• Kontakt
Saturday, September 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Koronavirusi, ose mallkimi i të varfërve

09:12 : 19/03/2020
në BOLD BLOG, SHENDETI, SOCIALE

Nga Artur Zheji

Mund të vdesin si mizat, të varfërit! Dhe pjesa tjetër e Botës, do bëjë sikur nuk shikon, apo do të ngrejë supet e pandjeshme, edhe kësaj rradhe.

Bëra rrugën Sarandë-Tiranë. Në Sarandë, lashë pas gati qindra puntorë ndërtimi, që vareshin si karkaleca nëpër skelat e shtesave të hoteleve, apo hoteleve të reja, të emrave të përmendur të “turizmit” sarandiot. Pa maska dhe pa doreza.

Me siguri ca qindra “pabuksa”, që hidhnin llaç, apo suvatonin dhe punonin skllavërisht, pa mendjen te koronavirusi, por te korja e bukës, që do të dërgonin në darkë në shtëpi…

Lexo edhe:

Zbardhen detajet/ Biznesmeni italian u godit me dru në kokë, para se të qëllohej me plumb

Trump urdhëron dërgimin e trupave në Portland, autorizon përdorimin e forcës së plotë

Me siguri të pasiguruar, të nënpaguar dhe me qehajajtë e pronarëve mbi krye, që të zgjojnë që në mëngjes më zërin e tyre të vrazhdë, uluritës, llogarikërkues, nxitës dhe çnjerëzorë…

Asnjë rrugë e re në qytetin e 40 Shenjtorëve, vetëm ngushtime të rrugëve të trashëguara prej 50 vitesh, betonim pa kufi dhe gulfatje e detit, në çdo centimetër katror të mundshëm… Por kjo është një çështje tjetër…

Vij në Tiranë, duke tejkaluar me korrektesë, postblloqet si një person mediash TV, që jam.

Duke uruar që policët e rinj dhe sidomos ushtarët përforcues, bij varfanjakësh, bij puntorësh apo bij të ndershmish edhe ata, të kenë ndoshta, ndonjë gjë të ngrohtë për të ngrënë në këtë sforco jashtë kazerme…

Sepse fytyrat e tyre në krye të detyrës, njëkohësisht të kequshqyera dhe verdhacuke, por dhe njëkohësisht dhe mrekullisht shumë serioze, të këpusin shpirtin nga tiparet groposur thellë në zgavra… Sigurisht, tiparet e tyre të varfëra, nën uniformat e gjelbërta, të bien në sy, nëqoftëse je një myslyman i urtë, një i krishterë i devotshëm, apo një mendimtar dhe vëzhgues, mirëfilli i Majtë. Dhe sigurisht, të njejtat tipare, janë të padukshme, për majmunët shpirtlebrozë, gjoja të Majtë, që qeverisin sot e mot, vendin tonë mjeran e oligarkik…

Edhe këta, ushtarë e policë, rojtarë të ligjeve të jashtëzakonshme anti-Epidemike, sigurisht, bëjnë pjesë në hallkën më të pambrojtur të kërcënimit Korona-superStar!

Të gjithë e dinë, edhe ata vetë e dinë, që jeta e tyre është vetëm në duart e Zotit, nëse ka akoma, një Zot edhe për të varfërit në këtë vend të dhjasur nga shpirtrat e pandjeshëm të atyre që na qeverisin dhe që mend plasin nga paraja e madhe që kanë vënë mënjanë, për çmenduri të tyre…

Vij pra në Tiranë dhe më shkon ndërmend të shkoj në një supermarket me logo italiane, me idenë të blej dy-tre gjëra pikante, për të lehtësuar disi, qëndrimin e detyruar në shtëpi, në këtë kohë karantine të detyruar.

Por çtë shoh? Një turmë bythëmëdhenjsh ishin dyndur aty në panik, kishin nxjerrë paratë e shumta dhe blinin pa dhimbje leku, çdo gjë, çdo të mirë e çdo gjë të shijshme të Perëndisë, duke zbrazur krejt dollapët e supermarketit e duke bartur plaçkën që do bluanin më pas, për të mbajtur të paprekur bythëmadhësine e tyre, ndë ca karroca të mëdha, që mend derdheshin nga ngarkesa.

