Avokati Altin Goxhaj i ka bërë apel Presidentit të Republikës, Ilir Meta dhe kreut të opozitës Lulzim Basha për masat që duhet të diskutohen në mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në kuadër të masave për mospërhapjen e koronavirusit.
Ai ka renditur shtatë masa duke filluar nga heqja e fashave të orareve të moslëvizjeve për punët në bujqësi dhe blektori e deri te ngritja e një Komiteti Kombëtar të Emergjencës.
Nga Altin Goxhaj
Sot mblidhet Keshilli i Sigurise dhe aty pervec Z. Lulzim Basha (si kryetar i mbetur i Opozites qe eshte) dhe Presidenti Z. Meta (qe ka 1 muaj qe nuk e mbledh Keshillin mgjths kemi mbi 4 jave qe ia kerkojme rregullisht) nuk kemi kujt t’i drejtohemi por ceshtja eshte e rendesishme qe t’i drejtohemi publikisht dikujt!
Si Basha si Presidenti kane heshtur per shkeljet e renda te lirive dhe te drejtave te njeriut te ushtruara ne paligjshmeri te plote nga nje Kryeminister qe ka aplikuar nga Facebooku Masa te Gjendjes se Jashtezakonshme duke mos zbatuar asnje kriter ligjor dhe kjo ka sjelle dhunime fizike te qytetareve, gjobitje, heqje leje drejtimi pa asnje baze ligjore per periudhat e mungeses se akteve normative dhe mungeses se nje Keshilli Ministrash aktiv apo me nje Parlament te shperndare! Dje ne mbremje Ministri i Qeverise per Emergjencen mori vesh live se Kryemninistri nga divani i tij ne Surrel kishte nxjerre VKM-ne te Gjendjes se Fatkeqesise Natyrore nje vendim qe mund te merret vec kolegjialisht pas thirrjes se Mbledhjes se Keshillit te Ministrave ku duhet te merrte ne radhe te pare vete Ministri i Fatkeqesise!
Nxjerrja e tankseve dhe blindave ne rruge te armatosur me municion luftarak me arme te kalibrit te rende per te terrorizuar popullsine civile pa protokolle ligjore apo caktimi i fashave orare per qarkullimin e njerezve dhe mallrave sipas oreksit personal dhe pa ansje konsultim me eksperte apo asnje logjike racionale, kane prodhuar nje klime frike dhe pasigurie te qytetaret se e tashmja dhe e ardhmja e tyre, jeta dhe vdekja eshte ne duart e nje personi te papergjegjshem ne panik personal per shkaqe te risqeve personale te shendetit apo dhe per shkak te perdorimit te substancave narkotike!
Ndaj eshte e domosdoshme qe sot ne Mbledhjen e Keshillit te Sigurise te hidhen per diskutim ceshtje te tilla emergjente si:
1) Heqja e mnenjehershme e fashes orare te moslevizjes per punet ne bujqesi dhe blektori, sps punonjesit e bujqesise dhe blektorise jane perballe dilemes se shtrengimit pa alternative te shkeljes se vendimeve qe vijne nga Kryeminstri sepse nuk mund te heqin dore nga punet e domosdoshme ne bujqesi dhe trajtimin e kafsheve te cilat nuk pyesin se cfare thote Kryeministri nga minderi i tij ne Surrel se ato duhet te ushqehen, te pine, te trajtohen nga veterineret, te orientohen dhe mbikqyren nga punonjesit e blektorise! Ne rast se nuk veprohet po merret denimi me vdekje i gjithe Shqiperise per hir te krizes artificiale ushqimore qe inicohet nga Bunkeri i Surrelit njesoj si Hitleri dikur ne bunkerin e tij! Po ashtu te rishikohen fashat orare te levizjes se personave dhe rregullave perkatese te karantinimit duke ja lene kete vendim ekskluzivisht eksperteve sipas Pikes se 7!
2) Ndalimi i menjehershem i nxjerrjes se njerezve nga burgjet pa vendime gjykatash sps kjo do te hidhte ne ere garancite juridike te sistemit gjyqesor dhe vendimi duhet te merret rast pas rasti dhe jo kolektivisht ose te aplikohet amnisti ose forma qe njeh ligji!
3) Ndalimi i mejnjehershem i mbajtjes se municioneve nga forcat ushtarake qe patrullojne rruget e Shqiperise! Ushtria nuk eshte as e trainuar dhe as ka mision te perdore armet kunder qytetareve te Shqiperise.
4) Heqja e menjehershme e ndalimit arbitrar te perdorimit te celulareve nga te gjithe pacientet ne spitalet e Shqiperise sdms tani qe nuk lejohen vizitat e te afermve! Celulari eshte nevoje e dmosdoshme e komunikimit te pacvienteve me familjaret dhe nga ana tjeter eshte garanci se ata nuk po abuzohen apo dhe hiqen qafe per arsye te ndryshme objektive apo subjektive! Nese nje pacient futet ne autombulance i vetem i shoqeruar nga disa njerez me maska dhe te mbuluar qe nuk dihet se kush jane, dhe qe nga ai moment pacienti humbet cdo kontakt me njerezit e tij i bie qe ai ose do kthehet perseri ne shtepi i vetem i sheruar ose ne arkivol! Pacientit i mungojne te gjithe garancite e jetes nga nje sistem shteteror te drejtuar nga politikane genjeshtare dhe mashtrues qe nen arsyen e fatkeqesise natyrore kane ngushtuar dhe kufizuar lirite dhe te drejtat, pacienti eshte po perballet me nje histori te cuditshme virusi te cuditshem ne kohe te cuditshme globale! Lejimi i perdorimit te celularit mund te shoqerohet me protkoll mirembajtje dhe higjenizimi por ne asnje menyre me ndalim te tij sikur dhe me fasha orare!
5) Qeveria urgjentisht te filloje te bleje pa cenuar furnizimin e popullsise me ushqime dhe mallra te mbijeteses ne kushtet e karantines. Te vendosen kontakte te menjehershme me Qeverine e Kosoves dhe te shihet nje plan konkret te furnizimit te Shqiperise me produkte ushqimore qe prodhohen ne Kosove pa cenuar furnizimin e popullsise dhe nevojat e depozitimit te Qeverise ne Kosove!
6) Krijimi me urgjence i qendrave te grumbullimit te depozitave te ushqimeve dhe mallrave te mbijetes ne kushtet e karantines ne cdo Bashki dhe ndarja e tyre jo sipas preferencave politike por nevojave te te varferve dhe te pamundurve. Bashkive tu jepen fonde per blerje ne sasi te medha te ushqimeve dhe mallrave por jo duke cenuar furnizimin e popullates!
7) Ngritja e nje Komiteti Kombetar te Emergjences i perbere nga ekspertet me te mire dhe pa dallime politike te mjekesise, urbaniste, sociologe, sigurise, bujqesise, financave, etj i cili te jete hallka kryesore e marrjes se vendimeve ne menyre qe te krijohet besimi i humbur te qytetaret se shteti eshte ne anen e tyre dhe jo kunder tyre! Ky Komitet te mblidhet me urgjence dhe te marre ne dore fatet e vendit dhe te jete i vemti autoritet qe vendos se cilat masa duihet marre dhe cilat jo!
Urojme qe keto pika te mos neglizohen dhe gjithsecili do te vleresohet nga publiku per rolin e tij ne raport me interesin publik dhe mbrojtjen e jetes, se te dobteve por dhe gjithe shoqerise por edhe te drejtave te njeriut qe cdo Opozite minimaliste se paku nuk do te heshtete sic ka ndodhur keto dite!