Kancelarja Angela Merkel mbajti para rreth një ore një konferencë të shkurtër për shtyp për të përcjellë ato që u diskutuan në dy videokonferenca, njëra me anëtarët e BE dhe ata të këshillit dhe Bankës Europiane dhe tjetra me Turqinë.
Shkurtimisht pikat e diskutuara ishin:
1. Të gjithë ramë dakort me rekomandimin e Komisionit që të ndalohet hyrja në BE e shtetasve nga vende që nuk i përkasin as, BE, as EFTA dhe as Britanisë së Madhe. Kjo do të zgjasë për 30 ditë dhe Gjermania do e fillojë menjëherë. Kjo detyrë i është ngarkuar Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Jashtme Federale. Vendimi ishte:
2. U përshëndet gjithashtu udhëzimi i përpiluar nga Komisioni në lidhje me menaxhimin e brendshëm të kufijve. Unë veçanërisht në këtë pikë theksova në mënyrë të veçantë që, për të ruajtur ekuilibrat ekonomikë të unionit është e rëndësishme të vazhdojë lëvizja e mallrave. Edhe vendet e tjera anëtare ishin dakord dhe u zotuan që do të bëjnë gjithçka që të reduktojnë kohën e kontrollit të mallrave në kufi dhe të sigurojnë teknikën e nevojshme për këtë siç mund të jetë hapja e rrugëve të reja në autostrada. Gjithashtu dhe lëvizja e punëtorëve në zonat kufitare, si psh në kufirin franko-gjerman.
3. Përshëndetëm vendimin e Eurogrupit dhe u theksua prej të gjithëve se duhet të presim pasoja të vështira për ekonomitë tona. Në këtë pikë i kthehem edhe një herë asaj se pse është e rëndësishme që mallrat të lëvizin. Kjo sepse jo cdo gjë prodhohet në vend dhe pjesët e këmbimit mund të vijnë nga vendet e tjera antare, sic është rasti i industrisë së automobilave.
4. Vendosëm që të sjellim gjithë shtetasit e BE që ndodhen aktualisht jashtë kufijve si turistë ose udhëtarë për çështje të tjera. U fol dhe për pajisjet mjekësore dhe kujdesin mjekësor, Komisioni vendosi të bëhet një ofertë e përbashkët për këto produkte farmaceutike dhe spitalore. Gjithashtu komisioni vendosi që për këtë periudhë të hiqen kufizimet e eksporteve drejt vendeve të jashtë BE për produktet mjekësore.
Ky ishte rendi i ditës që patëm sot, kjo për mbrojtjen e qytetarëve, minimizimin e situatës ekonomike.
Patëm gjithashtu dhe një videokonferencë me Presidentin Erdogan, Presidentin Makron, Kryeministrit Johnson dhe unë, ku folëm për situatën në Siri. Ishte diskutim shumë me vlerë. Folëm për situatën humanitare në Idlib dhe për mundësinë për të ndihmuar atje.
Gjermani ka vendosur të japë 25 Mil Euro për këtë situatë dhe këto duhet të shkojnë sa më shpejtë në këtë zonë. U përshëndet armëpushimi i vendosur dhe Presidenti Erdogan na raportoi për patrullimin e përbashkët që po bëhet në këtë zonë. Gjithashtu folëm që procesin politik në Siri ta mbështesim dhe ta çojmë përpara.
Ne folëm edhe për NATO, ku presidenti turk theksoi se ai: anëtar i Nato-s dëshiron të mbetet. Folëm dhe për temën migracion me ministrin e jashtëm Cavucoglu dhe komisionerin Borrel, ne nuk jemi këtu drejtues të procesit por folëm për marrëveshjen Turqi-BE dhe treguam gatishmërinë më shumë ndihmë financiare të dërgojmë por edhe për sa i përket bashkimit doganor me Turqinë i cili nuk duhet të na humbasë nga vëmendja. Edhe kjo duhet thënë se ishte një konferencë shumë e mirë.