• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Meta: Duhet infrastrukturë shtesë në shëndetësi, të mos kursehemi

17:45 : 17/03/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Presidenti Ilir Meta në një intervistë në Neës24 ka theksuar edhe një herë problemin e testimeve për koronavirusin teksa ka theksuar se mostestimi i personave mund të çojë në humbje jetësh. Meta është shprehur se në këtë situatë do të duhet infrastrukturë shtesë në shëndetësi dhe për këtë shteti nuk duhet të kursehet.

Pyetje: E gjithë kjo situatë dhe gjendje e vështirë që ju thoni, ka dhe një impakt në ekonominë e vendit apo jo. Opozita në përgjithësi, por edhe faktorë të tjerë të biznesit i kanë kërkuar qeverisë që të kenë një plan shpëtimi ekonomik në këtë rast. Kryeministri ka premtuar që kjo do të ndodhë, po ju si e gjykoni këtë aspekt? Sepse kemi dhe qasje të tjera në Europë, si për shembull Kryeministri britanik thotë që nuk e sakrifikon ekonominë e vendit të tij, por thjesht u sugjeron qytetarëve të shmangin pub-et ose grumbullimin në më shumë se 50 veta.

Presidenti Meta: E theksova dhe më parë që në vende të ndryshme kemi qasje të ndryshme.
Megjithatë, për ne prioriteti i parë është ruajtja e shëndetit të çdo qytetari dhe kjo fillon nga secili prej nesh si qytetar.

Së dyti, e theksoj është e rëndësishme mbrojtja e personelit të shëndetësisë, të të gjitha niveleve, pra mjekë, infermierë, sanitarë, shofer, të gjithë që janë në vijën e parë të kësaj infrastrukture, të këtij muri mbrojtës për të gjithë shoqërinë tonë.
Së treti, prioritet merr në këtë situatë mbështetja e shëndetësisë dhe ndryshimet edhe në buxhetin e shtetit në radhë të parë për të forcuar të gjithë aksionin në drejtim të mbrojtjes së shëndetit dhe kuptohet do të kërkohen investime shtesë.

Do të kërkohet një qasje tjetër e menaxhimit të kësaj situate dhe infrastrukturës shtesë të domosdoshme, për të cilën nuk duhet të kursehemi dhe absolutisht në varësi dhe nga skenarët e ndryshëm, sepse janë disa skenarë për zhvillimin e kësaj beteje në planin e shëndetit publik, duhet të kemi të gjithë skenarët edhe përsa i takon përballimit të efekteve në ekonomi. Jo vetëm që FMN-ja e bëri të qartë para disa ditësh, që do të kemi efekte ngadalësuese, ndërkohë që më parë efekte të tilla patëm dhe nga tërmeti.

Lexo edhe:

Aksident në Vlorë, plagoset një motoçiklist

Franca ndalon pirjen e duhanit në plazhe, parqe dhe stacione autobusësh

Por njëkohësisht të gjithë e ndjejmë që efektet do të jenë në shumë drejtime dhe ne duhet të jemi të përgatitur për disa skenarë, të cilët unë shpresoj dhe besoj, që qeveria do t’i bëjë publik së afërmi dhe për këtë e rëndësishme, dhe besoj të jetë dëgjuar zëri i aktorëve të tjerë ekonomikë në vend që kanë shprehur shqetësimet e tyre legjitime.
Kjo është një krizë, është një emergjencë, të cilën do ta përballojmë të gjithë bashkë dhe mënyra më e mirë, por edhe e vetmja, është transparenca dhe bashkëpunimi.

Vende të ndryshme kanë qasje të ndryshme, kanë edhe mundësi të ndryshme. Ne duhet ta kuptojmë që me këtë rast do të na duhet të marrim më shumë përgjegjësi vetë në përballimin e kësaj situate, pasi një nga partnerët tanë kryesorë, siç është Italia, është mjaft e goditur, është mjaft e rrezikuar dhe kjo për ne ka, jo vetëm rrezikun e ndikimit të përhapjes së këtij virusi për shkak të lidhjeve të shumta që ne kemi me Italinë, por edhe në planin ekonomik të mos harrojmë që shumica e eksporteve tona shkon drejt këtij vendi, ekonomia e të cilit gjithashtu ka marrë një goditje shumë të rëndë në këto javë.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksident në Vlorë, plagoset një motoçiklist

13:07 : 28/06/2025
BOTA

Franca ndalon pirjen e duhanit në plazhe, parqe dhe stacione autobusësh

13:03 : 28/06/2025
AKTUALITET

Shkrumbohen nga zjarri 4 rulota në Tiranë

12:52 : 28/06/2025
AKTUALITET

Blegtoria në krizë, bie numri i deleve dhe dhive, Ekspertët: Subvencionet nuk mjaftojnë

12:47 : 28/06/2025
AKTUALITET

Zjarr pranë ish sheshit “Shqiponja”, tymi mbulon zonën

12:32 : 28/06/2025
BOTA

I nxehti “pushton” Europën, mbi 40 gradë në Greqi, Turqi e Portugali

12:17 : 28/06/2025
Para

“Lani duart!”, por me çfarë uji? Tenderi që nxjerr bllof Lali Erin (Dokumenti)

TË GJITHA

Aksident në Vlorë, plagoset një motoçiklist

13:07 : 28/06/2025

Franca ndalon pirjen e duhanit në plazhe, parqe dhe stacione autobusësh

13:03 : 28/06/2025

Shkrumbohen nga zjarri 4 rulota në Tiranë

12:52 : 28/06/2025

Blegtoria në krizë, bie numri i deleve dhe dhive, Ekspertët: Subvencionet nuk mjaftojnë

12:47 : 28/06/2025

Zjarr pranë ish sheshit “Shqiponja”, tymi mbulon zonën

12:32 : 28/06/2025

I nxehti “pushton” Europën, mbi 40 gradë në Greqi, Turqi e Portugali

12:17 : 28/06/2025

Irani varros me ceremoni shtetërore “kokat” e ushtrisë të vrarë nga Izraeli

12:06 : 28/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com