Pas 26 vitesh Saturni është futur në Ujor. Nga dita e sotme ka ndodhur ky ndryshim i madh dhe është e frikshme se si kjo lidhet me situatën në të cilën ndodhemi.
Ky kalim tregon sakrifica, sfida dhe pengesa të mëdha. Në dy vitet e ardhshme do të kemi ndryshime të mëdha dha ja si ndryshon ky kalim në çdo shenjë.
Dashi: Me çfarë njerëzish shoqërohesh? Shumë shpejt do kuptoni që me personat që ishin shoket e tu më të mirë para disa vitesh, nuk do ju ecë më muhabeti. Do e kuptoni që zgjedhjet e tua profesionale nuk janë më njësoj
Mund të humbisni disa shokë por nga ana tjetër do kuptoni që keni ëndrra të tjera për jetën.
Demi: Kjo është koha e Demëve. Saturni në Ujor prezanton pikun e 2 dekadave të jetës suaj, sidomos në jetën profesionale. Jeni mësuar të punoni shumë, por tani është koha që të merrni më shumë përgjegjësi mbi vete. Vitet në vijim mund të jenë të lodhshëm, por në fund do ja vlejë.
Binjakët: Saturni në Ujor nuk do të jetë aspak i vështire për ju. Ky tranzicion do të të ndihmojë të bësh gjërat e tua të preferuara sidomos nëse jeni studentë. Do jetë koha perfekte të që të ecni para me studimet. Nëse nuk jeni studentë, mendja juaj do hapet për shumë gjëra të medha.
Gaforrja: Kur Saturni ishte në Bricjap, ju kaluat një periudhë të vështirë në jetën personale. Tani mund të ndiheni më të çliruar, presionet do të ulen. Shpenzimet do të rriten dhe personat për te cilët punoni mund të gjenden ne situata të vështira ekonomike. Pas kalimit te Saturnit nga Ujori ju do të jeni një person më i pavarur dhe produktiv.
Luani: Tani që Saturni ndodhet në shenjën tuaj të kundërt do të sjelli një situatë disbalance në jetën tuaj. Për 14 vjet Saturni ka nxjerrë më të mirën për ju, por tani situata ndryshon. Ka lajme të këqija në këtë pjesë pasi njerëzit tuaj të afërt nuk do dinë si të sillen me ju në këtë situatë. Jeta private do të jetë e trazuar dhe marrëdhëniet toksike do të acarohen akoma më shumë.
Virgjëresha: Duhet thënë që Saturni në Ujor nuk do i trajtojë shumë mirë të lindurit në shenjën e Virgjëreshës. Kalimi i Saturnit në Ujor do jetë shumë i veshtirë për t’u përballuar. Ju jeni shenja më punëtore e horoskopit por gjatë gjithë kësaj kohe duhet të mblidhni forcat dhe të mbaroni punët e dhëna në orar. Kjo do të thotë që jeta profesionale do të jetë më e zënë se kurrë. Gjithashtu duhet të keni kujdes edhe për shëndetin tuaj. Si mund t’i mbijetoni kësaj periudhe? Është e thjeshtë. Hani mirë, kujdesuni për trupin dhe bëni një skedulim të mirë të ditës suaj pasi do e keni shumë të zënë. Ti mund t’ja dalësh.
Peshorja: Saturni në ujor do të rregullojë jetën tënde romantike, jetën seksuale dhe argëtimin për dy vitet e ardhshme. Tingëllon shkëlqyeshëm, apo jo? Epo, na vjen keq t’ju themi se në fakt nuk është kështu! Këto fusha të jetës të cilat do të përmirësohen, në fakt mund t’ju sjellin telashe. Sfida është të arrish të njohësh veten, të zbulosh pasionet e tua dhe të shkosh përtej kënaqësisë sipërfaqësore në mënyrë që të gjeni dashurinë – për të tjerët, veten dhe jetën në përgjithësi – që ka vlerë të qëndrueshme.
Akrepi:
Ky është një paralajmërim për ju! Saturni në ujor do të sjellë probleme në rrethin familjar e shoqëror, të cilat s’do mund t’i shmangni. Këto probleme do të vijnë si pasojë e neglizhencave tuaja të mëparshme, ndaj ky do të jetë një rrugëtim i gjatë e i vështirë. Pasi të kaloni këto probleme, do të keni paqe shpirtërore dhe një jetë më të qetë, që do të vazhdojë dhe në vitet e ardhshme.
Shigjetari:
Saturni në ujor do t’ju bëjë të rishikoni mënyrën sesi veproni me të tjerët, sidomos komunikimin. Për herë të parë në jetën tuaj, do të dëgjoni më shumë dhe do të flisni më pak. Kjo periudhë do të jetë si një “disiplinë mendore” për ju, për të rregulluar mënyrën e bashkëveprimit me personat rreth jush dhe të kuptoni më mirë botën rreth jush.
Bricjapi:
Nëse po e lexoni këtë, urime! Ju do të përjetoni një transformim të madh personal dhe ndikimi i Saturnit po rregullon mënyrën sesi e shikoni veten. Ju jeni një shenjë tokësore, ndaj prireni të jeni në anën më materialiste. Ka gjasa që të keni vështirësi financiare, kështu që bëni ç’të mundi për të kursyer para dhe për të organizuar financat tuaja. Do të mësoni se ka gjëra të tjera me më shumë vlerë sesa sendet që zotëroni. Kjo periudhë do t’ju mësojë të kurseni, të punoni dhe të rrisni vetëvlerësimin.
Ujori:
Me shumë gjasë, Saturni do të jetë në shenjën tuaj dy ose tre herë gjatë jetës, ndaj kjo është një “ngjarje e madhe” për ju. Saturni do t’ju nxisë të njihni veten tuaj në një nivel më të thellë, më domethënës. Pa u varur nga opinionet e të tjerëve, duhet të merrni parasysh tiparet dhe cilësitë tuaja të brendshme. Vënia e vetes në vend të parë është domosdoshmëri. Gjatë viteve të ardhshme do të krijoni një personalitet më të fortë.
Peshqit:
Ndikimi i Saturnit nuk është i përqëndruar drejtpërdrejt në jetën tuaj personale. Ky është fundi i një cikli dhe ju po pastroni të gjitha fushat e jetës, nga puna tek marrëdhëniet me personat që ju rrethojnë. Kjo do të thotë se duhet të hiqni dorë nga marrëdhëniet dhe mjediset jo të shëndetshme për ju. Nuk do të banoni më në të kaluarën, filloni nga e para dhe “rikrijoni veten”!