• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Qeveria “Rama”, filozofi kërbaçi ndaj qytetarëve të traumatizuar nga Covid-19

15:00 : 18/03/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga BoldNews.al

Edi Rama po aplikon filozofinë e kërbaçit mbi qytetarët e traumatizuar nga përhapje e korona-virusit, një qasje që kabineti i tij e ka prezantuar që në fillim të marrjes së mandatit të parë në vitin 2013, në kuadër të platformës së tij “Të bëjmë shtet”.

I paaftë për të siguruar rritjen e mirëqënies ekonomike, si edhe në hartimin e strategjive për mbrojtjen sociale, Edi Rama zgjodhi të aplikonte politikën e forcës policore mbi qytetarët.

Një qasje të tillë po aplikon, me sukses, edhe gjatë ditëve të fundit, kur shqiptarët, të tensionuar nga situata me përhapjen e epidemisë së virusit, dëgjojnë nga Qeveria vetëm marrjen e masave për gjobitjen e tyre.

Virusi parandalohet me gjoba?
Në Aktin Normativ me fuqinë e ligjit, të miratuar në 15 Mars 2020, qeveria prezanton të paktën 16 gjoba, me vlerë nga 500 mijë deri në 10 milionë lekë (të reja).

Lexo edhe:

Marrëzia nuk njeh fund/ Rama ‘ngul’ 17 kulla 30 katëshe në liqenin e Farkës

EMRI/ Mashtroi rusen dhe e shfrytëzoi për prostitucion, arrestohet 46-vjeçari në Durrës

Edi Rama mundohet t’i justifikojë këto masa, gjatë daljeve të tij në rrjete sociale nga shtëpia, si të vetmet mënyra për të kufizuar kontaktet mes njerëzve, me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit.

Në raste epidemie, përfshirë edhe pandemitë, qeveritë hartojnë plane për të forcuar sistemin shëndetësor, për rritjen e kapaciteteve testuese, si edhe për sigurimin e vijimësisë normale, për aq sa është e mundur, të qytetarëve.

Në rastin e Edi Ramës, fokusi kryesor i masave të marra prej tij është forcimi i autoritetit policor mbi qytetarët, ndërkohë që, siç ka raportuar më parë “Boldnews.al”, numri i testeve për korona-virus është në shifra minimale, si edhe plani për shpëtimin ekonomik të biznesit po vonon prej shumë ditësh.

Të dhënat e deritanishme zyrtare tregojnë se, të paktën 16% e të prekurve nga korona-virusi në Shqipëri janë staf mjekësor, duke dëshmuar për dështimin e masave parandaluese në radhët e sistemit të Shëndetësisë.

Numri i testeve ditore arrin në rendin e 40-60 të tilla në ditë, ndërkohë që forca e përhapjes së korona-virusit është shumë e madhe dhe e gjerë.

Por, ajo që Qeveria “Rama” po aplikon me sukses këto ditë “karantinimi”, është forcimin e masave policore.

Zyra e propagandës qeveritare përhap çdo ditë informacione mbi gjobat për automjetet, sekuestrot apo ndjekjet alla-hollivudiane të mjeteve në rrugë.

Një hapësirë të rëndësishme në kronikat policore marrin masat administrative që policët po aplikojnë ndaj qytetarëve këmbësorë, të cilët, për shkak të nevojave të tyre, thyejnë orarin limit të lëvizjes-18.00 të mbrëmjes. (Nga e Mërkura, orari i lëvizjes në këmbë kufizohet në 6 orë-në fashat orare 06.00-10.00 dhe 16.00-18.00).

Duket qartë se Edi Rama, në tentativë për të mbuluar dështimin e tij spektakolar me sistemin e Shëndetësisë, mundohet të minimizojë irritimin qytetar nëpërmjet masave represive gjobë.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Marrëzia nuk njeh fund/ Rama ‘ngul’ 17 kulla 30 katëshe në liqenin e Farkës

13:12 : 27/07/2025
AKTUALITET

EMRI/ Mashtroi rusen dhe e shfrytëzoi për prostitucion, arrestohet 46-vjeçari në Durrës

12:59 : 27/07/2025
AKTUALITET

“Po rrezikohet siguria e pasagjerëve”/ Punonjësit e “Air Albania” letër Ramës: Duam pagat

12:46 : 27/07/2025
AKTUALITET

Ndezi zjarri që shkaktoi djegien e 600 hektarëve në Parkun e Dajtit, arrestohet 63-vjeçari (EMRI)

12:38 : 27/07/2025
AKTUALITET

Rreziku i cenimit të profesionit të avokatit dhe mbrojtjes efektive të qytetarit në draftin e ri të Kodit Penal

12:26 : 27/07/2025
AKTUALITET

E rëndë/ E moshuara humb jetën në plazhin e Qerretit

12:08 : 27/07/2025
Para

Koronavirusi: Sa kohë do të duhet për të kuptuar nëse masat kufizuese funksionojnë?

TË GJITHA

Marrëzia nuk njeh fund/ Rama ‘ngul’ 17 kulla 30 katëshe në liqenin e Farkës

13:12 : 27/07/2025

EMRI/ Mashtroi rusen dhe e shfrytëzoi për prostitucion, arrestohet 46-vjeçari në Durrës

12:59 : 27/07/2025

“Po rrezikohet siguria e pasagjerëve”/ Punonjësit e “Air Albania” letër Ramës: Duam pagat

12:46 : 27/07/2025

Ndezi zjarri që shkaktoi djegien e 600 hektarëve në Parkun e Dajtit, arrestohet 63-vjeçari (EMRI)

12:38 : 27/07/2025

Rreziku i cenimit të profesionit të avokatit dhe mbrojtjes efektive të qytetarit në draftin e ri të Kodit Penal

12:26 : 27/07/2025

E rëndë/ E moshuara humb jetën në plazhin e Qerretit

12:08 : 27/07/2025

Izraeli shpall pauzë të luftimeve në pjesë të Gazës mes krizës së thelluar të urisë

12:04 : 27/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com