• Kontakt
Sunday, May 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Si do të “mbijetojnë” qytetet turistike nga koronavirusi

15:58 : 20/03/2020
në AKTUALITET, EKONOMI, SOCIALE

Turizmi pritet të jetë një nga sektorët më të prekur nga pasojat e pashmangshme prej koronavirusit të ri COVID-19. “Faktoje” kontaktoi me operatorë të tre qyeteve të cilët turizmin e kanë pjesë të rëndësishme të ekonomisë lokale. Si do të ndikojë sipas tyre kjo situatë tek turizmi?

————————————————————————————————————————————————————-

Një ndër problemet më të mëdha për turizmin në Sarandë ishte shëtitorja e papërfunduar e qytetit, deri në momentin që u “shfaq” koronavirusi, tanimë një kërcënim global.

Sezoni turistik, ende nuk është çelur, por shqetësimi tek banorët e bashkisë Sarandë është i madh. Rezervimet në hotele dhe struktura të tjera kanë filluar të anulohen.

Lexo edhe:

Mbërrijnë në Izrael dokumentet e spiunit legjendar Eli Cohen

VIDEO/ “Zjerm” fitoi dhe zemrat e rivalëve! Këngëtarët e Eurovision kërcejnë gjatë performancës së Shqipërisë

Menaxheri i një prej resorteve më të mëdha në zonën e Sarandës i tha “Faktoje” se për periudhën mars-maj janë anuluar prenotimet e madje po kështu kanë nisur anulimet edhe për muajt korrik dhe gusht, kur kërkesat për akomodim në Sarandë dhe Ksamil, arrijnë pikun.

Soraldo Nebo, operator në zonën e Sarandës dhe Ksamilit, tha se situata e koronavirusit po sjell ndikim në turizmin lokal, sepse që në momentin kur u identifikuan rastet e para me koronavirus, turistët nisën të anulonin prenotimet.

“Deri në këto momente agjencitë që kishin prenotimet e grupeve për turet vendase i kanë shtyrë për shtator dhe tetor si dhe ka një ngrirje. Një pasiguri sesi të veprojnë”, tha Nebo.

Soraldo thotë se ajo që po bëjnë është përgatitja e një fushatë ndërgjegjësuese për turistët që të mos anulojnë prenotimet, por t’i shtyjnë ato për më vonë.

Saranda pret çdo vit rreth 800 mijë turistë çdo vit.

Teksa vitet e shkuara pasiguritë e banorëve të zonës që kanë edhe biznese turistike kishin të bënin me paqëndrueshmërinë politike, këtë vit pandemia e COVID-19 duket se po i frikëson ata më shumë se çdo gjë tjetër.

Shumë prej tyre, vitet e fundit kanë marrë kredi për të rritur kapacitetin e bizneseve.

Askush nuk di të thotë si do të shkojë ky sezon dhe nëse turizmi, motorri i ekonomisë për Sarandën e Ksamilin do të gjenerojnë dot të ardhura për banorët e zonës dhe ekonominë e vendit.

Frika për përhapjen e coronavirusit ka ndikuar edhe në pikën më të fortë të qytetit të gurtë, turizmin. Rreth 124 mijë turistë e vizituan Gjirokastren gjatë vitit 2019, ndërsa në mesin e muajit mars të këtij viti, për shkak të koronavirusit, bizneset dhe hotelet janë mbyllur.

Ëngjëllush Serjani, përfaqësues i Zyrës së Turizmit në Bashkinë Gjirokastër tha se 2020-a nisi mbarë për qytetin, por sapo dolën rastet e para me koronavirus në Shqipëri, situata u përkeqësua deri në anulim 80% të rezervimeve.

“Për herë të parë Gjirokastra pati nje sezon dimëror turizmi me prenotime të shumta në fundjavë. Kjo situatë pozitive vazhdoi deri më 10 mars. Pas kësaj date situata ndryshoi, turizmi ndaloi dhe nisën anulimet e rezervimeve. Nga një monitorim i situatës nga Zyra e Turizmit në bashkinë Gjorkastër, rezulton se për periudhen 15 mars-15 maj jane anuluar pothuajse 80% e rezervimeve dhe vetem 20%  e tyre janë shtyrë për muajt në vijim.”

E njëjta situatë paraqitet edhe për investimet në fushën e turizmit. Në qytetin e Gjirokastrës, pesë operatorë në fushën e hoteleri-turizmit kanë ndërprerë investimet në zonën historike të qytetit.

Dy ditët e fundit, “Faktoje” bëri një vëzhgim në zonën muzeale se si ka ndikuar koronavirusi në aktivitetin turistik. Në rrugicat e kalldrëmta nuk shikon as kalimtarë dhe as turistë, që në këtë periudhë të vitit duhet të kishin mbushur “Qafën e Pazarit”.

Bizneset, të cilat kryesisht tregtojnë sende artizanale apo gatime tradicionale, janë të mbyllura për një periudhë të pacaktuar, ose deri atëherë kur rreziku nga përhapja e koronavirusit, të kalojë.

