë. Por në datën 24 mars, policia tregon për Gazetën “Si” se ish-futbollisti i njohur ka shkuar në banesën ku jeton ish-partnerja e tij. Ai i ka rënë derës dhe e ka kanosur për jetën ish-bashkëshorten, e cila ka formuar menjëherë numrin pa pagesë 129 dhe ka kërkuar ndihmë. Më pas, gruaja ka firmosur edhe kallëzimin ndaj futbollistit, i cili gjendet në telashe. Pritet që për dhunën në familje ish-futbollisti do dalë para gjykatës ditën e shtunë, i dyshuar për dy vepra penale, njëra pasi ka shkelur një verdikt gjykate, e cila pasi i kishte dhënë urdhër mbrojtjeje, e urdhëronte ish-futbollistin mos t’i afrohej ish-bashkëshortes.

Përse dhunë mes ish-bashkëshortëve

Por, nga ana tjetër, teksa pritej që të kishte fluks kërkesash për urdhër mbrojtjeje nga partnerët, po vihet re një trend tjetër. Ndonëse shifrat janë të ulëta dhe të papërfillshme, urdhër mbrojtjeje nga dhuna po kërkojnë ish-partnerët, siç ka ndodhur edhe me rastin e ish-futbollistit, gjithashtu edhe tri çifte të tjera të ndara kanë kërkuar urdhra mbrojtjeje nga njëri-tjetri. “Ne mendojmë se ata ju kthehen konflikteve të vjetra për çështjen e pronësisë, ashtu siç ka ndodhur me çiftet e tjera të ndara. Të tre rastet jetonin nën të njëjtën çati dhe normalisht që në një situatë karantinimi, ata do të përplasen me njëri-tjetrin”, thotë për Gazetën “Si” një gjyqtare e dhomës civile. Por veç banesës, konfliktet burojnë edhe për fëmijët. Një grua, e cila jeton bashkë me vajzën është ndier e kërcënuar nga ish-partneri, i cili ka kërkuar të kthehet në shtëpi dhe të shikojë të bijën dhe për këtë ka kërkuar urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje. Por, Gjykata nuk ia ka miratuar, pasi pas kërkesës në polici gruaja Z. U . është tërhequr nga padia, duke sjellë pushimin e procesit.

Specialistët e policisë thonë se menjëherë pas karantinimit parashikojnë të ketë një fluks kërkesash me urdhër mbrojtjeje, pasi me shumë gjasë shumë nga familjarët e dhunuar, frenohen nga shumë faktorë. Një ndër to është frika se dhunuesi do të kthehet të qëndrojë në të njëjtën shtëpi.

Gjykata Civile e Tiranës dhe çdo gjykatë tjetër civile, në situatën kur do t’i mbajë mbyllur dyert për padi të ndryshme, të vetmet padi që shqyrton janë kërkesat për urdhër mbrojtjeje dhe masat e sigurisë. “Por duhet të kemi parasysh që urdhrat e menjëhershëm të mbrojtjes duhet të zhvillohen me praninë e pretenduesve, që gjykata të krijojë bindjen pasi t’i intervistojë se vërtet mes palëve ka tension dhe ka pasur dhunë”, shpjegon gjyqtari, i cili këmbëngul njëkohësisht se ka vënë re që gjatë ditëve të vetizolimit, urdhër mbrojtjeje kanë dorëzuar dhe dy vëllezër kundër njëri-tjetrit pasi jetojnë në të njëjtën pronë. Historia që vazhdon të mbetet pa zgjidhje, është distancimi i dhunuesit me viktimën, pasi në mjaft raste, edhe pse shpallet vendimi për distancim deri në 500 metra, realisht vendimi mbetet i paaplikueshëm, për çifte që kanë shtëpi as 80 metra katrorë dhe që jetojnë në ambiente të përbashkëta si tualeti apo kuzhina.

Lexo edhe:

Horoskopi, 20 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

“Mashtrues…”, aktivisti i Lëvizjes Bashkë përplaset ashpër me gazetarin Flavio Qarri

Çështje varfërie…

Karantinimi ka nxjerrë në shesh dhe një problem tjetër siç është ai me fëmijët e rrugës, apo edhe prindërit e tyre kryesisht të komunitetit rom, që shikohen dendur nëpër koshat e plehrave. Por për katër të mitur te njësia administrative numër 1 i është drejtuar me urgjencë Gjykata Civile. Ata janë fëmijët e Zamira B. Që të katërt të mitur. Njësia administrative e bashkisë i kërkon gjykatës marrjen e masës së sigurimit urgjente dhe dërgimin e të miturve në qendrën Zyber Hallulli dhe njërin prej tyre në shtëpinë e foshnjës, pasi kushtet ku ata jetojnë janë aspak humane. Grupi që ka kontrolluar banesën ku jeton nëna e tyre, është bindur së fundmi se prania e fëmijëve në rrugë, të cilët po kontrollonin koshat për ushqim që t’i drejtohet gjykatës me kërkesën urgjente. Më herët siç thuhet në kërkesën që një burim i bashkisë ia tregoi Gazetës “Si”, grupi i kontrollit kishte verifikuar disa herë në muaj të ndryshëm shtëpinë e gruas, e cila është e papunë dhe për këtë arsye fëmijët e saj lypin në kryeqytet. Gjykata e ka pranuar kërkesën e njësisë administrative dhe ka dhënë urdhër që katër të miturit të strehohen përkohësisht në qendra sociale./Gazeta Si

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 20 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:59 : 19/07/2025
AKTUALITET

“Mashtrues…”, aktivisti i Lëvizjes Bashkë përplaset ashpër me gazetarin Flavio Qarri

22:46 : 19/07/2025
AKTUALITET

U konfliktuan me gota dhe shishe në një lokal nate në Palasë, procedohen dy persona

22:28 : 19/07/2025
AKTUALITET

Detaje të reja nga sherri në Ksamil, ja si nisi konflikti/ VIDEO

22:14 : 19/07/2025
BOTA

CEO i Astronomer jep dorëheqjen pas zbulimit të lidhjes jashtëmartesore në koncertin e Coldplay

22:05 : 19/07/2025
AKTUALITET

Berisha pret në takim një nga drejtuesit e ‘Forza Italia’, ja çfarë u diskutua

21:51 : 19/07/2025
Para

Nuk mjafton koronavirusi, tërmet i fortë godet Iranin

TË GJITHA

Horoskopi, 20 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:59 : 19/07/2025

“Mashtrues…”, aktivisti i Lëvizjes Bashkë përplaset ashpër me gazetarin Flavio Qarri

22:46 : 19/07/2025

U konfliktuan me gota dhe shishe në një lokal nate në Palasë, procedohen dy persona

22:28 : 19/07/2025

Detaje të reja nga sherri në Ksamil, ja si nisi konflikti/ VIDEO

22:14 : 19/07/2025

CEO i Astronomer jep dorëheqjen pas zbulimit të lidhjes jashtëmartesore në koncertin e Coldplay

22:05 : 19/07/2025

Berisha pret në takim një nga drejtuesit e ‘Forza Italia’, ja çfarë u diskutua

21:51 : 19/07/2025

Sherr në Durrës, dy pushues përplasen fizikisht me punonjësin e çadrave

21:27 : 19/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com