Thashë të bëja ca foto, e t’ja dërgoja kryeministrit tonë të të varfërve, të vetngujuar në bunkerin e frikërave të tij, që porosit popullin pa pushim, për një duarlarje masive, si rrugëshpëtim, nga dështimi kolosal i mjekësisë shqiptare, por mbi të gjitha nga dështimi kolosal, i moralit të shoqërisë shqiptare.

Gjykuar nga teshat e shtrenjta dhe në modë, por të mbajtura në mënyrë të shkujdesur, gjykuar nga përmbajtja e ushqimeve të shtrenjta në karrocat e tyre, dukeshin qartë se ishin fëmijë e nipçe të përkëdhelur, tenderaxhinjsh, pasunarësh e hajnash, me një pordhacllëk të neveritshëm, por në përputhje të plotë me bythëmadhësinë e tyre, po aq të neveritshme.

Se Zoti është me të vërtetë i Madh, ata ushtarë të varfër, bij nënash dhe ata, ishin, apo m’u dukën mua, ku e ku më të pashëm, më fisnikë dhe krejt rrezatues në bukurinë e thjeshtësisë së tyre…
Dhe përsërita përsëri me vete: “Zoti është i madh!”

Sepse Ai, Zoti, ka në duar një Peshore të padukshme dhe përmbys mrekullisht poshtërsinë njerëzore…

Porse, kjo epidemi apo ky mallkim, frikë të madhe kam, se do të kosisë më së shumti, fytyrë verdhët e paushqyer dhe të pambrojtur dhe do të na shtojë këtë rracën e bythëmëdhenjve të neveritshëm, që dukshëm kanë një tub (apo Zorrë) gastro, në vend të Zemrës…

/360grade.al

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zbardhen detajet/ Biznesmeni italian u godit me dru në kokë, para se të qëllohej me plumb

20:39 : 27/09/2025
BOTA

Trump urdhëron dërgimin e trupave në Portland, autorizon përdorimin e forcës së plotë

20:15 : 27/09/2025
AKTUALITET

Bardhi: Balluku ecën e qetë rrugëve të Tiranës, pasi ka nënshtruar me presion kriminal SPAK-un

20:04 : 27/09/2025
AKTUALITET

Agjencia e Pasurive të Sekuestruara u kthen trafikantëve pasuritë e bllokuar nga SPAK

19:52 : 27/09/2025
AKTUALITET

Shoqëritë e sigurimit rrisin të ardhurat, por dëmet e paguara u ulën

19:36 : 27/09/2025
AKTUALITET

U vra sot në Tepelenë/ Babai i biznesmenit Edoardo Sarchi i lidhur me politikën italiane

19:20 : 27/09/2025
Para

"Na shkoi jeta në luftë"/ Ironia e Manjanit: Dreqi e mori

TË GJITHA

Zbardhen detajet/ Biznesmeni italian u godit me dru në kokë, para se të qëllohej me plumb

20:39 : 27/09/2025

Trump urdhëron dërgimin e trupave në Portland, autorizon përdorimin e forcës së plotë

20:15 : 27/09/2025

Bardhi: Balluku ecën e qetë rrugëve të Tiranës, pasi ka nënshtruar me presion kriminal SPAK-un

20:04 : 27/09/2025

Agjencia e Pasurive të Sekuestruara u kthen trafikantëve pasuritë e bllokuar nga SPAK

19:52 : 27/09/2025

Shoqëritë e sigurimit rrisin të ardhurat, por dëmet e paguara u ulën

19:36 : 27/09/2025

U vra sot në Tepelenë/ Babai i biznesmenit Edoardo Sarchi i lidhur me politikën italiane

19:20 : 27/09/2025

FBI shkarkon agjentët që u gjunjëzuan në protestën për George Floyd

19:03 : 27/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com