“Si në çdo vend dhe në Vlorë nuk mund të flitet për turistë këto ditë dhe në vazhdim. Anulimet për muajin mars dhe prill janë në masën  100%”, tha Vasil Bedinaj.

Sipas tij, dëmi ekonomik i pritshëm do të  jetë më  keq se në luftë. “Frika dhe financat e gjithsecilit do të ndikojnë duke sjellë një rënie drastike për të gjithë vitin”-paralajmëron Bedinaj.

Sipas tij, janë diku te 10 mijë net qëndrimi në hotel të anuluara, vetëm për hotelin e tij.

Këtu kemi  një krahasim të rezervimeve midis muajit prill 2019 dhe parashikimit për muajin prill 2020, nga ky operator.

Prill 2019 (me ngjyrë të gjelbër janë rezervimet, me të verdhë anulimet)
Prill 2020 (me ngjyrë të gjelbër janë rezervimet dhe me të verdhë anullimet)

“Janë pothuajse 14,000 netë  fjetje të anuluara, por përveç kësaj situata  ka ndikuar edhe në numrin e personelit që kemi të punësuar. Aktualisht punonjësit kanë shkruar nëpër shtëpi për shkak të koronavirusit. Janë në total 127 persona të cilët i kemi hequr dhe 60  të tjerë të cilët presim t’i largojmë, pasi çdo aktivitet është pezulluar. Vetëm një plan ekonomik do të ndihmonte në përmirësimin  sadopak të situatës.”-tregon Bedinaj.

Kjo agjensi nuk është e vetmja që has vështirësi nga situata e krijuar. Shumë biznese po përballen me sfiddën e mbijetesës në këto kushte.

“Duke mos ditur se kur do të rregullohet situata, shumë agjensi turistike  kanë anuluar  udhëtimet  për muajt prill-maj dhe qershor ndërsa për muajt korrik-gusht nuk kemi asnjë të dhënë”- tha Florika Rodakaj, drejtore teknike e një agjensie turistike.

Ajo shton se efektet e  situatës që po kalojmë do të lenë pasoja edhe gjatë  vitit 2021, nëse organet kompetente nuk ndërmarrin masa. Situata duhet të monitorohet me kujdes, sepse në rast se pas përfundimit të emergjencës ka rritje të çmimeve nga ana e operatorëve turistikë, kjo do të ‘trembë’ turistët e huaj duke e lënë Shqipërinë në një listë pritjeje të vizitave turistike.

Rodakaj  ndërkohë na njohu me një kërkesë zyrtare që një grup operatorësh i kanë drejtuar kryeministrit e disa zyrtarëve të tjerë.

/Faktoje.al

Kërkesa:

 

Lajme të lidhura

BOTA

Mbërrijnë në Izrael dokumentet e spiunit legjendar Eli Cohen

17:36 : 18/05/2025
SHOW BIZ

VIDEO/ “Zjerm” fitoi dhe zemrat e rivalëve! Këngëtarët e Eurovision kërcejnë gjatë performancës së Shqipërisë

17:23 : 18/05/2025
BOTA

Dhoma gjumi, 11 tualete dhe 40 TV/ PAMJET e “pallatit mbretëror fluturues” që Katari i dhuroi Trump-it

17:10 : 18/05/2025
AKTUALITET

Krimi zgjedhor/ SPAK merr telefona në Elbasan, kontrolle në biznese dhe disa banesa

16:57 : 18/05/2025
SHOW BIZ

VIDEO/ Monika Kryemadhi “harron” zgjedhjet, ndan pamjet nga xhirimet e filmit ku merr pjesë si aktore

16:46 : 18/05/2025
AKTUALITET

Fushata online nuk u përkthye në votë

16:35 : 18/05/2025
Para

3.297 të infektuar por të rinjtë britanikë "nuk duan t'ia dinë" për Koronavirus (Foto)

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Mbërrijnë në Izrael dokumentet e spiunit legjendar Eli Cohen

17:36 : 18/05/2025

VIDEO/ “Zjerm” fitoi dhe zemrat e rivalëve! Këngëtarët e Eurovision kërcejnë gjatë performancës së Shqipërisë

17:23 : 18/05/2025

Dhoma gjumi, 11 tualete dhe 40 TV/ PAMJET e “pallatit mbretëror fluturues” që Katari i dhuroi Trump-it

17:10 : 18/05/2025

Krimi zgjedhor/ SPAK merr telefona në Elbasan, kontrolle në biznese dhe disa banesa

16:57 : 18/05/2025

VIDEO/ Monika Kryemadhi “harron” zgjedhjet, ndan pamjet nga xhirimet e filmit ku merr pjesë si aktore

16:46 : 18/05/2025

Fushata online nuk u përkthye në votë

16:35 : 18/05/2025

Zelensky dhe JD Vance takohen në Vatikan, për herë të parë pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë

16:19 : 18/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com