• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gripi i Hong Kongut i 1969, epidemia që kaloi pa u vënë re

19:04 : 25/03/2020
në AKTUALITET, BOTA

Nga Daniel Schneidermann

Pak veta e kujtojnë? Bota më 1969 ka kaluar një epidemi shkatërruese. Quhej “Gripi i Hong Kongut”. Nuk ishte në Mesjetë. Nuk ishte as në kohën e “gripit spanjoll”, shkatërrimet e të cilit të varrosura në kujtimet tona janë rikthyer në mënyrë periodike. Ishte në vitet 1968-1969. Shkaktoi 40,000 të vdekur vetëm në Francë, dhe mbi një milion në të gjithë botën.

Nëse sot pak kush e kujton, kjo është për shkak se ai kaloi pa u vënë re që në atë kohë. Ekzistonte, sigurisht, vetëm një kanal televiziv, ndonëse një vit më parë radiot periferike gëlonin me dehjen e drejtpërdrejtë. Kishte gazeta rajonale. Dhe gazeta kombëtare. Gjatë gjithë asaj epidemie, Le Monde do t’i kushtojë vetëm disa artikuj të shkurtër. Mbyllja e shkollave nëpër rajone përmendet vetëm në disa rreshta. Duhet thënë se ekzistonte një vaksinë, e administruar me kursim, por që nuk i parandaloi të vdekurit. Asnjë dalje në tv nga një ish-ministër i shëndetësisë. Asnjë gjurmë e stigmatizimit publik të shoferëve si armiq publikë. Asnjë dalje nga babai i kombit në TV. Asnjë ministër i brendshëm ushtarak për të nxjerrë urdhra. Asnjë kufizim, qoftë edhe minimal.

Në një artikull të gjatë retrospektiv të botuar në 2005, në Libération Profesor Dellamonica, tashmë i moshuar por në 1969 në të njëzetat e tij, flet për aftësinë ambulatore në kujdesin intensiv. “Njerëzit mbërrinin në një gjendje katastrofike. Ata vdiqën nga hemorragjia pulmonare, me buzë të nxira dhe gri. Kishte fëmijë të të gjitha moshave, 20, 30, 40 e më shumë. Gjithcka zgjati 10-15 ditë, dhe pastaj u qetësua. Dhe çuditërisht, ne harruam ”.

Po për shtypin e kohës cfarë shkruhej? “Vala e të ftohtit që kohët e fundit mbuloi Francën ka shkaktuar disa epidemi gripi, veçanërisht në Jug-Perëndimin”, shkruan Le Monde më 3 dhjetor 1969. “10 për qind e stafit të SNCF (shërbimit kombëatr të shëndetit) në rajonin Toulouse-Pyrénées është e sëmurë “, raporton France Soir në një artikull. Dhe më 18 dhjetor, në mes të një rritje të vdekshmërisë së gripit, Le Monde ka tituj “Epidemia e gripit duket se po regreson në Francë”, “CPAM-i i Périgueux u desh të mbyllte zyrat e tij për shkak të sëmundjes së stafit”, “Trenat janë anuluar për mungesë të hekurudhave”, “Shkollat ​​frekuentohen nga gjysma e mësuesve për shkak të gripit”, “Kancelari gjerman Ëilly Brandt është në shtrat, si një pjesë e mirë e Evropës Lindore”.

Lexo edhe:

No Content Available

Pse e harruam gripin e Hong Kongut? Pse kaloi pa u vënë re? Sepse epidemitë nuk janë histori të lavdishme. As shkrimtarët e kurrikulave dhe as botuesit nuk kanë ndonjë interes për to. Ata i frikësojnë lexuesit. Vetëm disa epidemiologë, për shkak të profesionit, i konsiderojnë interesante, por kush i dëgjon ata?

Mbase është ky precedent që Michel Cymes ka në mendje, kur mjeku më i njohur në Francë thotë se po e fryjmë shumë atë që është, në fund të fundit, vetëm një grip i madh. Ai ka parë të tjera epidemi, madje edhe pandemi.

Atëherë, pse pandemia e koronavirusit po shndërrohet në një psikodramë globale duke rrënuar edhe tregjet e aksioneve? (Vini re se kolapsi financiar trajtohet vetë shkurtimisht këto ditë. Kryeministri pyetet në television për sjelljet e sigurta në karantinë, e deri tek halli i pronarëve të qenve, por jo për kolapsin në bursë). E para, sigurisht sepse alarmi që vjen nga media sociale vazhdohet edhe në lajme.

Por edhe për shkakun se pandemia është duke goditur sistemet spitalore, viktima të dekadave me shkurtime buxhetore, me politikanë që bërtasin, dhe gazetarë (pak, por ka akoma) që i dëgjojnë. Ajo mbështet një rebelim botëror kundër globalizmit. Ajo zgjon një vetëdije të mprehtë për absurditetin e një sistemi që shkatërron miliarda dhe hedh miliona njerëz të papunë në rrugë, thjesht nga paniku i një parashikimi algoritmik. /Liberation

Etiketa: epidemia që kaloi pa u vënë reGripi i Hong Kongut i 1969

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

PD-Ramës: Jemi kundër prerjes së energjisë për të papunët që nuk paguajnë dot

TË GJITHA

Vrasja në Has, avokatja e Ylber Jakut: Babai i autorit kërkoi policisë të shmangte krimin

12:55 : 10/05/2025

SPAK, një flluskë elektorale

12:48 : 10/05/2025

Analiza e DW: Retorika politike heq vëmendjen nga programet

12:43 : 10/05/2025

Drejton bandën nga mensa e burgut! Kush është ‘Mondi’, shqiptari që po ‘çmend’ autoritetet greke!

12:36 : 10/05/2025

VIDEO/ LaCivita krahason mitingjet e PD dhe PS: Njëri fitues, tjetri humbës

12:31 : 10/05/2025

Vota e diasporës, zarfet do të hapen kur të nisë numërimi për çdo qark

12:13 : 10/05/2025

Profilet në Facebook nga Vietnami përmbytin intervistën e Ramës në ‘Opinion’

12:06 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com